Pjesa 32

604 83 93
                                    

Ecte ne te njejtat rruge drejt punes, kryqezonte te njejten njerez si cdo mengjes. Cdo gje ishte e njejte por ajo ndihej ndryshe. Shkoi doren ne floket e bute dhe buzeqeshi. Kushedi c'do thote Joni mendoi teksa vazhdoi me ate buzeqeshjen e bredshme te shpirtit. Edhe Enea shtoi me veten. U ndje fajtore qe nuk mendoi per kete te fundit ne fillim. Ndoshta sepse Jonin i bie te takoj te parin sot u justifikua.
Por nuk ishte ai i pari qe e mirkpriti ne zyre ate dite sepse per dreq ate mengjes molusku po vonohej si kurre me pare. Ishte Zana, ajo ekonomistja shekullore qe ne ate kompani kishte lindur e do te vdiste profesionalisht qe shqeu syte si te kishte pare nje fantazem.

'C'ke? S'me njef moj?' reagimet kaq pompoze e bezdisnin. Ishin thjeshte floke per ate zot deshi ti kujtonte.

'Jo, jo. Thjesht ke ndryshuar'

Cna the Einstein do ti qe pergjigjur tere ironi por te 'vjeterve' su duhej folur keshtu prandaj si nje kokete e mire, duke buzeqeshur pakez djallezisht foli.

'Ti as qe i pelqeje floket e mia blu. Mos tani do te thuash qe i kisha me mire ashtu?'

'Keshtu i ke ku e ku me mire. Me ne fund u bere njeri' u ul ne vendin e saj e vendosi ate filxhanin e plastikte te kafes para vetes.

'Se ne fakt perpara isha harabel' Iu pergjigj nen ze Jona. Ishte e zene me ate revolten e saj te heshtur kunder njerezve e botes e atyre paragjykimeve, normave e pritshmerive idiote prandaj ardhjen e heshtur te Jonit se ndjeu aspak. E ai, hutaq e pak i sfilitur nga vrapi qe i ishte dashur te bente per te arritur ne pune Jonen me floket e verdhe nuk e njohu e mendoi qe vajza ne tavolinen e saj, me kurrizin kthyer deres e veshur me kemishen pak si shume serioze per te qene e Jones ishte ndonje punonjese e re. Mirkprites kishte qene gjithnje e i vendosur per ta paralajmeruar te rene qe ne ate tavoline nuk donte te ulej nese s'donte tja niste me sherre, iu afrua.

'Ckemi. Jam Joni' u prezantua dhe Jona shpertheu ne te qeshura. U kthye drejt tij dhe vazhdoi te qeshte me te madhe.

'E di or matuf kush je.' E dinte qe edhe ai nuk e kishte njohur e kjo i dukej cuditerisht gazmore.

'Jona jam' u prezantua ajo kete here 'Mos me shif si specie ne zhdukje molusk'

'Dukesh bukur keshtu' Komplimentoi ai. Floket e verdhe e te shkelqyer embeltonin ato tiparet e saj pak te vrenjtura e te egersuara. Ia kishte thene - shemtohesh vetem e vetem qe te trembesh te tjeret por ajo s'ja vinte fort veshin.

'Vertete? S'jam e merzitshme dhe... hmm si njeri?' Perdori ate krahasimin e Zanes.

'Ndoshta e merzitshme eshte kemisha' Komentoi Joni e ajo i buzeqeshi. Me ne fund ai po i fliste serisht. Ishte rikthyer se qenuri Joni i saj molusk.

'Me kishte marr malli molusk. Mos mi var me turinjte ashtu' I gjuajti lehte gjoksit te tij per ta shtyre pakez. 'C'pate njehere xhanem?'

'Hic hic. Budalliku por se bej me jo' i premtoi. Lere kete bisede te shkoje Jon deshironte ti lutej. 'Dhe sot pershembull mund te vi ne radio me ty. Kushedi dhe Stelen e ka marre malli sic me the' devijoi biseden. Priste ndonje sulm fjalesh e lum sharjesh e jo ate buzeqeshjen e ngrire e pulitjen e qepallave.

'Hmm... Jo sot' tha Jona. U mat ti shpjegonte edhe pse-ne qe Joni nuk donte ta dinte. Pse-ne qe mendonte se e dinte por thjesht s'deshironte ta degjonte.

'S'ka gje po he. Tjeter here. Te fala mi bej Steles'

'Yllkes te falat ja bej une.' Shqiperoi emrin e saj e me aq vdiq ajo biseda e tyre.
Joni prej tavolines se tij s'levizi tere mengjesin, e kur Jona zbriti per kafen e zakonshme ai nuk e ndoqi nga pas. Si dukej disa tradita ishin harruar por s'u ndje keq. Te pakten Joni po i fliste serisht por ajo sdinte ne donte ta degjonte? Ta degjonte te ndante me te ate lumturine e cuditshme, ende pakez gjysmake te sapogjetur krah Eneas. Qe Joni ishte aq kokegdhe dhe i vendosur te urrente 'zhgarravinen' nuk i pelqente dhe kjo e bente te stepej.
Prandaj edhe nuk i tha, qe ne studio ate mesdite do te ishte Enea ai qe do ta shoqeronte. S'mundi ti thoshte as per ato emocionet qe e kishin mberthyer e se linin te qete. Cdo thoshte ai? C'do mendonte, si do e priste? S'foli as per friken sfilitese qe e bente te dyshonte ne kjo ishte nje zgjedhje e zgjuar. Me mire mos ti kisha thene qe kisha dicka per ti treguar mendonte por i kishte premtuar qe do te ishte e sinqerte dhe sinqeriteti niste ketu, ne keto copeza jete qe ajo prej Eneas s'duhej ti fshinte.

Boll stermendove. Te veje si te veje ngushelloi veten. U ngjit serisht lart, me nje filxhan kafeje te karamelizuar posacerisht per Jonin qe ishte zhytur ne ekranin e kompjuterit. Madje peshkopi na kishte vene edhe syzet.

'Te solla kafen miop' ia vendosi anash laptopit qe mbante me kapakun e ulur mbi tavoline. S'mbante mend ta kishte pare duke e perdorur ndonjehere e serisht rendohej cdo dite duke e hedhur kraheve ne ate canten e zeze e te rende.

'S'kishe pse. S'eshte se doja' por instinktivisht e afroi tek buzet dhe rrekelleu nje gllenke.

'He de mos bej kot. Thuaj faleminderit dhe kaq'

'Fale...' nisi te thoshte por gjysmetogu i fundit i asaj fjale i mbeti ne fyt bashke me ate hidhesine e kafese se ciles Jona i kishte harruar sheqerin kur nje femer te ciles me pare s'ja kishte pare fytyren hyri zhurmshem ne zyre duke therritur emrin e tij.

'Joniii' marshoi drejt tyre dhe duke shperfillur Jonen qe shihte sa nga ajo shalegjata e sa nga Joni, u ul ne preherin e tij.

'Ku... kush...?' Kush dreqin ishte nuk ia kishte idene.

'Jonushi sa me mori malli' Vazhdoi vajza dhe buzet e perflakta i ngjeshi ne faqen e tij dhe jo vetem njehere. Cfare dreqin po ndodhte???

'Kush je t...' nisi ta pyeste edhe njehere por ajo serisht se lejoi te fliste.

'Mos rri me kaq gjate pa me shkruar se ti e di qe me merr malli shpejte mua nuci' i perkedhelej si nje femije.

'Hmm hmm' krroi fytin Jona, po aq e hutuar sa edhe ai.

'Epo mire. Shof qe hmm, paske vizita. Une po iki. Ne shoqeri te mire duket se do jesh' e me aq u largua e hutuar. Jo se i interesonte se kush ishte ajo, madje per Jonin i behej qejfi por do kish patur deshire qe ai ti kish thene dicka, te kishte besuar tek Jona sic ajo kishte besuar tek ai.
U ndje si nje budallacke, qe njerezve i besonte aq thjeshte. U ndje edhe nje tjeter here e nenvleresuar, e vetmuar e ajo perdja pesimismit sju tret as kur u struk ne krahet e Eneas e priste aty ku ajo i kishte kerkuar.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now