Pjesa 33

578 88 42
                                    

'S'me dukesh mire? Je e sigurte qe je mire?' E pyeti per te disaten here Enea. Ecnin me duart e nderlidhura, sic i pelqente asaj.

'Jam e emocionuar' pranoi.

'Po me ben kurioz' Pranoi. Ishte e disata here qe i jepte te njejten pergjigje. Emocione.

'Duro dhe pak' Dhe e terhoqi nga pas me hapin e shpejte. Ishin pak vone dhe ndodheshin ende larg. As vete s'po dinte pse te ecnin deri afer kombinatit i ishte dukur nje ide e zgjuar e sa here qe shihte ndonje autobus te afrohej behej gati te zgjaste doren me shpresen qe ndoshta shoferi do te ndalonte. Edhe taksite dukej sikur i kishte perpire dheu ate mesdite.
Nese do kishte qene Joni do kishte telefonuar ate taksistin e kudondodhur numrin e se cilit ajo per bela nuk e kishte ruajtur. Por Joni nuk ishte. Joni madje ishte i shoqeruar mire me nje bibe minifundese qe i perdridhej ne preher dhe ai virgjerushi qe bente te paditurin. Mashtrues konkludoi se perndryshe nje si ajo femra, kurve nga ato te patentuarat, as qe do ia kishte hedhur syte.

'Jona?' zot, serisht. Ne mendime ishte perhumbur serisht duke harruar qe ishte Enea doren e se cilit ajo shtrengonte.

'Me fal. Thjesht jemi vone' u justifikua dhe i dha kembeve.

'Akoma s'do ma thuash se ku po shkojme?' Pyeti kushedi per te saten here e ajo duke buzeqeshur djallezisht mohoi. Jo se deshironte te bente te keqen, por fjalet tek gjerat qe i konsideronte personale e tradhetonin gjithmone, e harronin e perfundonte se belbezuari...

'Do ta shohesh dhe o zot, shpresoj mos te te duket qesharake' pranoi. Ishte mesuar me njerez qe qeshnin me te, aq shume sa tashme priste prej te tereve qe te benin pikerisht kete. Edhe Enea e kishte bere dikur. C'e ndalonte tani?

***
Te pluhurosur mberriten hyrjen e fshehur, e te lodhur u ngjiten shkalleve te ngushta.
Jona u kollit disa here, pluhuri i punimeve ne ate mbikalimin tek fakrika birres Tirana i dukej sikur i kishte ngecur ne fyt dhe eren e shpifur e pisllekut e ndjente edhe te forte e shpuese ne hunde.

'Duhet te kishim marre bus' Pranoi fajtore ne fund 'Me fal'

'Me pelqejne aventurat, me ty'

'Ndoshta aventura te tjera se kjo e sotmja ishte gafe. Nejse' ndaloi para deres pa asnje logo. Pare nga jashte ngjante nje hyrje si tere te tjerat. Ishte kur ajo dere hapej qe cdo gje merrte jete - brenda saj, nje dinamike krejtesisht tjeter. Brenda atij apartamenti, shtepia e saj e vertete.

Trokiti dhe ishte Stela qe si gjithnje hapi deren, si gjithnje i bertiti duke treguar oren.

'Shpejte tek vendi. Vec ti mungoje dhe shefja po ben namin.' Ishte mirkpritja e perhershme. Jona i buzeqeshi por pa vrapuar drejt studios se rregjistrimit u kthye drejt Eneas, shtrengoi doren e tij dhe e terhoqi brenda.

'Eshte nje radio' i shpjegoi me te shpejte perpara se ta shtynin drejt studios. Nje puthje ne ajer arriti tha dhuronte packa shefes qe asnje vrenjte nuk i kurseu.

'I thame qe vjen vone po ama gjithmone dukesh po kujt i flet' I shpjegoi Geni teksa ajo rehatohej pas baterise. S'i tha asgje por permes xhamit kerkonte syte e Eneas qe shetitnin gjithandej perpara se te ndalonin mbi te, pervelues e te buzeqeshur vetem mbi Jonen. Shihte ate edhe kur Stela dicka i thoshte. Edhe ai i pergjigjej por krejtesisht pasiv, pa pare drejt saj. Ndoshta kete i vuri ne dukje e ai u ngrys. Do ta pyeste me vone, do te kujtohej ta pyeste...
Nderkohe ne mendjen e saj kishte vetem muzike. Muzike dhe dashuri...

'Shume bute e rrahe ate baterine sot' e talli Geni ne fund. Prania Eneas si kishte shpetuar. 'Sqenka ai qyzi sot e?' e pyeti edhe per Jonin por Jona sja zgjati fort. La shkopinjte e menjehere nxitoi drejt Eneas. Eneas qe e perqafoi, perqafim mbeshtjelles por i ftohte. Pse ishte ai i ftohte?

'He?' E pyeti e frikesuar me zemren e ngrire si edhe cehrja e Eneas 'C'mendon?'

C'mendonte... shtrengoi nofullat, shtrengoi edhe Jonen. Krahet e saj hollake, trupin e saj ne perqafimin e tij. Jona ishte e tija. E tija.
I saj ishte edhe ai mendonte.

'Enea?' Rradha e saj per te terhequr vemendjen e tij.

'Te them pastaj. Do ikim prej ketu?' pyeti serte e lendimi i Jones nuk i shpetoi. Fytyra e saj e vrare vrau pak edhe ate por jo ate xhelozine qe e kish mberthyer. Po, ishte xheloz e sot me shume se kurre.

Po Joni pse s'ka ardhur sot? Kishte pyetur ajo thatesira e recepsionit sikur ai ti perkiste atij vendi. Joni kishte qene aty, aty me Jonen. Perpara tij. Kishte shoqeruar Jonen kushedi sa e sa here ne ate radio kur Enea s'ja kish patur idene rreth pasionit te saj. Ai ka qene ketu. Ky ishte i vetmi mendim qe nuk arrinte te mposhte, mendim i semure qe po frikesonte edhe Jonen, largonte serisht ate prej tij kur e kish ndjere me prane se kurre.

Ti e ke puthur dhe prekur por ai ka qene gjithmone me afer saj. Afer shpirtit te saj duke ardhur ketu. Buciste dhe helmonte edhe me tek mendimet e tij ai zeri xheloz.

Ndaloi. Jashte, para hyrjes se atij pallati ne nje shesh re pluhurosur te Kombinatit ndaloi.

'Ai ka qene ketu. Joni' tha mes dhembeve te skerrmitura. Nuk po e pyeste por kishte nevoje te fliste.

'Po' U pergjigj shpejte ajo, e sinqerte. Pakez e hutuar.

'Sa here?' pyeti ndonese sishte aspak e rendesishme.

'Disa' u pergjigj ajo. Syte e erret e te picerruar te Eneas as qe eger si kishte pare ndonjehere. 'Te kam thene, eshte shoku im' u mbrojt pa bere asnje faj. Ai ishte i nervozuar, e kuptonte, por ne ate cast e nervozuar ishte edhe vete ajo. E sillte aty, ndante me Enean dicka aq personale dhe c'bente ai? E transformonte te teren ne nje shfaqe burrerie. Nisi te ecte me hapat e medhenj.

'Jona, prit' ai e mbertheu. Ajo qe i kthente shpinen s'ishte ajo per te cilen kishte nevoje ne ate cast. Kishte nevoje per fjalet e embela, per te degjuar qe ai sishte i rendesishem, jo sa Enea. Kishte nevoje ta besonte.

'Duhet te jem ne pune' tha kryenece dhe vazhdoi te ecte. Nese ndalonte do ti gjuante. Ndoshta duhet ta bente prandaj ndaloi, u kthye egersisht drejt tij por nuk i gjuajti. Nuk i gjuajti sepse ajo frika ne syte e Eneas e beri te stepej.

'Ishte e dukshme qe kjo ishte dicka e rendesishme per ty' ishte ai qe fliste 'Syte e tu shkelqenin. Dukeshe e gjalle dhe e lumtur aty' te gjalle e te lumtur e kishte pare ai.

'Jam e lumtur aty. Muzika eshte pjese e rendesishme e imja.'

'U ndjeva mire qe me more per te ma treguar. Faleminderit' ndoshta keto ishin fjalet qe ajo kishte dashur te degjonte qe ne fillim. Dhe vertete ndihej mire, mirenjohes e i vleresuar.

'Nuk dukej'

'U bera xheloz.' pranoi duke kaperdire ato nervat e burgosura 'Qe ai ka qene aty, para meje. Qe ai njihte kete pjese kaq te fshehte, intime tenden e une s'ja kisha idene.'

'Te kam thene qe xhelozite une nuk i kam qejf' ia ktheu mprehte dhe e pashpirt.

'Eshte me e fort se une. Kujton se dua te ndihem keshtu? U trullosa kur me tha ajo e recepsionitbper Jonin. Kujton se dua ta humbas se ndihem xheloz e te te merzis edhe ty?'

'E c'rendesi ka se c'do. E bere. Me merzite. E dhjeve kete dite' Nisi te ecte serisht kokeforte. Pse jam kaq kokeforte? Ai po mundohet, po me tregon e une? Une ia mbath.

Prandaj ndaloi serisht, kete here per te prekur fytyren e ngrysur te Eneas, per ta surprizuar me nje puthje mbi buzet e tij te thata.

'Enea, nuk ke asnje arsyje per te qene xheloz. Asnje' E siguroi dhe maje gishtave e puthi serisht. E ai, ai e shtrengonte fort prane trupit te ngurte qe po shkrihej nga ato puthjet aq te embela.

'Ma thuaj edhe njehere' iu lut me syte e mbyllur.

'Asnje arsyje. Per mua je vetem ti. Zemren time e ke ti' e siguroi.

'Je e imja?' e pyeti ai por asaj pyetjeje ajo nuk iu pergjigj sepse te cilesohej si prona e dikujt nuk i pelqente. E puthi edhe nje tjeter here per te harruar ate pyetje, pak me gjate, pak me thelle.

'Jona...' ishte ai qe kerkoi te fliste. Me duket se te dua do ti kish thene por u step. Jo aty, jo ne ate lagje te shpifur te periferise. 'Pranon te dalesh ne nje takim te pare te vertete me mua?' e pyeti. Per Jonen deshironte te behej romantik. Per artisten e tij deshironte te ishte me i miri, versioni me i mire i vetes.
Por per te gjitha keto, kishte frike... kaq shume frike...

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now