Pjesa 45

536 77 36
                                    

Te merkurat i kish patur gjithnje inat dhe ajo e merkure e fundit ne Itali s'ishte ndryshe. Doli nga apartamenti i huazuar pergatitur per nje dite te gjate pune por per habine e saj ne zyre u mirkprit nga zhurma e brohorima te kolegeve Italiane.

'Kemi festen e stafit sot' njoftoi njera prej Italianeve.

'E c'eshte kjo?' pyeti e hutuar Jona.

'Dicka qe s'duhet humbur. Dhe sot mbarojme ne 5. Eshte keshtu, mbledhje pas pune e stafit. Ne ketu bejme nje cdo muaj'

Kur e pyeten per te konfirmuar pjesemarrjen, pohoi. 'Sduhet te humbisni asnje prej aktiviteteve qe zhvillohen ne korporate' i kishte udhezuar shefi italian ne diten e tyre te pare duke i rrembyer te drejten e 'mohimit'.

La canten ne tavoline dhe doli serisht, per te telefonuar Enean qe me pare nuk i ishte pergjigjur.
'Sa do te te merrja dhe une' u pergjigj menjehere ai.
'Isha vone e takimi mengjesit po me priste'

'S'ka gje tuc. Te telefonova per te nisur diten me ty'

'Atehere fshijme keto pak oret qe kaluan e ta nisim diten tani' propozoi ai, Enea saj.

'Miremengjes. Te dua' peshperiti ajo, e sigurte dhe e qete.

'Te admiroj. Te dashuroj. Te adhuroj' zeri i tij i embel beri zemren e saj te kercente e lumtur.

'Dhe 3 dite. Mos u lodh prej meje ne keto 3dite'

'Ti s'me lodh kurre. Ndoshta ndonjehere me merzit e acaron por kete e bej edhe une keshtuqe jemi baraz'

'Baraz'

'Vec se une te dua pak me shume. Te dua shume me shume' vazhdoi Enea.

'Nuk krahasohet dashuria. Dhe te dua une me shume' kembenguli teksa mbeshtetur ne ate ballkonin e vogel te zyres buzeqeshte si e marre.

'Ia fute kot'

'Te kam dashur prej me shume kohesh'

'Ndoshta me ke dashur me gjate por une te dashuroj me fort' vazhdoi me te tijen Enea.

'Do zihemi po vazhdove keshtu'

'Per te tilla gjera u zenshim gjithmone' qeshi, ajo e qeshura e thelle dhe aq hipnotike.

'Ose mos...' dicka do ti thoshte nese dikush s'do kishte therritur emrin e saj duke i vjedhur intimitetin asaj bisedes se tyre.

'Po me therrasin' njoftoi

'Vazhdo zemer. Dite te mbare'

'Mesa duket kemi nje feste zyre. Ti e di sa zet i kam keto gjera keshtuqe dyshoj ne do jete e mbare'

'Zere se jam une aty'

'Me hidherove dhe me shume se s'je. Dhe ikaaa se keshtu s'e mbyllim ndonjehere telefonin ne. Te puc. Te dua' foli shpejte dhe hyri serisht ne zyre. 'Pacim' mbylli telefonin dhe e la mbi tavolinen e saj perpara se te afrohej drejt koleges qe e therriste me aq ngulm per hicgje. Por as kritikat e paqena, kerkesat idiote dhe ato prepotencat prej mendjemedhenjsh nuk arrinin te mposhtnin buzeqeshjen e saj ate dite.
Faleminderit Enea i shkroi ne nje mesazh. Ate te merkure ai i dhuroi buzeqeshjen. E me veten premtoi qe cdo dite ne vijim edhe ajo do te bente te njejten gje per te. Do te te bej te lumtur.

'Shkelqenke sot dhe s'eshte as e premte' vuri ne dukje edhe Joni.

'Me nisi dita mbare' shpjegoi.

'Keshtu qofsh gjithmone' i uroi ai e ajo i buzeqeshi perzemersisht

'Do te jem dhe do te ndryshoj. Qe sot e ne vazhdim ska me kukafshehti me jeten e ndjenjat'

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now