Pjesa 4

840 106 64
                                    

Me bisht te syrit e pa - pa Jonin teksa nisej per t'ju afruar, nderronte mendje e kthehej serisht pas. Dhe pastaj provonte te vinte drejt saj edhe nje tjeter here. Jona vetem nenqeshi. Le te vinte vete po t'ja mbante Nemos. Vazhdoi te shtypte budalleqe me kot ne kompjuter, fjale qe menjehere i fshiu kur lexoi qe diku mes tyre kish permendur edhe Enean. Nga mendja ate shfaqen e vogel te nudizmit te tij zor se e hiqte. Kushedi sa ore kalonte ne palester - se mos kishte pune tjeter ai ndonese sec cbente me jeten pervec tatuazheve e pislleqeve aty ne studion qe ndoshta as qe ishte e tija. Bjonde me fat shfryu e menjehere me pas kritikoi veten per mendimet e prapa - Bjonde fycke qe lejonte te perdorej prej tij per te shkarkuar hormonet e spermatozoidet e vet. Bjonde fycke e mashkull kurvar ja cfare ishin.
'Ashtu de' peshperiti nen ze para se fort te shtypte butonin e fshirjes ne tastjere.

'Jo....Jona' ngriti syte kur me ne fund Joni guxoi te therriste ate. Seriozisht e kishte tani? Totalisht i paafte edhe per ti folur.

'He molusk' ngriti syte drejt tij, krahet i kryqezoi para gjoksit e nga karriga nuk u cua.

'Shefi me tha qe do punojme bashke' njoftoi

'Dhe ca do prej meje?'

'Te punojme bashke?' ngriti vetullen Joni ne pritje te pergjigjes se saj, pergjigje e pamenduar qe habiti edhe vete Jonen.

'Po.' pranoi. Pranoi? Vuri doren mbi balle se ndoshta kishte temperature. Me mendje te kthjellet aq e gatshme s'do ishte treguar sepse Jona ishte individualiste - po, po, punen e saj dhe meriten qe ndiqte nga pas me te tjeret nuk donte ta ndante aspak.

'Degjo, po shihja keto kodet e sistemit dhe .....' mori superxhiro peshkopi dhe duke u afruar per ti zgjatur telefonin me ato programet programuese hapur fliste me kembe e me duar e Jona s'e ndiqte aspak sepse mendja i fluturonte tek Enea dhe per te dyten here ne jeten e saj i njejti mashkull i infektonte trurin si nje virus i pasherueshem, i njejti mashkull e bente te fluturonte mbi re duke harruar qe renia ishte e madhe nese ato krahet e budallekut i priteshin nga nje tjeter grush realiteti.

'Po me degjon?' ngriti pak zerin Joni e vetem atehere shikimin e humbur diku Jona e fokusoi mbi te.

'Po'

'Cfare thashe atehere?' kete here ishte rradha e tij per te kryqezuar i indinjuar e sfidues krahet para vetes.

'Budalleqe the' ia ktheu Jona pa ja pertuar.

'Po te thoja per...' ia rinisi serisht ai.

'Do behesh i dashuri im?' e pyeti nga hici Jona. Ja per cfare mund ti hynte ne pune ai - njeriu qe ti recitonte kodet s'ja kishte nevojen.

'Cfare?' hapi syte si i shapllamosur Joni e bashke me to edhe gojen qe per pak i ra ne toke.

'Ashtu eshte nje muhabet' me shpjegime s'ja zgjati shume.

'Ne as qe njihemi dhe pastaj ti....' nisi te fliste ende i hipnotizuar Joni e ajo vetem qeshi.

'S'po te kerkoj doren per nuse kokqyp. Thjesht nje nder dhe ato kodet ti shpjegoj une mire e bukur pastaj' i perplasi Jona por ai serisht dukej se kishte kundershtime

'Por ti...' nisi te fliste pa ditur cte thoshte.

'Mua te me vish anash ti e ta kesh per nder qe per te dashur fallco po te zgjedh ty' foli me koken lart Jona. Tjeter pervec Jonit s'kishte ku te gjente e Eneas ate buzeqeshjen e urryeshme prej te dituri nga fytyra do ja griste. Dyshonte qe ajo kishte te dashur? Jona sapo u be me nje te dashur, nga ato te patatinave po me mire se asgje.

'Hajde ikim' shpalli dhe kerceu ne kembe, jo pa fikur me pare kompjuterin. Qe te tjeret te fusnin hundet ne gjerat e saj nuk donte.

'Ikim? Ku?' pyeti serisht i hutuar Joni.

'Te bejme dashuri pra' ironizoi Jona para se egersisht ti kthehej 'Ikim nga ketu pra.'

'Jemi ne orarin e punes' i kujtoi Joni si te ishte nje gjysh.

'Eshte njesoj si te lesh oren e mesimit. S'na gjen gje. Themi qe do blenim USB' i dha mend Jona. E paduruar sic ishte kapi doren e tij mes dy te sajave dhe nisi ta terhiqte pas vetes e ai si nje dele bindur e ndoqi nga pas ndonese kundershtimet si kurseu.

'Une s'e...' nisi te tregonte por rradhe te flisje Jona s'te linte.

'Mos me thuaj qe je aq pallosh sa as mesimin s'ke lene ndonjehere? O zot me ke na plekse. Ku i kisha syte kur u 'dashurova' me ty' i gjuajti ballit te saj me pellemben e dores se djathte pak me forte sec kish dashur.

'S'do na bejne gje per kete?' pyeti kur dolen ne ajrin e ngorhte te Tiranes.

'Jo pra. Shume shume na pushojne.' beri te zgjuaren ajo por tmerri ne syte e Jonit frikesoj dhe ate, mjaftueshem qe te shtonte aty per aty per ta qetesuar. 'Dhe na marrin prape se me te mire s'do gjejne' i beri qejfin. Sa i zoti ishte ai s'ja kishte idene po nja dy tre lajka keq s'i benin nese qetesonin Jon kokqypin.

'Ku po ikim?' pyeti teksa vazhdonte e ndiqte nga pas ne ato rrugicat e ngushta ku per te ecur krah njeri tjetrit vend s'kishte sepse makinat s'rreshtnin se kaluari.

'Leri llafet shabon.' qe t'ja mbathte ai nuk donte prandaj ate pjesen qe Joni do bente tatuazh ja kurseu.
Por kur ndaloi perpara studios se vogel, u kthye drejt tij dhe iu zgerdhi.

'Erdhem' shpalli e pasi pa njehere verdalle Joni pyeti

'Erdhem? Ku?' qe ajo do ta terhiqte brenda studios prej gangsteresh mendja s'ja priste.

'I dashur sot ti do qe te besh nje tatuazh' nisi ti shpjegonte. Ne te njejten kohe iu sul dhe me duart e saj e sulmoi. Delikate te tregohej Jona nuk dinte. I hoqi syzet me skeletin e zi dhe shkoi duart ne floket e tij te xhelosura per ti shpupuritur pak.


'Je e cmendur ti moj?' ngriti zerin ai dhe shtrengoi kycet e duarve te Jones qe vazhdonte te merrej kete here me ate pulovren e mberthyer deri ne fyt te Jonit.
Injoroi Jonin e panikosur dhe vazhdoi te fliste pa e vene ujin ne zjarr

'Mos harro zemrush, me do shume ti mua' i shkeli syrin dhe krahun e tij e ngriti per ta hedhur rreth supeve te veta. Kundershtime Joni kishte shume, por Jona kohe te ankohej s'i la dhe eci drejt deres se xhamte.

'E cmendur' vazhdonte thoshte nen ze vazhdimisht Joni po mendja e Jones qe fluturonte tek Enea te merrej me te s'kishte kohe.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now