Pjesa 23

581 84 54
                                    

Ankesat idiote te se emes as qe donte ti degjonte, as ate muziken rock qe i vellai detyronte veten te degjonte per tu ndjere interesant. Ndoshta ne shtepi do ishte i ati, e ate as qe donte ta shihte sepse sa here qe i dilte perpara donte ti fliste, ti rrembente ato te verteta per ti dhene fund mijera supozimeve te te emes. Vazhdoi te steranalizonte sjelljet e te atit vetem per mos te menduar rreth Eneas. Ai kurre s'kish qene nga ato qe genjente - atehere, vite me pare i kish pranuar ne fytyre qe ekishte perdorur. Pse mos te pranonte edhe tani tradhetine ne te njejten menyre? A s'do ti shijonte edhe me shum fitorja nese do ta shihte ate te poshteruar plotesisht?
Po sikur te kish qene duk thene te verteten. Sikur ato fjale qe ishin perdorur sa e sa here per justifikime prej te tjereve te kishin qene te vertetat e vetme qe Enea mund ti ofronte?

Mallkoi tere ato pyetjet pa pergjigje dhe ashtu e hallakatur vazhdoi ecejaket neper Tirane. Ndaloi tek ai dyqani i vogel i akullores ne rrugen e Durresit qe dikur kish bere nje prej akullireve me te mira ne qytet e tani kishin rene peng i mashtrimeve duke holluar edhe ato me uje e budalleqe te tilla.
Porositi nje akullore me shije frutash por shije nuk ndjeu asnje.
E hengri ngadale per ta shijuar e ne te njejten kohe shpejte per mos ta lene te shkrihej.
Por as embelsia e atij ushqimi te akullt nuk treti hidhesine qe kish mbjelle tek ajo ndodhia e meparshme. E mjaftoi aq qe pyetjet munduese te turreshin serisht terbimthi ne mendjen e saj. Po sikur keshtu e po sikur ashtu.

Dorezuar, lodhur, merzitur se qendruari vetem, duke u lutur ne caste te tilla qe te kishte nje moter apo nje shoqe te ngushte, telefonoi te vetmin qe gjysem besonte. Molusku si gjithmone u pergjigj ne zilen e dyte, e si gjithmone i gatshem pranoi te vinte tek ajo.

Hyri ne lokalin e vjeter, qe kish mbetur ashtu alla turka, vetem pas disa minutash. Kishte vrapuar.

'Je mire adashe?' pyeti duke u ulur perballe saj, ne ate karrigen e ngushte, kembet e kalbura te se ciles dukej sikur do thyheshin nga casti ne cast.

'S'dua leksione okay?' Ngriti syte e skuqur ndonese nuk kishte derdhur asnje pikez loti.

'Mire'

'Le te themi qe lexova ate fjalen e shkruar ne ballin e Eneas. Dhe ndoshta eshte ai casti kur ti pret qe te te them qe kishe te drejte por nuk do ta them'

'Cfare cfare??'

'Thashe qe s'te jap kenaqesine e te pasurit te drejte megjithese ti ndoshta kishe po kete gjysmen e dyte te kesaj qe thashe fshije'

'E kisha cfare beri ai zhgaravina' Tha me vetullat e rrudhura Joni.

'Po zhgaravinosej me njeren. Gjera qe ndodhin' U pergjigj shkujdesshem.

'Ia tregove vendin apo jo?' Pa ditur c'ti thoshte ndoshta i beri pyetjen me idiote te mundshme.

'E lash si hu aty. Nese eshte tregim vendi edhe ky ateher po. Por ai me tha qe seshte ashtu dhe se di, po sikur te jem nxituar. Mos duhet ta degjoja?' Kerkoi nje keshille prej Jonit.

'Seriozisht e ke? normal qe do thoshte qe ska ndodhur gje. Mos u bej budallaqe'

'Budallaqe jam gjersa u genjeva prap nga ai kaqoli' Shfryu e nervozuar me dobesine e saj 'Me rrofte qe e mbaj veten si te forte une po lesh'

'Ti s'ke faj moj.' u mundua ti ngulte ne mendje Joni.

'Po kshu do thuash ti molusk se me ke shoqe, ndoshta. Se ndoshta me urren, megjithese dyshoj se di te urresh ti shoko. Po ama diten qe me njohe dhe mund ta mallkosh'

'Ne fillim kur mendoja se ishe plotesisht e cmendur. E kan fajin floket'

'Pse tani si me mendon?' pyeti kurioze ajo.

'Te fshehur pas ekstravagancave po une prape te shoh'

'Se je peshkop prandaj. Jeni allasojsha ju'

'Po e ben prape ta dish. Fshihesh' Nuk e la te fshihej. 'Sidoqofte ai se meriton te merzitesh. Ishte plehre'

'Mendova qe njerezit ndryshojne' pranoi 'Doja qe kete here te ishte ndryshe. Te kisha edhe une nje nga ato romancat per te cilat ia vlen te shkruhet ndonje liber'

'S'ke nevoje per romance qe te shkrujet liber per ty. Ti je e vecante vete e jo thjesht prej flokeve' i buzeqeshi. Kishte patur aq nevoje per ate miresine e moluskut filozof.

'Po me llaston po do te te pyes prape  kur mos te te vije keq per mua'

Ai nuk u pergjigj, dhe jo sepse ajo kishte te drejte. Nuk i vinte gjynah, nuk ishte aty se e meshironte. Ajo ishte e forte ndonese ajo se dinte. Ishte aty sepse deshironte ti qendronte prane.

'Faleminderit qe erdhe kaq shpejte' u kujtua ta falenderonte vetem ne fund ajo. Kur kishinmbaruar se ngreni ate kupen e dyte gjigande te akullores. S'kishte terapi me te mire se tonelata sheqeri e kalorish fundja.

'Hmm, isha jashte dhe...' nisi te shpjegonte ai.

'Mos. Mos me thuaj...' e nderpreu Jona. 'Eshte e merkure. Debil' Iu versul atij me mijera fjale e betime.

'C'bera kete here moj bipolare?'

'Ishe a nuk ishe ne takim ti o i ngrate?' supozohej te dilte me vajzen e radios. Tani duhet te ishte me ate, dhe jo me Jonen ne nje birruce te humbur.

'Po, por.... ska gje. E lame per here tjeter. Ajo kupton'

'Kaqol, mos me thuaj  e le?? Mbush a nuk mbush' I gjuajti fort ne krahun e majte. Ai nuk u pergjigj e ajo i gjuajti serisht, kete here kur dolen jashte lokalit picirruk.

'Tu desh 3 jave te beje nje hap dhe shkove e dhjeve. Trap' e shau serisht ndonese thelle brenda vetes buzeqeshte. Askush me pare skish bere dicka te tille per te.

'Shoqja ime kishte nevoje per mua. Keshtuqe lere kete muhabet.'

Nuk e ngacmoi me. E dinte qe ai sdo ti pergjigjej, vec do skuqej deri ne domatllik. Nisen te ecnin me hapa te ngadalte, ne qetesi. Nuk e kundershtoi kur ai ofroi ta shoqeronte per ne shtepi, madje pranoi menjehere si rralle me pare e gjate tere rruges u tallen me mijera detaje idiote per te harruar ato cka e dinte qe do ta torturonin ate mbremje te gjate.
Ndoshta s'duhet te kishte pranuar, sepse kur u afruan prane pallatit te saj, aty n te hyrjen e ngushte, mes erresires njohu silueten e tij. Eneas, qe mbeshtetur pas murit priste ate, mbeshtetur pas murit shihte ata....

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now