Kompania ku punonin ish blere prej nje kompania me te madhe Italiane e urdheri pare i tyre - nje uniforme e shpifur me bluzen e verdhe mustarde e pantallonta te erreta e pak te gjera si edhe punonjesit e postes se Shqiperise.
E ajo bluza krah shkurter ate tatuazhin e saj te ri nuk arrinte ta fshihte.'C'eshte ajo?' pyeti Joni nje mengjes, pas ditesh qe ate kaligrafine aq te imet e veshtronte nga jashte.
'Kush?' mendjen e kishte tek nje projekt qe i ishte besuar dhe jo tek Joni qe me gisht tregonte tatuazhin e saj.
'Tatuazhi' U ul perballe saj me krahet e kryqezuar. Qe 'E' nenkuptonte Enea e kishte te qarte e serisht deshironte ta degjonte prej saj. Pse s'dinte as vete ndoshta sepse per te vrare cdo ndjenje qe ushqente per te duhet te perdorte ate neverine per ate lidhjen e lumtur te Jones. E lumtur ishte edhe vete me Iven qe e surprizonte cdo dite me miresine e saj e ate durimin e pashoq e butesine femerore. Ajo s'ishte Jona e shkare por Iva e permbajtur qe Jonin e dashuronte pa kushte e po keshtu donte ta donte edhe ai.
'Aaa, te pelqen?' Hapi pakez krahun qe ai ta shihte edhe me mire.
'Ncuq, u zhgaravite edhe ti' U pergjigj turivarur.
'Qejfprishes' Beri shuk nje prej atyre letrave mbi tavoline e ia gjuajti atij.
'Ben tatuazh per Enean. Po nese ndahesh pas ca kohesh?'
'I vej emrin femijeve me E dhe ja, u zgjidh puna' beri te zgjuaren Jona qe ndarjen prej Eneas as qe donte ta mendonte. E pse te ndaheshin kur njeri tjetrin e dashuronin aq fort?
'Sa te thjeshta i ben gjerat ti. Te kam zili'
'Merr shembull nga me e mira merr' po i zgerdhihej triumfatore kur shefi turivarur qe ligjin i vetem se bente dot me i therriti per ne zyren e tij.
'Po ky qypi c'do tani?' Peshperiti Jona teksa tere pertese ngrihej nga karriga e saj. 'Ishalla jo me kermilla'
'Kermij' e korrigjoi Joni perfeksionist.
'E njejta gje dhe boll se s'je zysh gjuhe o molusk djali'
Kete fjali ia tha ne sy te shefit qe shihte sy zgurdulluar sa nga njeri e tek tjetri e dukshem me vete mendonte qe do ti kish zhdukur prej aty nese sDo kishin qene me te zotet ne ate pune.
'C'ke per te na thene shef?' pyeti Jona e u leshua ne ate kolltukun e zyres ku vetem vizitoret me te respektuar duhet te uleshin. Plakushi desh e humbi e kushedi do te kishte shperthyer nese diplomatiku Jon s'do kishte qetesuar ujerat me ate sjelljen e nenshtruar.
'Ulu, ulu dhe ti Jon' tregoi i dorezuar divanin e u rehatua edhe vete perballe tyre.
'Kompania Italiane ofron mundesine per nje trajnim dy mujor ne Bologna per tre punonjes te filialit tone, c'do gje e paguar' nisi te fliste e te dy e degjonin te perqendruar
'Dua t'ju dergoj ju te dy si mente rinjte e stafit. Thithni me shume dhe...'
'Dhe kjo gjeja, kur fillon?' e nderpreu Jona.
'Te henen e ardhshme.'
'E sot eshte e marte. Kohe per tu menduar hic' ndonese s'duhej te mendohej aspak sepse mundesi te tilla ishin nga ato te cilave jo nuk u thoje dot. Nje trajnim ne Itali ishte si nje medalje ari ne CV e saj e ne boten e sotme karrieriste per ate cope resumeje behej gjithcka - lihej pas edhe ai, Enea.
'Pergjigjen ma ktheni pasneser e do ju jap detaje te tjera. Tani vazhdoni se kam pune' I perzuri pa teklif per t vazhduar ate parazitimin e rehatshem ne karrigen e lekures.
'C'ka per te menduar aty? Mua me duket mundesi perfekte' i foli Joni me te mbyllur deren pas vetes e Jona pohoi.
'Normal qe s'ka gje. Do ikim ne Itali molusk.' dhe e buzeqeshur iu hodh ne qafe sepse shoqeria e tyre ishte e tille, nje mismash sharjes, ofendimesh, perqafimesh, shakash e bisedash me filozofi molusku.
~~~
E ema kish nisur me keshillat e mbijeteses ne token e huaj, i ati krenar ndersa Klodi i lumtur qe sipas tij Jona po thyente qafen andej se keshtu do mund te transferohej ne dhomen e madhe.
'Bej prove e do te te thyej PlayStation' e kercenoi ajo por ai ujin ne zjarr se vinte me.
'Po, me sinjale transAdriatike nga Italia do ma thyesh mi aliene' e perqeshte neper shtepi.Entuziaste ishin te tere, entuziaste ishte edhe ajo. Te tere pervec Eneas qe i vrenjtur shprehte qe ishte edhe ai krenar dhe i lumtur per Jonen por i lumtur s'ishte aspak per veten.
'Do me marre malli' i peshperise me dhjetra here kur krejtesisht papritur e terhiqte ne krahet e tij per ti rrembyer ndonje puthje.
'Na vele me keto sjellje or cun' E tallte Jona qe qe do e merrte malli shume shpejte nuk e pranonte per qamet. 'Hic nuk do me mungosh ne dy muaj o zhgaravine, mos te te rritet hunda' i thoshte sa here ai serioz pyeste nese vertete ai s'do ti mungonte aspak.
'S'e do kesh me ke te merrsh ti. Une do ngel vetem ketu' ironia prerese Jones nuk i shpetoi por beri te padituren e hidhesine e atij komendi e kaperdiu tere veshtiresi.
'Mund te vish te me takosh' i dha mend ajo.
'Ndoshta dhe vi'
'Jo ndoshta. Ben mire te vish' kete here e perqafoi ajo duke e surprizuar Enean. 'Do jem ne pune tere kohen. Trajnime dhe leksione dhe...'
'Dhe me Jonin pasditeve.' Plotesoi ajo e kete here Jona nuk mbajti me.
'Sa te urrej kur ben keshtu si shpirtkeq' e shtyu e vazhdoi e acaruar 'Ti sikur s'me beson hic e sikur nuk me njeh dhe pas nje viti. Nese do doja Jonin do isha me Jonin e jo me ty. Eshte kaq e thjeshte. Ti s'kupton qe te dua me duket'
'E di qe me do' u mundua ta qetesonte
'Atehere c'dreqin ke qe ben kshu? Prishaqejfes ne cdo gje.'
'Me fal' i peshperiti i penduar. Ajo kishte te drejte dhe ai e dinte.
'Gjithmone me nje me fal ti e pastaj prap i njejtinmuhabet. U lodha'
'C'do te thote u lodha?'
'Do te thote qe me ben nervat tel e nuk di sa mund te mbaj me. Qe ne fillim te kam thene qe xhelozite une si honeps dot dhe durimit tim po i vjen fundi' u cua per te dale e nuk u dorezua as kur ai u mundua ta terhiqte drejt vetes per mos ta lene te shkonte.
'Mos ik keshtu'
'Do zihemi nese rri' e paralajmeroi.
'Me mire zihemi por mos ik' i kerkoi i penduar por ajo pendeses se tij dukej qe si besonte me sepse u largua pa asnje fjale me shume...
E si mos te kem frike me kete sjellje tenden Jona? Si te luftoj ato pasiguri qe ushqejne xhelozine time kur je ti qe i mban gjalle ato?
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...