Pas banakut te ngushte per here te pare qendronte dikush, bjondja gjoksperpjete e nje dite me pare - ndoshta e njejta qe ne mengjes uleriste pas perdes tashme te hapur. Shperfilli mendimet e prapa dhe duke i buzeqeshur e krahun ne ate te Jonit - apo duhet te thoshte qe Joni mbante krahun nen te sajen dhe ajo e terhiqte zvarre - iu afrua asaj Barbiet plastike.
'Me cfare mund t'ju ndihmoj?' pyeti aspak me miresjellje ajo. Si shume te tjere syte fiksuar ne floket e Jones, ajo tufa e shkujdesshme e kacurelave blu qe ajo kish kapur me nje kapese ne maje te kokes.
'I dashuri im do nje tatuazh' iu pergjigj dhe menjehere ndjeu Jonin qe pickonte krahun e saj. Vetem qeshi, pa e dhene aspak veten dhe pa u kthyer drejt tij. Sikur e kish sjelle per ta vrare bente dhe ai.
'Mund te shihni katalogun dhe te vendosni' ofroi vajza tere falsitet por Jona katalogun qe ajo i zgjati vetem sa e shtyu tutje.
'E kemi zgjedhur ne fakt. E di Enea' nisi te shpjegonte Jona pa vene re qe ai kish mbire nga hici. Tatuazhet e veta i kish fshehur pas nje bluze te zeze te gjere, nga ato me mbishkrimet e grupeve te rockut - e ne fytyre mbante veshur ate te qeshuren mendjemadhe.
'Merrem une me to' njoftoi bjondinen pasi iu afrua nga pas per te hedhur shkujdesshem krahun rreth supeve te saj.
'Ok Enush' peshperiti ajo teksa shkrihej perpara tij, duke harruar qe Jona dhe Joni prisnin aty as nje meter me tutje.
'Me prit te vendi' ia ktheu Enea duke i shkelur syrin dhe ajo u largua pa jabere dysh. U zhduk ne fundin e studios pas perdes qe terhoqi per te mbyllur pas vetes.
'Pra, ky eshte i dashuri?' pyeti shperfillshem Enea. Syte e tij mbi Jonen, duke harruar Jonin qe si peshk jashte ujit shihte i tromaksur sa nga njeri tek tjetri.
'Po' ia ktheu me koken lart Jona.
'Me surprizove vertete. Mendova se te kisha lexuar drejte' foli me zerin pak me te ulet e te thelle duke u mbeshtetur me dy krahet e tij muskuloze ne banakun e ngushte. Duhet ti kthente ndonje pergjigje, po shikimi i tij e mbante mberthyer e truri harronte te mendonte. E pa tek nenqeshte perpara se te kthehej nga Joni.
'Shoku, doje tatuazh he plako?' e pyeti shpejte e shpejte dhe budallai qe ajo kish zgjedhur per te dashur shkoi dhe i shkaterroi planin djallezor kur pa u menduar u pergjigj
'Jo. C'tat..' nisi te kundershtonte por Jona e pickoi fort. Aq fort sa pa Jonin qe rrudhte fytyren e mbyllte syte ne dhimbje. Jo po ta dinte mire qe me ate nuk krruhej dot ai.
'S'ke ci ben femrave vllai. Kur i shkrep dicka ne mend duhet t'ju bosh qejfin' foli Enea dhe me bisht te syrit pa serisht nga Jona qe e nevrikosur me Jonin sic ishte as qe ia kurseu ate shikimin vrastar dhe Eneas.
'Jo, ne fakt tatuazhi s'eshte dhe aq keq' u mundua ta rregullonte sadopak muhabetin Joni duke e shkermoqur edhe me tej. Qe genjente nuhatej me mijera kilometra larg.
'Te ta tregoj ate qe i pelqeu te dashures tende?' ofroi Enea duke theksuar fjalet e fundit e Joni vetem pohoi. Ndoshta e kishte te skicuar diku mendonte Jona qe vazhdoi te priste qe ai ti zgjaste ndonje cope leter a ndonje bllok - vazhdoi te priste edhe kur Enea me nje levizje te shkathet terhoqi bluzen e gjere mbi koken e tij.
'Ky ketu' tregoi me gisht tatuazhin ne supin e tij te majte qe zbriste edhe e krahun e tij. 'Apo jo?' pyeti provokueshem duke u kthyer nga Jona. Dukej qe me te dhe me Jonin po argetohej. Sikur do te ishte hera e pare, i kujtoi ajo pjese e mendjes se vet qe nuk harronte gjimnazin, nuk harronte qe i njejti qe vazhdonte ta marroste e hipnotizonte ishte edhe i njejti qe e kish bere te qante.
'Ai. A nuk mendon qe do te te shkonte shume zemer?' beri te embelen Jona duke u velur edhe me veten teksa i lepihej Jonit e mbeshtetej tek ai.
'Hmm...' e dinte qe ai jo kishte per te thene prandaj pa i lene rradhe te pergjigjej u ngrit pak ne maje te gishtave per ti dhuruar nje puthje te shpejte ne faqen si prej bebi.
'I pelqen nucit tim i pelqen' shpalli duke u kthyer serisht nga Enea, triumfatore - por shikimi qe gjeti ne fytyren e tij - ajo pamja e dikujt qe po kenaqej me shfaqen - nuk ishte aspak shikimi i nje humbesi. Dreqin.
'Po mire, i lire jam une tani. Mund te fillojme ta bejme' sfidoi. Ndoshta e nuhaste qe e tera kjo ishte nje sharade.
'Hmm.. Tani tani? Jo se, se une duhet ... duhet te...' nisi Joni te pergjigjej pa thene asgje te hajrit se goja i merrej si te ishte nje tutkun.
'Tani s'ka shance se kemi pak pune. Me njeri tjetrin. Do e shijoj dhe njehere te dashurin tim une para se te ma gjymtosh ti me ate pistolete me ngjyra' u pergjigj Jona ne vend te tij dhe serisht terhoqi Jonin, kete here jashte studios.
'Do flasim, bashke' foli pas tyre Enea por ajo vec e shperfilli. Debili qe kish tentuar te fuste xixas mes saj dhe Jonit.
'Cfare dreqin ishte kjo? Mbush ti a nuk mbush?' iu hakerrye ky i fundit me te dale serisht ne driten e dites prej asaj birruce te vogel.
'UU kujdes se na hengre' ngriti duart para vetes Jona dhe pa iu pergjigjur nisi te ecte. Dhe ai si gjithnje pas saj.
'Une.nuk.dua.tatuazh' ndau e theksoi fjalet e tij Joni.
'S'ta beri njeri me zor'
'Ishte gati' i kujtoi e Jona e nervozuar ndaloi dhe u kthye nga ai.
'Do te te ftillonte po te ta bente'
'Po shume, te dukesha dhe une si nje zhgaravine sic ishte ai' shfryu Joni dhe rregulloi pulovren duke mberthyer ato kopsat qe Jona i kish zberthyer me pare.
'Ku merr vesh ti' ia ktheu kjo e fundit dhe vazhdoi te ecte.
'Mos vrapo dhe prit' kerkoi Joni qe dukej se me veshtiresi ndiqte ritmin e saj por Jona vazhdoi te ecte duke shperfillur, sic bente gjithnje, kerkesat e tij. Se mos Joni beri dicka te hajrit sic ja kerkoi ajo. Joni shkoi e i dhjeu cdo gje. Vec qep gojen u kujtua qe e kishte porositur para se te shtynte deren e studios. E c'kish bere budallai - budallai shkoi dhe e shqepi.
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...