Mes takimesh mori telefonin per te telefonuar Jonen e ajo nuk iu pergjigj. Provoi serisht, ndoshta si zakonisht telefoni i ish ngaterruar ne ate cantene rremujshme dhe ajo s'e arrinte dot por edhe pas te tjera zilesh te panumerta ajo s'pergjigjej.
Kujtoi festen per te cilen i kish folur. Duhet te ishte aty e zhurma e bente te veshtire qe ti pergjigjej.
Krejtesisht i qete vazhdoi te lundronte ne internet per te vrare kohen e vyer. I qete deri kur ne nje foto ne facebook tronditi qenien e tij - nje foto ku ish etiketuar Jona qe ne doren e saj te majte shtrengonte nje mikrofon, e krah saj Joni te cilin e shihte sikur tere jeta e saj te varej prej tij.
Shtrengoi nofullat e i terbuar vazhdoi te kerkonte per te tjera foto, video - ne instagram gjeti italianet me te cilet ajo punonte tek ndjekesit e fundit te Jones e ne ato pak profile qe ishin te hapur kerkoi per ago historite 24 oreshe. Njera kish postuar, video pas videoje. Disa te panjohur qe kercenin - i kaloi se ajo s'i interesonte. Kaloi edhe disa te tjera postime perpara se te ndalte ne ate video qe shkuli zemren e tij.
Para njerezve nuk dua te kendoj ndonjehere. E as ti s'mund te ma ndryshosh mendjen.
Ato fjale te saj perseriteshin ne mendjen e tij si nje kasete e prishur, e video ne te cilen ajo kendonte, me Jonin, luante vazhdimisht ne ekranin e telefonit.
Sara perche ti amo, ajo kenge ritmike qe dukej se ia kendonin njeri tjetrit teksa te tere kendonin bashke me to. Dhe ai perqafim kur kenga mbaroi, goditja e fundit per te.As ti s'mund te ma ndryshosh mendjen. As ti, as ti....
Por kish ndryshuar qendrim, kendonte -atje ne Itali. Me Jonin. Gjithmone ai. Ai ne makthet e tij me te keqija, ai mes tij dhe Jones, ai ushqyes i pasigurive te tij.
'Mallkuar qofsh Jon' mallkoi me ze dhe serisht provoi ta telefononte. 1,2,3,4,5 here. Shume here. Dhjetra here por ajo s'pergjgjej. Ndoshta ajo vazhdonte kendonte teksa zemra e tij shkermoqej e vajtonte per te dyten here.
Nga karriga u ngrit duke e shtyre fort pas vetes. U perplas diku ne mur por as qe i behej vone. Per asgje. Mendonte Jonen, vetem ate. Ate qe thirrjeve te tij nuk i pergjigjej, ate per te cilen kishte me shume nevoje.
'Me detyruan' donte te degjonte prej Jones. Do te besonte cdo genjeshter qe mund te zbente ate zhgenjim qe ndjente.
Deshironte edhe te heshtte ato zerat e ligj qe i bertitnin 'Je i pavlere dhe ajo me ne fund e kuptoi. Kuptoi ate qe ti dije prej kohesh. Nuk te do. Askush ste do. Askush sepse je i pavlere. I pavlere.''Qepeni' bertiti serisht e nga rafti nxorri nje shishe te harruar whiskey e ne pijen e rende gjeti ngushellim, sic kish bere dikur. Ngushellim ne alkolin pervelues e ne te njejten kohe te embel e clirues.
Kish pire thuajse tere shishen kur djali qe kish lene nje orar per te mbushur tatuazhin e bere tek Enea para disa kohesh hyri ne studio per ta gjetur ulur ne toke.
'Ik.' E perzuri e kur djali i shtangur nuk levizi perseriti serisht urdherues 'Ik. Sot nuk eshte dit e mire. Zhduku'
Vazhdoi te pinte... Vazhdoi te vriste nga pak shpirtin qe ndjente sic kish vrare e helmuar Jona se fundmi zemren e tij. Piu dhe vrau ndergjegjen, vrau mashkullin ne te cilin ajo e kish transformuar - ate farsen qe zbukuronte 'plehren' qe ishte ai ne te vertete...
Piu dhe vrau gjithcka por jo ndjenjat ne te cilat mbytej...
~~~
'Me duhet telefoni' kembenguli kur dolen prej atij lokali por gruaja qe mbante celesat e zyres ishte zhdukur e per telefonin e saj i duhej te priste te nesermen.
'Do timin?' i ofroi Joni por ajo shkundi koken.
'Mallkuar kto telefonat e zgjuar qe na kane zeruar trurin' shfryu. Numrin e Eneas nuk e kujtonte permendesh.
'Mund ti shkruash ne facebook' i dha mend Joni.
'Po qe se ke keq molusk. Vec se ai facebook se hap thuajse kurre'
'Po ti e ben tenden' dhe i dha telefonin e tij. Hyri ne profilin e saj por ti shkruante Eneas harroi sepse ishin fotot dhe videot e mbremjes ato qe e hutuan. Ajo dhe Joni qe kendonin - foto te taguara gjithandej te saj, foto qe Enea ndoshta i kishte pare, foto qe Enea sdo ti kuptonte e ajo duhet ti shpjegonte, ti shpjegonte qe kish vendosur te ndryshonte, te ishte me e cliret. Ti premtonte qe do te shkonin bashke ne ate karaoken e Tiranes dhe ajo do te kendonte vetem per te.
'Pse dukesh si fantazem?' e pyeti Joni e vetem atehere kuptoi qe kishte ndaluar ne mes te asgjese me telefonin qe shtrengonte ne duart qe dridheshin.
'Asgje' genjeu dhe hapi mesazhet per ti shkruar atij. Shpresonte aq shume qe mos te kishte pare ato video, jo pa i treguar ajo me pare.
Me fal qe jam zhdukur. Kam harruar telefonin ne zyre. Te dua Enea.
Kam kaq kaq shume per te te treguar.
Nese e lexon me shkruaj ketu. Telefonin serisht do ta marr neser.
A te thashe qe te dua?Dergoi mesazhin dhe me pas fshehu nga profili i saj ato fotot inkriminuese perpara se ti kthente Jonit telefonin e tij.
'Faleminderit' peshperiti e pa folur, me ankthin qe i rendonte ne gjoks vazhdoi te ecte ne heshtje.
Ishte po ankthi qe e la pa fjetur, ne pritje te nje pergjigjeje prej Eneas. Perditesonte vazhdimisht profilin e facebook ne tabletin e saj por asnje pergjigje prej Eneas. Mesazhin as qe e kishte lexuar.
E ne ate pritje torturuese ishte pergjumur per tu zgjuar te nesermen edhe me e stresuar se nje nate me pare. Serisht kontrolloi facebook dhe serisht asgje.
U vesh shpejte e shpejte dhe pa lyer nxitoi per ne pune ku ishte nder te parat qe paraqitej ate mengjes.
Telefonin e kish lene ne nje cep te tavolines. E priste aty me dhjetra thirrje te humbura prej Eneas. Thirrje qe kishin pushuar pas ores 7.
S'do kete asgje. Eshte rastesi. Mos stermedo dhe mos u fikso Jona. Ai do kuptoje. Qetesonte veten.
E telefonoi por ishte zeri i rregjistruar i asaj femres acaruese te Vodafone qe e njoftonte qe abonenti i kerkuar mund te kishte fikur telefonin.
Provoi serisht me vone, dhe serisht e serisht per sa e sa here - rradha e saj per te insistuar qe te bisedonte me Enean, te gjente qetesi ne zerin e tij.Ishte thuajse dorezuar kur telefoni iu dridh mbi tavoline. Nje mesazh, prej Eneas. Nje mesazh i shkurter qe lexont 'Jona, me fal'
Cfare mendoni se ka ndodhur? :D
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...