Pjesa 52

541 83 46
                                    

Te sfidosh fatin eshte nje gabim, nje prej atyre gabimeve qe e mesojme qe e kemi bere vetem kur pasojat na trokasin ne dere.
E ne rastin e Eneas ishte nje femer e xhindosur qe prej tij kerkonte parate e nevojshme per te 'vrare' ate qe ishte edhe femija e tij.

Kishte menduar qe gabimi i nje mbremjeje ishte mbuluar prej pluhurit te kohes per mos tu c'plurosur kurre. Ishte nje kapitull i mbyllur qe vetem ai mund ta rihapte por nuk do ta bente. Nuk mund te rrezikonte gjithcka, kaq vone - tashme qe me Jonen cdo gje shkonte mire, qe ajo ishte me e dashur se kurre.
Ironike se si qetesine e sigurine krah saj e gjeti vetem kur ishte me i frikesuar e i pasigurte se kurre rreth jetes, me nje te vertete qe i rendonte mbi supe, ushqehej me mendimet e tij duke bere gjumin thuajse te pamundur, duke helmuar edhe ato castet aq te bukura per te cilat me pare ish lutur.
Edhe tani lutej, lutej qe ai gabim te fshihej ndonese e dinte qe kohen pas s'mund ta kthente - qe ai gabim te kishte qene vec aq, nje cast i perfunduar ne kohe.

E zoti me lutjet e Eneas sic dukej gjithnje ish tallur e teksa shkaterronte jeten e tij ndoshta qeshte me te.
E jeta iu shkaterrua, kur Genta qe i terbuar e kishte perzene ate mengjes te mallkuar hyri furishem ne studion e tij.

'C'dreqin ben ketu?' kujtoi se si i ish hakerryer duke hedhur tutje ate pistoleten e tatuazheve te cilen kish qene duke e pastruar. Ishte gati ta terhiqte zvarre jashte strofkes se tij ate te perdale qe nga Enea kishte perfituar sic edhe ai kishte perfituar prej saj. 'Zhduku' i bertiti por ajo nuk iu bind. Vazhdoi te qendronte krenare perballe tij. Femra si ajo s'ja vlenin barra qerane - per femra te tilla nuk ia vlente te rrezikonte e serisht ai kish shkaterruar gjithcka me nje femer te ulet, per pak caste sigurie te rreme.

'Do flasim' shpalli dhe leshoi canten ne ate karrigen e vogel.

'Jam i zene. Ik e mos u duk me ketu'

'S'me plas se cfare je e ca sje. Thashe qe do flasim dhe do e bejme' s'ja pertoi. Mimika e saj e palexueshme.

'Flit atehere. Bjeri shkurt' Priti qe ndoshta te qurravitej, te kercenonte per te perfituar ndonje gje. Priti cdo gje perpos fjaleve qe lane buzet e saj.

'Jam shtatezane.' E qete. Foli qete dhe aspak e trazuar.

'Haa shume per te qeshur.' nuk i besoi aspak. E ajo terhoqi canten, gerrmoi brenda saj e i perplasi ne fytyre analizat e nje imazh ekoje ku ai nuk mund te dallonte asgje.

'Pika bardhe eshte fetusi a si dreqin e quajne' I urryeshem ishte zeri i saj e te urryeshme ato qe sajonte per pak vemendje.

'Dhe ti do me japesh leket per ta nxjerre ate mut gjeje qe po rritet prej trupit tim' kerkoi prej tij serisht me ate masken e pandjeshmerise.

'Do leke e sajon te tilla gjera.'

'S'me ka ngel te mbledh leke te pabuksa si ti qe sdine as te ecin indietro. Ai dreq eshte femija yt dhe ti do me ndihmosh ta heq.' Serisht nuk i besoi.

'The qe pije kontraceptive' I kujtoi.

'Epo ja qe deshtuan. C'rendesi ka tani me aman. Me jep leket e do zhdukem nga jeta jote' kryqezoi duart perpara vetes e priti per Enean qe ende nuk arrinte ta besonte.

'Je nje mashtruese ordinere' i peshtyu ne fytyre perpara se ta perzinte serisht por Genta as qe luajti prej vendit.

'Hajde me mua ne ate dreq klinike qe te me besosh. Ta thote dhe mjekja ime se sa   jam e beji llogarite e pastaj paguaj ate mut aborti e te dy shpetojme prej kesaj angarie' e kete here ajo u thye e shfaqi friken qe ndjente. E kete here ai e besoi.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now