Pjesa 47

486 77 43
                                    

Jona e telefononte dhe ai kish frike ti pergjigjej. Shkaterroi gjithcka.
Ajo vazhdonte telefononte, celulari vazhdonte te oshetinte ne qetesine e studios ku gjithcka kish ngrire per te fotografuar gabimet e nje nate me pare.
Nuk ka me kthim pas.
E serisht donte ti pergjigjej, te degjonte zerin e saj qe mjekonte plaget e tij ndonese ato plage ishin aty prej saj.
Mos u pergjigj. Pergjigju luftonin njeri tjetrin ato mendimet e tij kontradiktore.
Shkaterroi cdo gje e kthim pas nuk kishte me. Kete e dinte por serisht iu pergjigj. Hapi telefonin e priti qe ajo te fliste pa thene asgje.

'Enea, je aty zemer?' Pyeste ajo. Ajo nuk di gje. Nese do ta dinte do me urrente. Jam nje plehre.

'Shpirt?' pyeti serisht me zerin qe i dridhej.

'Ehe' Peshperiti me koken mbeshtetur pas muri.

'C'ke keshtu ti?' pyeti. Dhe me pyet Jona? Kam ate qe ndihem i pavlere sepse jam i tille - me bere te ndihem i tille. Kam ate qe gabova e tani jam shume frikacak per tu treguar i sinqerte me ty. Jam nje plehre.

'Asgje' genjeu. Ne fund te dites ishte plehra genjeshtare - frikacaku qe fshihej, i poshtri qe kerkonte shpetim ne trupat e te tjera femrave. I mallkuari qe kurre s'do i shpetonte te pavlerit qe ish nete vertete.

'Duhet te te them dicka.' Ndjeu qe ajo u mbush me fryme perpara se te vazhdonte te fliste 'Mbreme - mbreme ne ate mbledhjen e punes qe ne te vertete ishte nje feste me shume ushqime dhe vere. Epo, crendesi kane keto. Doja te te thoja qe kendova.' ajo ia tha. Ajo s'do ti kish fshehur asgje? E ai, ai prej saj zgjidhte te fshihte gjithcka, cdo minute e detaj te pasdites e mbremjes se mallkuar - atij deliriumit alkolit qe e zoteroi dhe shtyu ne marrezi.

'E di. Me Jonin' plotesoi per Jonen me zerin e zhveshur prej cdo emocioni.

'Degjo, mos mendon ndonje te paqene zemer.' Vazhdoi Jona, dukshem me e alarmuar.

'Sikur nuk do te kendoje asnjehere me publik e asnjeri s'mund te te ndryshonte mendjen' i perseriti fjalet e saj, fjale qe e kishin torturuar nje nate me pare sic e torturonte tashme kujtimi i fytyres se saj te buzeqeshur. S'do te me buzeqeshje me kurre nese do dije se c'ndodhi. Do me urreje perjete.
Por buzeqeshja e saj ish droga e tij, opiat i qetesise pa te cilen e kish aq te veshtire te 'jetonte'. Ishte i pavleri qe Jonen nuk e meritonte dhe plehra qe ndonese e dinte, ate refuzonte ta humbiste.

'Zot Enea. E di qe ngjan kaq, kaq keq. Por te betohem s'ka asgje aty per te cilen duhet te merzitesh. Me detyruan dhe thjesht, thjesht kendova'

'Te mbushi mendjen ai?' Pyeti ndonese te tilla gjera tashme nuk kishin kurrfare rendesie. Jam une qe e dhjeva, une qe e vrara kete lidhje ndonese ishe ti qe e kercenoje. Sa shume deshironte ti rrefente, sa ndjenja ti shprehte e sa pak thoshte... shume shume pak fjale sepse tashme ishte shume shume vone.

'Jo, jo. Ti. Ti sepse dua te ndryshoj per ty. Te jem me e cliret, me pa frikera dhe komplekse. Ti me ben te dua te jem me e mire dhe...'

'Ti je e mire' serisht foli pa asnje ndjenje qe te ngrohte zerin e tij te ftohte. Ajo do ishte kurrdohere e mira, e bardha qe kontrastonte te zezen e shpirtit te tij, e pastra qe ai do ndoste me pisllekun e qenies se tij tradhetare. Do ta bente, sepse nuk mund ra humbiste, nuk mund ta linte te shkonte.

'Dua te jem edhe me. Ke bere kaq shume per mua Enea sa niuk....' fjalet e saj,fjalet e saj ishin thika per zemren e tij mekatare prandaj e nderpreu.

'Duhet te shkoj.'

'Si keshtu?' Pyeti e hutuar Jona.

'Kam pune. Do ta mbyll.' dhe ate thirrje e perfundoi e telefonin e perplasi fort ne murin perballe tij. Qe u shformua dhe perplas zhurmshem ne toke s'i interesonte. S'i interesonte me asgje e po mbytej ne gjithcka.
Rrembeu ate shishen tjeter te alkolit ku pak nga pija e mallkuar kish mbetur nga mbreme. E afroi prane buzeve, rrekelleu nje gllenke e me pas drejt murit flakariti edhe ate. 'Eshte faji jot' e fajesoi.
Faji i Jones, alkolit, femres provokuese qe kish ardhur e vendosur per te marre prej tij nje nate pasioni. Faji i botes, faji i te gjitheve e ne te njejten kohe faji i askujt, askujt tjeter pervec tij. Faji ishte vetem i tij.

Eneas qe kish pire aq shume sa kembet nuk mund ta mbanin me, qe ulur ne dyshemene e studios vazhdonte te pinte per te harruar.
Faji i Eneas qe deren kish harruar ta kycte dhe qepenin ta ulte sic kish harruar dhe orarin e ores 7 sepse brunja provokuese skish qene fort e rendesishme per tu mbajtur mend.
Ajo ishte vonuar, shume. Ndoshta kishte qene ora 8 kur hyri ne studion e vogel e syte i ndaluan mbi Enean.

'Me fal qe jam vone. Po me prisje mua?' fliste me zerin e ulet teksa ecte drejt tij.

'Sot... sot nuk ... nuk punoj' kujtoi qe i kish thene me gjuhen e trashur prej alkolit. Ose ndoshta jo, ndoshta ato fjale kishin qene ne mendjen e tij sepse ajo vazhdoi te afrohej, gjunjezua perballe tij per tu ulur krah Eneas.

'Mund te flasim per tatuazhin qe do bej atehere. Vetem te flasim' u zgjat te kapte shishen prej dores se Eneas e aksidentalisht me qellim nguli thonjte me lekuren e tij.

'S'dua te flas me asnje'

Thonjte e saj u ngjiten me lart, gervishtes ne lekuren e tij qe ish mesuar te ndjente vec prekjen e bute te Jones. Tashme habitej, habitej se si dikur femra si brunja e kishin bere te cmendej. Jo, femra si ajo e kishin mbajtur gjalle e kish qene butesia e egersia e Jones qe e cmendnin, qe e thyenin. Prandaj ate femeren e panjohur e lejoi qe ta prekte.

'Pse po pin?' Pyeti perpara se te afronte shishen je buzet e saj.

'Kot' piu dhe ajo, pa ndare syte prej Eneas qe e studionte me shikimin e perenduar. E pa si la shishen menjeane dhe me duart e shkatheta nisi te zberthente kemishen e saj.

'Mos' urdheroi por brunja, Genta, vec buzeqeshi dhe vazhdoi te zberthente ate kemishe thuajse te tekdukshme per te zbuluar sutjenat e rozta e te tantellosura.

'E dua ketu' rreshqiti duart mbi trupin e vet per te ndaluar gishtat nen gjoks. 'Tatuazhin'

'Mire vishu' i kerkoi ai por ajo kishte te tjera qellime. Kapi doren e Eneas dhe paturpesisht e vendosi mbi gjoksin e saj. Po paturpesisht iu afrua per tu ulur mbi preherin e tij ku nisi te levizte aq mjeshterisht per te zgjuar mashkullin hormonal brenda tij.

'Mund te te ndihmoj. Me shume se alkoli e di' vazhdoi te mbante doren e tij mbi gjoksin e saj ndonese Enea u mundua ta terhiqte. 'Me prek. Dua qe te me prekesh' i kerkoi duke i peshperitur fare prane veshit perpara se buzet e saj te ngjyrosura me buzekuqin e erret te ciknin aq bute lekuren e qafes se tij.

'E ndjej qe do Enea' vazhdoi ta torturonte me levizjet prej prostitute.

'Jo' tha ndonesetrupi i tij tradhetar e deshironte. Jo, dhe serisht e lejoi qe te vazhdonte ta udhehiqte ne mekat. Levizi bashke me te, e me doren qe ajo kish pozicionuar aty ledhatoi gjoksin e saj.

'Pse jo? Jemi dy te rritur qe e dime se cpo bejme' ajo e dinte ndersa ai jo. Ai ishte shume i dehur per te ditur, per te kujtuar se si kemishane sutjenat e saj kishin perfunduar te hedhura ne nje cep te studios, se si duart e saj kishin gjetur rrugen per ne zinxhirin e xhinseve te tij te cilat i zberthente.

'Jam i lidhur' tha. Ndoshta kish qene, ndoshta Jona do te kthehej vetem per tu ndare. Jona qe e kish vrare. Ai tashme skishte me nje zemer.

'E di. Edhe cfare? Eshte thjeshte nje nate e ajo sdo ta marre vesh kurre' vazhdoi brunja qe kete here puthi qafen e tij e Enea renkoi. E beri edhe ajo.

'Vazhdo me prek. Ah, aty. Je kaq i mire' i fliste e fryma e nxehte qe perplasej mbi qafen e tij e ndizte edhe me tej.

'Nuk jam i mire' i tha. Jo, ishte i pavlere. Nje qenie boshe pa asgje per te dhene. Bosh dhe i pavlere. Plehre.

'Shume shume i mire. Je shume i mire' vazhdonte peshperiste torturuese ajo.

Ishte i mire, i mire per ti falur kurvave si brunja nje nate pasioni. I mire per te zhvatur prej tyre renkime qe ledhatonin egon e tij te copetuar, renkime qe per pak ore mbushnin pasigurite e tij.
E ate nate donte te ndihej i mire, i deshiruar e kurva nen te e deshironte. Mund ti jepte ate per te cilen ajo kish ardhur. I dha ate per te cilen ajo kish ardhur. E pa**oi ne dyshemene e studios nje, dy, tre here e cdo here qe ajo bertiste emrin e tij ndihej pak e i plote e me bosh ne te njejten kohe.

Alkoli, frika, pasiguria e shtyne ne krahet e nje tjetre por ishte vete ai qe vrau dashurine...
Vrau te ardhmen qe mund te kish patur... Enderren qe aq shume deshironte te jetonte krah Jones.

I vrau per te qene plehra qe kish qene gjithmone; plehra qe askush s'mund ta lendonte, askush...
I pavleri pa ndjenja, pa enderra, e pa te ardhme...
Ate mbremje iu rikthye serisht te qenurit mashkulli qe dikur kish qene, qe edhe vete kish urryer.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now