'A mund te ngjitem lart kesaj here?' kerkoi Joni e ajo pasi u mendua vetem pohoi e vazhdoi te nxitonte neper shkallet qe te ngjisnin ne ate seline e radios qe ndoshta se degjonte kush.
'Na more frymen neper shkalle' u ankua Joni ne nje prej atyre sheshpushimeve mes kateve e ajo e pa shtrembur por jo ligesisht.
'Dhe ti qe supozohet je cuni. Me me shume muskla gjera. Jepi se jemi vone' Urdheroi kur pa qe ai vertete dukej si mos me keq, telef e i pafuqishem. Qeshi lehte e vazhdoi lart. Fundja do ta ndiqte edhe ai se skishte nga shkonte e nese jo, do ta gjente prape aty tek shkallet.
Hyri ne radio dhe menjehere te tere u sulen drejt saj.
'Vec pak u vonova. Jemi serisht ne kohe njerez' Ngriti duart ne shenje dorezimi po mess dukej ato as qe e kishin mendjen tek vonesa e saj. Ajo pseudo producentja e ne te njejten kohe pronarja e themeluesja dukej si mos me keq, bertiste ne telefon ne anen tjeter te hyrjes e me kembe e duar bente shenja qe personi me te cilin fliste aq zell as qe kishte si ti shihte.
'Cfare keni kshu me?' pyeti Jona pikerisht kur Joni hyri pas saj. 'Uu se harrova. Kemi dhe nje spektator fizik sot qe ishte shume kurioz te shihte se si une rrihja me dy shkopa baterine'
'Taksirat do te te shohi duke kenduar e duke i nxjerre fundin atyre notave te larta e fauseteve se sot duhet te kendosh' Njoftoi njera prej vajzave te produksionit e Jona vetem puliti syte teksa e shihte cuditshem.
'Tallesh besoj' qeshi e zene ngushte. Ajo te kendonte, ajo kurre skish kenduar per me shume se dy persona ne te njejten kohe. Jo me te kendonte per aq shume njerez qe mund ta degjonin ndonese askush sdo ta dinte qe ishte ajo. Jo, jo, sdo te kendonte perpara Jonit qe edhe ne ate moment e shihte cuditshem.
'Degjo ajo Sara e The Voice na la ne balte ne moment te fundit. S'do te vi dhe lajmeroi para 10 minutash. Per 10 minuta svjen kush e programin pa lidhje se anulojme ne.'
'Pse nuk kendon dikush tjeter?' pa nga Geni, nga Tomi e te tjeret me rradhe por askush s'dukej se kishte nder mend ta shpetonte.
'Sepse s'dijne te kendoj. Leri llafet se ti je e vetmja qe mund te zgjidhesh meselene' pa nga Joni e as vete se dinte pse ne ate cast zenjeje ngushtekerkoi syte e tij, mbeshtetje ne ate shikimin ende te habitur.
'Po bateria?' peshperiti
'Seance akustike. Skemi zgjidhje tjeter. Ca kenge te lehta dhe aq. Eshte thjesht nje ore' Foli producentja e tentoi ta shtynte drejt studios se rregjistrimit por Jona nuk levizi prej vendit. Nje ore. Perseriti. Ajo debilja duhet te ishte duke u tallur. Ishte thjeshte nje ore qe do dukej si nje perjetesi ne te cilen ajo do te felliqte veten. Bukur fort shfrynte papmbarimisht me veten pa bere as me te voglin mundim te ndiqte pas te tjeter qe dukej se ishin siguruar qe ajo do te kendonte ndonese Jona skishte pranuar asgje. E teksa vazhdonte serine e mallkimeve te heshtura ndjeu qe doren ia shtrengonte dikush. Joni, qe me ate prekje mundohej ti jepte force. Madje molusku edhe po i buzeqeshte lezetshem.
'Mund tja dalesh' peshperiti ai i buzeqeshur. Dukej vertete se besonte se ajo mund tja dilte. Si mund te dukej aq i sigurte kur ai as qe e kishte degjuar ate te kendonte me pare?
'Lesh. Do flliqem perjetesisht' U ankua Jona po Joni pa i leshuar doren shtoi
'E varja. Askush sdo ta di se kush je ti e ne qe e dime ti na ven perfund keshtuqe sbesoj se e ke fort problem kte pjesen. Ik tani. Behu burrneshe'
'Zot po kete nga e ke mesuar? Prap nga shefi?' ngacmoi Jona duke u rikthyer serisht tek vetja e saj e forte dhe kunjaxhie.
'Nga kusho shefit kete here. Behu burre i thot Elias. Edhe mua ndonjehere'
'Jona hajde' bertiti dikush e kete here ajo shkoi duke shkeputur doren e saj prej Jonit. U ul ne ate stolin e larte perpara mikrofonik radiofonik e pakuptuar as vete nisi te kendonte ato kenge qe sa e sa here i kish kenduar nen ze ne dhomen e saj mbremjeve te gjata. Ora kaloi vertete shpejte por kete producentes nuk do tja pranonte. Kishte vendosur diku teksa kendonte Back to Black qe asaj jeten do tja bente ferr te jetueshem deri sa ajo te kerkonte ndjese.
'Jo keq kokblu. Edhe rokere edhe me ze soul ti motra' i gjuajti supeve Geni perpara se te mbeshteste kitaren ne nje cep te studios e te dilte pres saj duke lene pas Jonen ende te hutuar. Pa pertej xhamit, Jonin qe ulur krah vajzes trupvogel qe sapo kishte filluar pune si spikere shihte drejt Jones. I buzeqeshi e doli per te shkuar drejt tij. I duhej te ktheheshin ne pune se leje per te dale si kish dhene kush.
'Mos thuaj asnje fjale' urdheroi Jonin duke ngritur gishtin perpara fytyres se tij kur ai u mat te fliste.
'Ikim se jemi vone' eci drejt deres po Joni nuk e ndoqi. U kthye per ta pare qe fliste me vajzen e i buzeqeshte asaj. Qeshi edhe ajo. Pra molusku po miqesohej pakez. Per mos ti lene rradhe atij te thoshte ndonje gje zgjodhi te largonte vemendjen prej veres duke ngacmuar ate.
'Hee mire ajo cuca e?'
'Kush?' pyeti ai pasi mbyllu telefonin me ate taksistin qe kish therritur per ti cuar nga nje cep i Tiranes ne tjetrin.
'Spikerja. Kaq shpejte e harrove Casablanca?' I gjuajti lehte ne krah.
'Me tha qe do shihemi prape' Pranoi Joni e u skuq.
'Ftoje ne takim heren tjeter budalla'
'Po as qe e njoh' kundershtoi ai e Jona vetem qeshi.
'Po qe ta njohesh pra do ta ftosh. Si prej ta njohesh ti? Apo kshu si ne shekullin xixe me letra dashurie?'
'Po sikur mos te pranoje?' pyeti kete here ai. Pra qejfi ia kishte mendoi Jona e buzeqeshi.
'Do te sigurohem une qe mos te te thote jo po ti nderkohe duhet te behesh njeri. Os burre sic thoshte ai kushoja shefit.'
'Ndihem me rehat me kode e programime se me femrat. Me mire kuptoj Javan e C++ se ju femrave' foli nen ze ai.
'Kodra pas bregut. Ne jemi te kollajta fare. Ne duam dicka e s'dime ca duam. U zgjidh dilema'
'E bere edhe me te komplikuar' i kujtoi Joni. Fliste me syte ne token e piset pa ndeshur shikimin e saj.
'Kur njeriu sdi cfare do eshte edhe me i thjeshte te manipulohet per ta bere te besoje qe vertete do dicka e nese ia del, e ke fituar lojen'
'Keshtu Kledisi me Elian?' Pyeti. Ndoshta mendja ende i punonte per ate Fieraken qe kish fituar llotarine e meshkujve seksi ne Tirane. 'E beri per vete duke perdorur dobesite e saj' plotesoi.
'S'e di vallai po ai mashkull sbesoj se e ka pasur te veshtire fare. Si dobesi si pa dobesi ai eshte nga ato qe gjithnje ia del' Fundja i tille dukej. Jona ndonjehere i nuhaste kollaj tipa te tille.
'Keshtu beri edhe Enea me ty?' pyeti kete here Joni duke ngritur syte per te pare ate teksa luftonte me veten per nje pergjigje.
'Ndoshta' U pergjigj duke mos dashur te pranonte qe Enea vete ishte nje prej dobesive te saj.
Ndoshta Joni do kish thene dicka me shume por nje taksia u duk ne fund te rruges e vetem pas disa sekondash ndaloi para kembeve fe tyre. Hipen pa bere ze. Skishin as pse i thonin se ku do shkonte sepse shoferi i perhershem i kish fiksuar mire destinacionet e tyre. Ishte Joni qe theu heshtjen, kete here per dicka krejtesisht tjeter
'Kendoje super. S'kuptoj pse duhet te ndihesh kaq e pasigurte me veten'
'Une nuk...' nisinte kundershtonte per te fshehur serisht pasigurite qe botes refuzonte tja shfaqte.
'Mos thuaj gje per tu dukur e forte se fundja ste ben me interesante, te ben me ç'njerezore'
Do te kishte menduar ndonje pergjigjente zgjuar per ti kthyer moluskun qe nga hici kish nisur te filozofonte duke u ndjere ndoshta pakez si shume rehat e me vetebesim rreth saj. Do tia kishte treguar mire vendin nese sdo te kishte qene per telefonin qe i tingellonte ne canten e vogel qe shtrengont prane vetes. E nxorri e pa emrin e Eneas. E lexoi edhe Joni qe vetem sa shtremberoi fytyren e teksa ajo pergjigjej ktheu koken drejt xhamit per te pare rruget e Tiranes e njerezit e rendomte qe kalonin ne to.
Ja ku eshte :D hope u like it ^_^
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...