Pjesa 17

701 94 79
                                    

'Do shkosh tek ai apo jo?' e pyeti Joni kur ajo kerkoi te largohej me heret se tere ato shoqet e mamase se tij qe diskutonin e prisnin fillimin e episodit me te ri te nje telenovele turke a indiane.

'Jo' u pergjigj aspak e sigurte se ndonese edhe vetes mundohej ti mbushte mendjen qe te qendronte sa me larg Eneas ajo pjese e saj qe kish pritur aq shume vite per te kembengulte dhe e detyronte qe te shkonte ne ate dreq studioje mbytese. Ajo pjese fitoi dhe me hapat e shpejte vetem pas pak minutash u gjend perpara deres se xhamte. Drita ishte e ndezur e ndonese pas banakut nuk shihte askend ishte e sigurte qe ai do te ishte aty, duke e pritur.
Tere frike shtyu deren, ngadale qe ato zilet qe e dinte qendronin varur pas saj te mos tingellonin fort. Dera u hap por ajo vazhdoi te qendronte jashte saj ndonese si te hidhte apo jo ate hap te fundit ajo tashme ndodhej aty, dhe Enea e dinte sepse u shfaq ashtu me syte pakez te perenduar pas asaj perdes se rende te zeze. Mbante veshur nje bluze te zeze te gjere e ne njeren dore shtrengonte nje laps plumbi prej atyre qe zakonisht perdoreshin per te skicuar. 

'Erdhe' ishte ai qe eci drejt saj i buzeqeshur. Te ishte vertete e sinqerisht i gezuar qe ajo u shfaq? Jona me s'dinte asgje.

Vetem pohoi, e ngrire ne vend e ishin krahet e tij qe e terhoqen brenda studios, terhoqen ne nje perqafim nga ato qe dukej sikur te merrte frymen. Iu desh pak qe te clirohej e te leshonte muskujt e kontraktuar ne krahet e tij, mbeshtetu koken ne gjoksin e Eneas dhe u mbush me ate aromen e tij aq mashkullore.

'Fatkeqesisht po' foli me ne fund.

'Pse fatkeqesisht?' pyeti ai e ne nje nga ato castet e sinqerta Jona nuk mbajti asgje perbrenda dhe iu pergjigj

'Sepse ti me ben te gaboj gjithmone. Me ben te ndihem si ajo adoleshentja idiote qe kam qene ne shkolle te mesme qe te besonte ty'

'Atehere kam qene edhe une budalla' pranoi me ne fund Enea. Duke pare ne syte e saj te frikesuar ngriti doren per te ledhatuar lekuren e bute te Jones. Nen ate prekje ajo u drodh por nuk u step, e lejoi qe te vazhdonte ta perkedhelte.

'E kush me siguron qe ti nuk je akoma?' pyeti ajo. Dukej qe atij nuk i besonte aspak. Pse duhej fundja. A s'ishte qene ai qe ishte tallur me te atehere per nje bast me shoket e klases. Po, une mund ta bej arushen te bjere brenda me mua e te ma lere i ishte mburrur atyre. Fundja ai e dinte fare mire qe Jona ushqente nje pelqim per te - per c'arsyje tjeter do pranonte ta ndihmonte me detyrat e projektet ndonese kishte te sajat me shumice? Per c'arsyje tjeter do skuqej sa here ai i fliste ne furgon? Te fitonte ate bastin s'e pati te veshtire - pak fjale te bukura, disa biseda te thella nga ato per te cilat vajzat dukej se vdisnin e ajo u be e tij. Ne fillim nje puthje, pastaj ato skenat nga ana e Eneas kur ai hiqej si shume i merzitur kur ajo refuzonte ftesat e tij per kafe pas shkolle kur e dinte fare mire qe nuk kishte shanse qe ajo te thoshte po.
Dhe aq, edhe pak muaj dhe e coi ne shtrat - ne fakt ajo hera e saj e pare nuk ishte as ne nje shtrat por diku ne ato skutat e shkolles. Fare thjeshte arriti tja mbushte mendjen te hiqte dore edhe prej atyre ideve romantike me nje 'Une te dua e kjo nuk ndryshon asgje. Eshte njesoj si ketu e si ne nje shtrat mbuluar me petale te trendafilta'. E ajo e besoi duke mos besuar kurre qe ne ate cast aq intim i fshehur pas deres do te ishte edhe miku i Eneas qe vertetonte qe ai bastin po e fitonte vertete. Per ti rene shkurt, ai bast i thjeshte u kthye ne nje skandal ku nje apo dy foto shkrepur prej shokut te tij moren dhene. Sa per Jonen, ajo la shkollen per tu transferuar ne nje tjeter gjimnaz e heren e fundit qe e pa zhgenjimi ne syte e saj nguli nje thike ne kraharorin e tij por dhimbje i zgjati pak, e per te cdo gje u harruar shume shpejte. E kerkoi pas disa kohesh, por nuk arriti ta gjente, as nepermjet shoqes se saj te ngushte qe refuzonte ti thoshte ndonje fjale. Dhe me aq e la. Shkoi ne Angli per studime duke lene pas edhe gabimet e se shkuares.
Lidhjet qe kish patur qe atehere, e kishin qene te shumta kurre si kishte marre seriozisht. Puna me te huajat ishte qe ato ishin edhe me keq se meshkujt shqiptare - ishin ato qe u trembeshin lidhjeve serioze dhe e tille kish qene edhe e vetmja femer per te cilen ne tere ato vite kish nisur te ndjente dicka. 'Mua me budalliqe dashurie mos u mundo te me mbash' kishte sulmuar ajo kur ai kish dashur te peshperiste per teparen here ato fjale te sterpedorura. As ate s'e kishte pare me kurre pasi ishte larguar ate mbremje duke i kerkuar qe mos ta telefononte se nuk do ti pergjigjej. Enea e kishte telefonuar por ajo e kish mbajtur premtimin e nuk i ishte pergjigjur asnje thirrjeje te tij.
Kthimi ne Shqiperi kishte qene turbulent. Ai as qe kishte dashur tja shihte me bojen atdheut por pas 4 vitesh qe pasuronte shtetin Angles e ate kolegjin universitar askush skish pranuar ti ofronte nje pune atje. Preteksti gjithnje i njejte 'Pse te te marrim ty kur te njejten pune fare mire mund ta bej nje i vendit'.
Teksa luftonte per te nisur ndonje pune ne ndonje korporarte, pune qe te paguante mire e ti mundesonte nje jetese te kendshme, kish punuar ne nje studio tatuazhes hapur prej nje miku te tij. Te vizatonte kish ditur gjithnje, e aty per te paren here ky talent i kishte hyre ne pune. Skicimet e tij pelqeheshin. Mesoi artin e tatuazheve e sic koha tregoi, kjo ishte e vetmja gje e vlefshme qe kish mesuar ne Angli sepse kur u kthye ne shqiperi per diplomen e tij jashteshtetase spyeste kush, madje me te te tere fshinin prapanicat e tyre pordhace. Nisi te punonte si nje gazetar freelance per nje portal idiot ku edhe lajmet qe kerkoheshin te shkruheshin prej tij ishin qesharake e vetem pas pak kohesh  hapi ate studio packa kundershtimeve te prinderve te tij qe deri me ate dite ishin sjelle sikur per Enean sju behej fort vone.
Te ishe simpatik, me dy apo tre tatuazhe e me nje pseudobiznes sic dukej ne Shqiperi ne syrin e femrave te pangopura te bente te parezistueshem. I pangopur ishte edhe ai prandaj perfitonte prej tyre pa u dhene asgje ne kembim, e ato serisht lepiheshin e i vinin nga pas dhe ai serisht perfitonte. Kaq, jeta e tij ish shnderruar ne nje monotoni shkrimesh idiote, femrash te perdala e skicash ne te bardhe.

Dhe pastaj nje dite kish rigjetur ate te cilen as qe e kishte menduar gjate tere atyre viteve te gjata. E ne fillim as qe e kishte njohur. Floket blu te nje femre 'te cmendur' e kishin cmendur edhe ate. Ajo, kishte vendosur me veten, do te ishte e rradhes. Dhe ajo nuk ishte ndryshe nga te tjerat zbuloi, edhe gjunjet e saj dridheshin e dobesoheshin kur ndodhej perballe tij. Sdo ta kishte te veshtire kishte kuptuar e i ishte mbushur edhe me shume mendja kur e kish puthur ate pasdite ne dyqanin e tij. Shume shume  ethjeshte mendonte gjate tere kohes qe duart preknin trupin e saj te brishte.
Ajo sdo te kishte ndaluar nese nje burre sdo ti kishte nderprere. Mallkuar qofte ai kishte shfryre ate pasdite.
E me pas, me pas ajo i ishte prezantuar. 'Jam Jona' i kish thene e vetem atehere pas pamjes rebele kish njohur te ndrojturen e shkolles qe mesa dukej ne zemren e saj ende ruante nje dobesi per Enean.
Me nuk ia kishte varur atij por fati e kish dashur qe te ndesheshin plote here me njeri tjetrin dhe tere heret ajo si ishte dorezuar me aq thjeshte. Por ajo do te behej serisht e tij, i kishte premtuar vetes Enea, e nje premtim ai kurre nuk e linte pa permbushur.
Nje nate me pare e kishte dhjere pak me te, me ate xhelozine prej idioti por te ndihej i dyti para nje tjeter mashkulli, e per me shume nje te lojturi pederast si puna atij shokut te saj nuk e pelqente. Por sot ajo serisht ndodhej perballe tij e ai prandaj buzeqeshte. Ajo kish ardhur dhe tashme ai ishte i sigurte qe kish fituar. Por mos valle edhe kishte humbur dicka ne ate proces? Mos valle kish filluar te treste pak ate guasken e forte brenda se ciles i fshihej ndjenjave?

'Cfare po beje?' pyeti ajo dhe shtrengoi pak me fort bishtalecin e flokeve blu.

'Vizatoja.' u pergjigj Enea. 'Do te shikosh?' ofroi. Ajo pohoi e ai e terhoqi drejt fundit te studios aty ku skiconte e tatuazhonte klientet e tij. Menjehere u pendua. Po sikur ajo bjondja qe kish qene aty me pare te kishte harruar ndonje gje sic bente gjithnje vetem me pretekstin per tu kthyer? Jo, ia kishte bere fort te qarte ate pasdite qe s'do te benin seks sepse priste dike e ajo ishte largur shume turivarur per tju lutur me ato lojerat e tij pisanjose.

'Ulu' i tregoi stolin e vogel perpara nje tavoline mikroskopike e ajo beri sic i tha. I vendosi perpara nje bllok, ate te zhgaravinave te tij me te fundit e ajo nisi ta shfletonte. Ndonjehere ndalej pak me gjate tek ndonjera, prekte vijat e lapsit kurioze. E gjate tere kohes ai e veshtronte dhe mundohej te rikujtohej se si kish qene te ishe brenda saj aq vite me pare.

'Keto jane seriozisht te bukura' shpalli me ne fund Jona pasi mbylli bllokun dhe u kthye per te pare drejt tij.

'Mos ja fut kot'

'Jo, nuk tallem.'

'Kush do te te pelqente ty?' pyeti Enea duke iu afruar per ta perqafuar nga pas.

'Ne fakt, hmm, sjam fanse e tatuazheve. Por per ato qe i pelqejne keto jane te bukura' sqaroi ajo e ai i buzeqeshi. U perkul per ti peshperitur fare prane veshit, per ta provokuar pakez sepse me llafe nuk deshironte te vazhdonte me.

'Mendoj qe nje tatuazh prej meje do te te pelqente. Nje tatuazh shume special per Blune' e puthi aty pas veshit dhe ajo u drodh. Nenqeshi. Aq e thjeshte por vendosi qe do ta torturonte edhe me e ne ate proces do te torturonte edhe veten.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now