Dreq, dreq... Gerrmoi edhe nje te trete here ne cante por serisht asgje. Derdhi mbi shtrat tere rraqet e cantes se tejmbushur e kerkoi serisht por USB qe kerkonte s'ishte aty.
Ne pune ishte e sigurte qe nuk e kish lene, ishte kthyer posacerisht per ta marre - kete e mbante mend fare mire. Prandaj, dreq - shfryu edhe nje tjeter here.
I duhej, materiali per kermillat ishte i teri aty dhe nese faqet e internetit s'e kishte gati per te nesermend shefi kete here s'do ta toleronte. Jona e dinte qe priste ate mundesine e pare per tu kapur e per ta perzene. Floket blu te Jones i prishnin reputacionin e ndermarrjes e kish degjuar ti thoshte nje dite sekretarit plak - kush dreqin mban nje sekretar xhanem kur ka goca te reja kurva Tirana plot. Nejse, kermijte... USB... u perqendrua serisht ne ate qe kerkonte per te kerkuar edhe nje te fundit here ndonese e dinte qe mes sendve te shumta gje s'do gjente.
DUhet t'i kish rene aty, ne trotuarin para studios. U vesh shpejte e shpejte, te njejtat rroba si me pare dhe pa e menduar doli nga shtepia per te marshuar drejt te njejtin vend.
Cpret idiote? Qe ta gjesh USB duke te te pritur ne trotuar? i bertiste vetes. Jo, nuk priste ate por ndoshta ai e kishte marre...
Hah, ai? Pra do te shohesh prape ate? vazhdoi pjesa djallezore te peshperiste 'O burra te 'ai''
Ndoshta as qe e kishte, fundja ai i futi serisht te tera ne canten e Jones. Ndoshta vertete nxitonte sepse kishte nje arsyje per ta pare edhe nje tjeter here. Per ti folur... Shkundi koken per te perzene ato idera sepse ne fund te fundit po e bente per kermijte - vetem per ato.
Po dhe ai guximi prej budallai i shteroi kur ndaloi perpara studios. Pa permes xhamit, por perpos drites se lene ndezur pas banakut serisht s'qendronte askush. Kishte ndonjehere njeri ne kete birruce?
U mbush me fryme, nje zot e dinte c'ajer e priste ne ate vend dhe shtyu deren mesa kishte fuqi. Ishte me e lehte nga cdukej dhe fluturoi hapur duke u perplasur fort ne murin e lyer me te zeze.
Zhurma e deres perziere me ate zilen qe lajmeronte qe dikush erdhi ndoshta do te zgjonin dike per ta detyruar te shfaqej por lesh me qime se zhurma qe vinte nga pas perdes se terhequr mbyllur ishte edhe me e forte - ato renkimet, zhurma e trupave qe perplaseshin me njeri tjetrin, ne ndonje siperfaqe te forte - zeri cjerres i nje kurve qe bertiste 'Me fort. Aty...ahhh... me fort Enea. Ah'Jona rrotulloi syte por per tu larguar nuk u largua. Fundja seks qe zgjaste pergjithnje s'kishte. U leshua ne nje karrige te parehatshme rrotulluese dhe per te shtyre kohen nisi te shihte ato dizanjot e ngjitura neper muret e erret. Njeri i pelqeu ne vecanti dhe iu afrua per ta pare me e perqendruar, aq e perqendruar sa as qe e degjoi qe gjurulldia perfundoi me ulerime prej sopranoje nga ana e femres. Po vazhdonte te shihte ato linjat aq delikate, ndoshta vizatuar per tu pikturuar perjete mbi lekuren e ndonjerit kur ndjeu dike qe krruante fytin pas saj.
U kthye e 'ai' qendronte gjysem zhveshur, paturpesisht pas Jones. Syte e bezdisur, ndoshta nga prania e saj aty gjate episodit te fundit te pornos ne orarin e punes.
'Shef ndonje gje qe te pelqen zog?' foli tere mendjemadhesi. Ndoshta i referohej trupit me ato muskujt e formuar qe i kish ekspozuar por Jona i shperfilli.
'USB time nuk e shoh kurrkund, keshtuqe jo.' u pergjigj duke mbledhur tere forcat e saj sepse ishte gati per te bertitur me te madhe - poo, te shoh ty - ndonese e dashura a kurva e tij e fundit ndodhej aty pas nje perdeje te holle e nese ishte ajo bjondja e meparshme, nje grifshe e pashoqe dukej ajo.
'USB? Jo lal'
'Qepare. U perplasem, me rane gjera. Ndonje rifreskim memorie?'
'E di kush je' foli thate ai. E dinte? Dinte dinte qe ishte ajo Jona e shkolles se mesme - bufja budallawe e fiksuar pas tij? Kish ngrire perpara tij, ashtu nje koke me e vogel sic ishte; syte ne krahun e tij te majte ku nje tatuazh arriti ta shperqendronte akoma edhe me shume.
'Qepare, ne rruge. Te mbaj mend nga floket blu' specifikoi dhe mes gishtave te tij preku floket e saj.
Deshiroi ti gjuante dores se tij qe luante me floket e saj hollake por per ate dreq si atehere perpara tij dorezohej.
Floket, vetem floket. Qetesoi veten Jona. Ai nuk mbante mend me shume,,fatmiresisht.'Ndonje gje tjeter blu?' Pyeti djallezisht, i vetedijshem qe trupit te tij Jona syte s'ja shqiste dot. Kafshe mendjemadhe kish qene gjithmone i kujtoi vetes.
'Jo'
'Se po shihje si shume e hutuar' Vazhdoi hundmajuci.
'Tatuazhin. Po shihja tatuazhin. Te dashurit tim do i pelqente nje' Genjeu aty per aty Jona dhe ngriti syte per ta sfiduar.
'Po sille se ja bejme dhe atij' qeshi tere djallezi. Me bej mua bertiste perversja brenda saj kurse kokeforta iu pergjigj
'E sjell une' e vendosur ndonese te dashur s'kishte. Dhe per inat te shikimit mosbesues qe ai i dhuroi duhet te gjente nje.
I ktheu prapanicen dhe doli nga studioja. Kermijte s'i gjeti. Fare mire mund te sorrollatej neper Tirane per te freskuar trurin, te hante ndonej akullore per te embelsuar te sotmen e ndonje torte rezerve per neser sepse kur shefi ti bertiste ajo glukoza do ti duhej shume.Ne pune te nesermen u vesh me te zeza gje qe rralle e bente. Dikush duhet te mbante zi per kermijte apo jo? E shefit kur e therriti ende pa e pyetur ai i tha qe punen se kish perfunduar.
'S'te therrita per kete' Foli shefi e ajo hapi syte. S'do ta pushonte?'Jo?'
'Besoj me Jonin je njohur. Merr shpjegoji pak punen. Qe tani e tutje do te te ndihmoje dhe ai. Ka ardhur me rekomandim te forte. Duhet te jete i zoti
'Me moluskun?' pyeti Jona. Jo, jo me ate humbesin nuk mesonte ajo.
'Mos e zgjat. Dhe kap floket' e perzuri ai. Ligji shefit thote fjalen mos ja bej dysh po ama tresh mund edhe tja bente prandaj Jonit qe priste me syte ngulur tek ajo vetem i shfryu perpara se te ulej pas kompjuterit te saj.
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...