Pjesa 49

508 72 45
                                    

Dhe koha kaloi, e me vete mori pakez prej peshes se tij te fajit, treti ne harrese kujtimet aq vivide te asaj tradhetie. Koha ne menyre te genjeshtert e beri te besonte qe ndoshta mund te mbijetonin, te ishin mire, te besonte ne nje te ardhme ndonese ai vete aq mire e dinte qe kish kalbezuar gjithcka.
Por ndonjehere eshte fati ai qe te kryqezon, qe luan me qeniet njerezore si te jene pupeta te tij. Ishte fati ai qe i dha goditjen e fundit, qe ndryshoi cdo gje, per te dy.
(A/N: He e gjeni dot se c'u ka ndodhur? 😂)

~

'Do jemi mire' i kish peshperitur ate pasdite teksa e shtrengonte ne krahet e tij. Fjale qe me shume se Jones ia thonte vetes; fjale qe deshironte aq deshperimisht ti besonte sic deshperimisht donte te kthente kohen pas per te zhbere makthin te cilin tashme zor se i shpetonte.
Genjeshtra i ka kembet e shkurtra e te shkurtra i kish vertete e ai serisht zgjodhi te gjenjente duke iu lutur zotit qe Jona mos ta zbulonte kurre.
Nje gabim, kishte qene nje gabim qe perfundoi ne castin kur brunen e perzuri prej studios se tij si kurva qe ajo ishte. Ajo nuk do te tregonte, sdo ta bente as Enea. Asgje me nuk e lidhte me te mbremje te mallkuar. Jona s'ka si ta zbuloje mundohej ti mbushte mendjen vetes. Jona nuk do ta zbulonte i lutej zotit.

'Te dua kaq shume sa ndonjehere trembem' kishte pranuar ajo, faqet ende te njomura prej atyre loteve te qelibarte.

'Une trembem se mos me len. Tremben per kaq shume gjera por jo prej asaj cka ndjej per ty.'

Sikur vetem ajo ta dinte - ta dinte qe ishte nje e fshehte qe mbi kokat e tyre qendronte fantazmike me peshen e nje te vertete qe mund ti shkaterronte ajo qe Enean e trembte me se shumti.

Kishte ndjere duart e Jones qe preknin fytyren e tij, buzet e saj qe ciknin te tijat e kete here nuk ishte terhequr. Nuk i kishte kerkuar te ndalonte. Vec puthjet e saj mund ta sheronin, delikatesa e saj te qetesonte ato stuhite e furishme te mijera ndjenjave brenda Eneas. Nuk e ndaloi sepse ishte egoist, nuk e ndaloi sepse ishte frikacak... u fsheh, kete here u fsheh pas asaj puthjeje aq engjellore.

'E di qe do ia dalim' i buzeqeshi Jona por as ai premtim nuk zhveshi syte e Eneas prej trishtimit, nuk mbushi zbrazetine e tyre.
Vazhdoi ta puthte, duke kerkuar me ato puthje me shume sic edhe duart e saj kerkonin trupin e tij. Kishte nevoje per te, kish nevoje te ishte e tija por Enea e ndaloi.

'Jo' shkundi koken e u ngrit.

'Pse?' Pyeti trishterisht e refuzuar.

'S'jam mire. Jo sot. Jo ketu'

Te bente dashuri me Jonen nuk mundej, jo pa u ndjere sikur ndyente qenien e saj te paster.
Jo, nuk mundej...
Nuk mundej te hiqej sikur s'kish ndodhur asgje e te ngecte ne kete lidhje te paralizuar.

'Nuk je ti, jam une' i peshperiti Jones, ato fjalet qe ate e bene te qeshte aq ironisht.

'Seriozisht? Sapo me citove nje prej shprehjeve me cliche te ndarjeve kur personi eshte shume pule per te pranuar te verteta' shkundi koken e zhgenjyer 'Si ta kuptoj kete une?' Kerkoi deshperimisht te dinte prej Eneas.

'Nuk dua qe te ndahemi' shpalli i sigurte. Per kete lidhje donte te luftonte, te pastrohej - por s'dinte me si. 'Por nuk jam mire. Keto ditet, kane qene... kane qene dite muti e me kane rropatur pak'
Ndjenja e fajit e kish sfilitur.

'Po te besoj, por te betohem Enea qe nese.... nese pas ca ditesh me del me nje tjeter justifikim. S'di si do veproj. As tani s'di cte te them e c'te mendoj' shkundte koken.

'Do te flasim. Do flasim per shume gjera. Per gjithcka' do duhej ti thoshte mendonte me veten. Do ti thoshte vazhdonte te kembengulte i vendosur ne mendjen e tij. 'Kemi shume per te folur Jona'

'Sa me tremb kjo 'kemi shume per te folur' pranoi si nje femije i vogel.

'Mos. Mos u tremb' e qetesoi. Duhej te trembej ai, ai prej merise e urrejtjes se saj.

E ditet kaluan e me njeri tjetrin folen, folen per aq shume gjera, thuajse gjithcka por kurre per ate mbremje te mallkuar.
Dy a tri here u mat ti tregonte e gjithmone terhiqej. Jona i buzeqeshte e perpara buzeqeshjeve te saj ai dorezohej plotesisht. Here te tjera i thoshte se e donte e smund ta bente qe ta urrente aty, ne ate cast.
E koha kaloi e ai serisht s'mundi ti thoshte. Jo kur Jona e puthte, jo kur zgjoheshin krah njeri tjetrit si dikur sepse mengjeset e saj nuk donte ti trazonte.

Koha kaloi e treti frikerat - koha kaloi dhe ne ate farsen qe ai e dinte qe po jetonin Jona e Enea ishin me te lumtur se kurre.

Vetem ai dhe ajo dhe askush tjeter mes tyre. Ai dhe ajo dhe dashuria qe kishin lejuae ti udhehiqte. Ai dhe ajo dhe fati xheloz e smirqar qe ate 'parajsen e qetesise se tyre' duhet ta trondiste. Ai dhe ajo dhe gjithnje nje i trete mes tyre.

Ata dhe ajo e vertete qe ai duhet t'ja thoshte. Nje e vertete me e madhe e me kercenuese se ajo mbremje e dehur.
Ai dhe ajo dhe koha qe me nuk ishte mikja e tij por tik taku qe kercenueshem i kujtonte qe mund te ishte teper vone, cdo sekond qe kalonte edhe me vone per te c'groposue faje te se shkuares qe kercenonin te shembnin te ardhmen qe te dy aq shume donin te ndertonin me njeri tjetrin.

~

'Do takoj Eneas pas pune' i tha Jonit kur ai i kerkoi qe te pinte nje kafe me te dhe Iven.

'Epo mire. Here tjeter. Kot thashe edhe une. Dhe meqe ra fjala, ate takimin tone te famshem katersh kur do ta leme?'

'Gjithmone harroj te kujtohem' qeshi 'Po flas me Enean sot dhe e leme per neser?'

'Aleluja' qeshi dhe Joni qe krah Ives ishte dita dites me i lumtur.

'Te shkelqen fytyra' e ngacmoi Jona.

'S'ke pare tenden ti' ia ktheu pas Joni. 'Jemi te dy te lumtur e keshtu qofshim gjithmone.'

'Mungon vera per dolli.' E talli Jona e serisht te dy qeshen. S'kujtonte te isht ndjere ndonjehere me e lumtur dhe me e qete....
Shume e qete, sic ishte e qete edhe nata para nje stuhie kur nuk pipetinte asgje. Cila do te ishte stuhia e rradhes?
Shkundi koken e ato mendime i perzuri. Pesimiste kish premtuar qe nuk do te ishte me.
Nuk do te kete stuhi foli me veten. Asnje stuhi.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now