'Dhe ne tere permbledhjen e dites tende te mbushur me mua nuk e kuptova si perfundove ketu' u mundua Enea te nxirrte me stil prej Jones duke ofruar edhe nje tjeter pije per te. Ndonese e pire pre e atyre kurtheve te tij me nuk binte prandaj vetem iu zgerdhi perpara se te rekellente alkolin.
'Nuk ta them. Gjerat personale nuk i them une' shkundi gishtin disa here perpara fytyres se tij. Ishte Enea qe i shtrengoi doren dhe nuk e leshoi por e udhehoqi drejt gjurit te tij.
'Pastaj ca interesohesh kaq shume xhanem. Kursehu se ne shtratin tend nuk do perfundoj une' guximin per ti thene gjera te tilla atij ndoshta e gjente tek alkoli dhe ndoshta tek ajo xhelozia prej budallaqeje qe e brente perbrenda ndonese Enean s'e kishte asgje.
'Po nje takim ama e fitoj?'
'Telebingooo' ngriti zerin ajo dhe qeshi.
'Mos duhet te them Alo tani si ato traplliqet e te dieles?'
'Jo Ardit joo' vazhdoi te derdelliste kodra pas bregut e nje zot e dinte dhe sa do te kishte vazhduar te fliste dhe te vete-felliqej nese nuk do te kishin qene buzet e tij te egra e kerkuese qe e benin te heshtte. Po e puthte? pyeste veten e hutuar. Po, po e puthte dhe ajo s'po ia linte manget. Kaq e pat edhe forca kritikoi veten por ta shtynte s'mori mundimin. Do ta puthte edhe per 5 sekonda vendosi. 5,4,3,2,1... Shume pak. Edhe nje peseshe tjeter e nje zot e di se pas sa 5 sekondeshash e shtyu duke iu shkeputur kraheve te tij.
'Po kjo? E fitova nje takim tani?' pyeti djallezisht ai, ashtu tere vetebesim sic sillej gjithnje. Sikur te kishte cliruar ish katundin e Tiranes ky.
'Po per cfare dreqin do nje takim me mua xhanem.' ia nisi me ato dyshimet e ankesat e veta 'A nuk ke nje armate bucesh qe te lepihen? Kushedi sa mire puthin. Te bejne dhe gjera te tjera. Mos humb kohe me mua o byrazer po ik me ato se te del me mire' e zgjati e ai e lejoi te fliste. Vetem ne fund qeshi dhe qetesisht foli.
'Ja qe une kete takimin e dua me ty Makarona'
Se cfare ndodhi me pas as qe e mbante mend. S'arriti ta kujtonte as te nesermen kur u zgjua me dhimbje koke. Dicka shume e koklavitur per trurin e saj te mpire. Klodi qe iu afrua e si nje vella nga ato lacat fanatike i hodhi krahet supeve e iu skermit Eneas qe i qete si gjithmone iu prezantua si nje shok i Jones.
'Shok qe ma zhvesh motren me sy' volli vrer i vellai po se si i ishte pergjigjur Enea nje zot e dinte se kish qene e zene duke share e mallkuar me veten Klodin qejfaprishes. Per veten e tij u kenaq ai.
Ekuacionit i shtohej dhe ajo bimba e te vellait qe ne mes te katrahures i zgjati doren per t'ju prezantuar. Emrin e tha po edhe ate Jona nuk e mbante mend.'Do flasim Blu' kishin qene fjalet e fundit te Eneas teksa i vellai e terhiqte jashte lokalit ne te cilin e kish cuar vete e ajo pyeste veten se si?
Pergjigje qe e mori te nesermen kur nje mesazh priste i palexuar ne telefonin e saj.
'Miremengjes Blu'
Vetem atehere zemra iu zgjua e nisi ato rrahjet e shpejta alla UsainBolt. E mira e mesazheve ishte qe mund te fshiheshe pas ca fjaleve moskokecarese ndonese nese do ta kishte patur Enean aty do te ishte shkrire e tera.
'Si e gjete numrin tim?' shkruajti e fshiu. E c'rendesi kishte. Me shume mundesi ia kish dhene vete diten e djeshme sepse edhe ajo kishte te tijin te ruajtur ne telefon.
'Miremengjes e quan ti tani? Ora 10' u shtriq ne shtrat pasi iu pergjigj. Fundjavat i dashuronte sepse ishin te vetmet dite kur mund te flinte deri vone.
'Shume heret madje' iu pergjigj ai.
Bravo budalla shfryu Jona. E si ti pergjigjej tani? Urrente kur i duhej te vriste mendjen per ndonje gje te papare per te thene. E hodhi telefonin me tej mbi shtrat. E ku kishte me te papare se ta injoronte?'Pra, sonte e oren 9?' shkruajti serisht ai pas disa minutash.
'Cfare ne 9? Do shofim Xhansune?' beri interesanten dhe te veshtiren duke iu referuar atyre telenovelave turke qe shihte e ema.
'Takimin tone te pare'
'Teknikisht nuk eshte i pari nese llogarit ato heret ne shkollen e mesme' i kujtoi Jona.
'I pari prej verteti'
'Ta mendoj' shkruajti.
'Okay atehere, shihemi ne darke :*'
Nuk kishte genjyer kur kish thene qe do e mendonte sepse edhe vete s'ishte e sigurte. Donte dhe s'donte te ngaterrohej me me te. Por dreqin, kurioziteti vrau macen. E ca ishte ajo qe mos te tundohej e vritej pakez nga kurioziteti? Padyshim qe jo aliene prandaj u cua pa u menduar dy here, aq shpejte sa edhe mendja i erdhi rrotull disa here. Hapi dollapin dhe iu fut punes - kerkimit te ndonje veshjeje alla Jona qe t'a linte ate pa fjale. Mesa duket mendjen e kishte ndare e ne ate dreq takimi idiot me mendjemadhin do te shkonte...
Kur me ne fund doli nga dhoma i vellai qe qendronte shtrire si pasha me telefonin ne dore ngriti syte dhe pa shtrembur nga ajo.
'Cfare ke kaqol?' e pyeti pa e vrare mendjen qe bertiti duke terhequr edhe vemendjen e te emes qe si gjithnje gatuante.'Hic hic.'
'Aman kur te ben dhe ti interesantin mos ngelte njeri buzequmesht' i gjuaji ashtu sic gjithnje i kish gjuajtur edhe kur kishin qene te vegjel per te nisur ndonje sherr vetem se tani perpos vrenjtjeve edhe ndonje 'me ler rehat-i' me te vellain nuk zihej me. Gje e mire kjo, se se fundmi ai skilipeci trupvogel ishte rritur e kish dale dy pellembe mbi Jonen...
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...