Pjesa 44

554 82 34
                                    

Ajo nate e fundit me Enean, si edhe ndarja aq e thate ne aeroport me te e kishin lene me konfuze se kurre.
Fajtore? Po, ndihej e tille por ego ia bente aq te veshtire qe t'i pranonte atij qe kishte gabuar. E me pas ajo enderr, emri Jonit peshperitur prej buzeve te saj teksa ishte Enea ai qe puthte dhe ledhatonte per ta zgjuar. Ndihej nje budallacke e sado qe ish munduar ti shpjegonte serisht ndihej fajtore edhe per gjera per te cilat s'duhet te ishte e tille. Nje enderr, kish qene nje enderr e enderrat ajo s'mund ti kontrollonte dot. Nje enderr e marre e bizarre krejtesisht e pabaze qe e kish bere te psheretinte emrin e nje tjeter mashkulli teksa perkedhelej prej te dashurit te saj.
'Ishte enderr' i kishte perseritur sa e sa here, per Enean qe bente dashuri me trupin e saj, per veten me konfuze se kurre.

'Ishte enderr' kishte psheretire edhe ne fund kur terhiqte carcafin per te mbuluar trupin e saj te zhveshur. Nuk kishte patur perqafime e shtrengime, asnje perkedhelje e fjale te buta dashurie. Pa thene asgje ai ishte ngritur, per te rremuar ne canten e vogel per nje pakete te harruar aty. Ashtu zhveshur kishte hapur dritaren e vogel e me syte e perqendruar ne 'asgje' thithte cigaren e mallkuar qe ajo donte aq shume tja shkulte prej gishtave qe deri pak me pare luanin me trupin e saj. Kerkonte vemendjen e tij, ate qe Enea ia dhuronte nje objekti vrases, qiellit te erret te nates e Jonen e injoronte.

'Enea' belbezoi emrin e tij. U ngrit per t'ju afruar, ashtu me carcafin e gjate mbeshtjelle rreth vetes. Doren e leshoi mbi supin e tij e u perkul aq ngadale per te puthur qafen e tij. 'Enea...' perseriti.

'E di, ishte enderr. Mos ma thuaj me' ia preu ai e vazhdoi te studionte naten e zbrazet.

'Me shiko' iu lut teksa gishtat e dores tjeter preknin tatuazhin ne krahun e tij, rreshkitnin e ndiqnin linjag perdredhese te asaj J e celesit sol nen te.

'Me shiko Enea' kerkoi me ngulmuese e doren tjeter e vendosi ne fytyren e tij per ta kthyer drejt vetes. Syte e zbrazet e tremben, e ndonese ai menjehere i mbylli per tju arratisur shikimit te saj Jones nuk i shpetoi ai trazimi i shpirtit te tij qe mesemiri pasqyrohej ne dy syte e lodhur.

'Me fal, per te tera. Me fal. Te dua kaq shume sa ndonjehere eshte kjo dashuri e madhe qe me tremb e me duket e gabuar' mbeshteti ballin mbi te tijin e ajo fryma e nxehte e Eneas qe i perplasej ne fytere i jepte guxim. 'Nuk di si te jem 'e mire'. S'di si te sillem dhe teksa mundohem te te lumturoj ia dal te te merzis me padurimin tim'

'S'ke pse justifikohesh Jona' Hoqi doren e saj prej fytyres se tij. Ajo prekje ishte shperqendruese e ne ate cast nuk donte e shperqendrohej prej saj, prej atyre fjaleve te bukura. Nuk donte te harronte aq thjeshte qe ajo kish shqiptuar emrin e nje tjetri teksa ai mundohej ti falte kenaqesi. Ato dy rrokje te mallkuara, kater shkronja qe vrane te fundit ndjenje qetesie e sigurie qe gjente krah saj. Ate emer qe s'donte ta harronte e me ate emer vazhdonte te lendonte e vriste veten per te ndjere, dicka qe nuk ishte zbrazeti.

'Por s'eshte justifikim. Dua te me kuptosh'

'E di qe me do, qetesohu' preku supet e saj per ta mbajtur larg vetes.

'Do me falesh?' vazhdoi ajo. U ngrit e nisi te hidhte rrobat e lena mbi nje karrige ne valixhen e vogel.

'S'kam per cfare te te fal. S'ke pse me kerkon ndjese'

'Per keto dite' i kujtoi Jona qe serisht tentoi ta perqafonte duke lidhur krahet e saj te holle rreth mesit te tij. Ishte nje koke me e shkurter se Enea e ai mbeshteti mjekren mbi floket e saj te bute te arte.

'Jemi mire blu. Do jemi mire' shfryu e ato fjale donte ti besonte edhe vete, me ato fjale deshironte te pergjumte ato frikerat e zgjuara ne mendjen e tij.

'Edhe nje jave.' I kujtoi Jona. Edhe nje jave e cdo gje do te normalizohej me kthimin e saj ne Tirane. Rutina e perditshmerise mbushur me Enean i mungonte e me padurim priste te rikthehej ne ate monotoni te bukur qe njihte aq mire, ne shtepi.

'Po. Edhe aq' vazhdoi ta perqafonte e ashtu ne krahet e njeri tjetrit ecen drejt shtratit ku gjumi i zuri shtrenguar e ndonese aq prane, serisht ndjente ftohte, serisht kish frike.

***

Ne pune pasi la Enean ne aeroport u kthye e hutuar sic nuk kish qene kurre.
'Te pres. Te dua' i kishte premtuar per ta qetesuar por syte e tij nuk i buzeqeshnin, nuk e ngrohnin zemren e saj si dikur. E teksa e pa te largohej ashtu, kerrusur e pa kthyer koken drejt saj ishte mese e sigurte qe e kishte dhjere. Duhej shume me shume se fjale qe ai ta besonte, duhej ti deshmonte qe vertete e dashuronte.

'C'ke keshtu?' E pyeti Joni kur u leshua ne ate karrigen krah tij ne ate tavolinen perballe kompjuterit te perbashket.

'Hic' genjeu.

'Dukesh si mos me keq' Komentoi molusku, te cilit gjera te tilla zor se i shpetonin.'

'Epo s'jam' ngriti zerin nervoze.

'Mire mire. Flit kur te jesh me e qete. Une ketu jam' qe mos ta shtynte kur ishte e merzitur e kishte mesuar.

'Jam vertete e ftohte une?' pyeti pas pak minutash Jona, pasi kish ngrene thonjte e shkurter anksioze.

'Ti? Jo' shkundi koken Joni.

'Dua te them qe nuk di te shpreh ate qe ndjej. Qe dukem e terhequr dhe mbaj nje qendrim te jashtem ndaj gjerave' Shpjegoi.

'Kete e ben. E ta kam thene qe ne fillim' s'kishte qene e veshtire qe pas vajzes me pergjigjet gjithmone gati e me ofendimet therese te shihte te pasigurten e te frikesuaren qe fshihej prej te tereve.

'E di.' uli koken e Joni priti. Qe ajo deshironte te fliste e do ta bente ishte mese e dukshme 'Nuk dua te jem me keshtu. Si te ndryshoj molusk?' Kerkoi prej tij ndonese e dinte qe e vetmja qe mund ta ndihmonte ishte vete ajo. Pergjigjen duhet ta kerkonte tek vetja e jo prej Jonit shpirtbute.

'Besoj se do e kesh te lehte kur te ndihesh vertete rehat me dike.'

'Enean e dua' shpalli me e sigurte se kurre me pare 'E dua e per te do beja cdo gje. E serisht nuk mund te ndryshoj. Pse?'

Ndoshta nuk e do mjaftueshem? Ndoshta nuk ndihesh aq rehat krah tij, aq e sigurte sac do te doje? Ndoshta ndonjehere s'eshte e mjaftueshme dashuria?

Por keto Joni asaj nuk ia tha. Mbi tavoline i shtrengoi doren e pas nje buzeqeshjeje te embel i peshperiti

'Ti je ndryshe. Thjesht nuk do qe ta shikosh. Je pak negative me veten, kaq'

'Ti gjithmone me paraqit si shume te mire'

'Une sti kursej te metat kur ka e gjithmone ti kam vene ne dukje' kundershtoi Joni. Buzeqeshi edhe ajo dhe me koke pohoi. Kishte te drejte, gjithmone e kishte bere.

'Rehat ndihem me ty. Mendoj' Shkundi koken konfuze me veten 'Dhe kjo eshte kaq e cuditshme' Jonit mund ti thoshte gjithcka.

'Sepse une jam shoku me i mire qe mund te kete dicka. Jam gatuar per te qene material shoku te ngushte perfekt une. Ja pyet dhe Elian' lavderoi me shaka veten per te terhequr Jonen jashte atyre dyshimeve ne te cilat po mbytej.

'S'kam nevoje ta pyes se e shoh vete. Faleminderit Jon' doren ia shtrengoi pak me forte duke i lejue qe duart e tyre te mbeteshin te kryqezuara aty mbi tavolinen e drunjte.

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now