Pjesa 35

592 81 40
                                    

'C'eshte kjo?' Pyeti e buzeqeshur. Shihte ate furgonin rulo, te cilin Enea e kish shnderruar ne nje ambjent te kendshem, me dritat shumengjyrese nga ato te vitit te ri qe ndriconin erresiren.

'Tentativa ime per romanticizem. Mos ma dhje te lutem' hapi deren per Jonen e pasi ajo u rehatua ne ate ndenjesen e pare, kerceu pas timonit. Makinen e rende ia kish huazuar nje miku, nje prej atyre shokeve pasanike qe kish njohur ne angli qe rulone e kish blere shtyre nga ndonje teke adoleshenteske. Kushedi sa vite kishte e paperdorur ne garazhin e viles se tij perpara se Enea t'i kerkonte qe ta merrte.

'E paske seriozisht me kte o pall k*ri apo sa t'i mbushesh mendjen te te hap kembet he lask*r? (Ndjese per fjalorin por per bela kshu flasin cunat)

As qe i ishte pergjigjur por duke e falenderuar per celesat qe i zgjati, hipi ne makinen furgon qe fatmiresisht ende punonte.
Ato brendesine i ish dashur ta modifikonte pak, te pastronte pislleqet e harruara aty prej vitesh, te zhdukte ato batanijet e zhulosura e ato dysheket te kthyer ne gri. Dritat i kishte gjetur ne depon e shtepise, pasi kishte pyetur te emen ne i kishin akoma. Ambjenti behej me i kendshem me ngrohtesine e atyre pocave te veçkel. Kish marre edhe kitaren, te c'akorduar e te pluhurosur ne nje cep te dhomes. Nje zot e dinte sa vite kishte pa e prekur e me te ne preher ish ulur ne shtratin e vogel tek per te shkuar gishtat ne telat e metalte. Ende kujtonte 2 apo 3 melodi te kendshme e tani qe e dinte qe Jona dashuronte muziken ishte i vendosur per te mesuar edhe me shume. Dikur e kish dashuruar edhe ai sepse tingujt e ashper e njekohesisht te bute kishin qene per Enean i vetmi shpetim ne ate vetmine mbytese larg atdheut. E kishte harruar, si dhe tere ato vese e tjera kur ishte rikthyer serisht ne shtepi.

'Mua me pelqen. Eshte gjeja me e bukur, me e bukur qe dikush ka bere per mua' Pranoi teksa mberthente rreth vetes rripin e sigurimit. Ai preku doren e saj, e shtrengoi per mos ta leshuar gjate tere rruges drejt Durresit kur me veten bluante tere gjerat e bukura qe ishte mese i gatshem te bente per te, kete here jo sepse deshironte trupin e saj - kete here sepse dashuronte zemren e trembur te Jones.

Parkoi ne ate kodren ku dikur kish qene vila mbreterore, tani nje tjeter shtepi e pamirembajtur kthyer ne nje rezidence qeveritare. E c'rendesi kishte persa kohe pamja ishte mbreselenese. Qyteti i shtrire   buzet e se cilit ledhatoheshin nga deti i paskaj, qielli i ngjyrosur magjishem me ato ngjyrat e perendimit e dielli, nje topth i zjarrte gati per te nderrmarre ate zhytjen e tij spektakolare ne det.

'Padyshim gjeja me e bukur' Perseriti serisht Jona. Kishin zbritur nga sedilet e parehatshme e qendronin ulur ne pjesen e pasme te makines, me syte e fiksuar ne ate shfaqej aq mbreselense te natyres. Mbeshteti koken ne supin e tij e thithi ate aromen aq mashkullore te Eneas.

Prane, e ndjente prane dhe kjo i pelqente. Buzeqeshi, nga hici per hicgje, per gjithcka qe ishte ai cast. Buzeqeshi edhe me fort kur ndjeu buzet e tij pakez te ashpera ne ballin e saj. Lejoi vetes te mbyllte syte sepse disa gjera ishin edhe me te bukura se perendimi - ky cast, keto ndjenja.

'Te dua' u duk sikur degjoi ti peshperitej e la ato fjale te perkedhelnin shpirtin e saj. Ndoshta nje klithme e deshirave te mira por kur serisht degjoi te njejtat fjale ti peshperiteshin aq butesisht hapi syte e pa ate, vertete pa Enean. Ai me tha te dua brohoriste me veten. Ai me do.

'Edhe une' iu pergjigj e sigurte dhe ishte vete ajo qe mbylli distancen mes tyre per ta puthur aty mes pishave nen kupene e zjarrte te qiellit te ndezur me magji.

*
Mbremja kish rene tashme dhe zhurmat e dites, atyre makinave qe tek tuk kalonin aty prane, ia kishin lene vendin kengeve te gjinkallave qe fshehur mes pemeve shushuritnin ne kor.
Qendronin mbeshtjelle ne krahet e njeri tjetrit, brenga rulose qe Enea aq bukur e kish zbukuruar vetem per Jonen.
Syte i ndaluan mbi kitaren dhe duke e terhequr e vendosi ne preherin e tij.

'Di te luash?'

'Fare pak dhe kot' u shfajesua ai qe ndihej jo i zoti ndonese kishte praktikuar aq shume. Vetja i dukej edhe qesharak. Keto preokupimet per te magjepsur nje femer a nuk ishin dicka adoleshentore qe duhet ta kishte lene pas? Pse vetem tani ndjente se deshironte te dilte nga vetja, te transformohej ne nje mashkull krejtesisht tjeter vetem per te?

'Me ler mua te gjykoj. Luaj dicka.' i kerkoi e pa gishtat e gjate te Eneas qe u mbyllen rreth qafes se kitares, qe kerkonin telat per ti shtypur butesisht.

'Do te te shpifet' Tha serisht pasi me kot shkoi gishtat ne 5 telat e metalte.
S'ju pergjigj por i hodhi nje shikim te vrenjtur qe u zbut kur melodia e embel e nje kenge aq te njohur per Jonen i mbeshtolli te dy ne nje flluske.

The thrill is gone
The thrill is gone away
The thrill is gone baby
The thrill is gone away
You know you done me wrong baby
And you'll be sorry someday

Kendoi, ate kenge qe aq mire e njihte. Hapi syte vetem kur muzika rreshti per ti lene vendin serisht ftohtesise se heshtjes.

'Wow' e terhoqi ne krahet e tij per ti rrembyer nje puthje te zjarrte. 'Nuk rresht se me mahnituri' i rrefeu mes puthjesh e ajo buzeqeshte, dukshem e lumtur ne krahet e tij.

'Je i mire Enea. Me kitaren' plotesoi.

'Ndersa ti je e mire ne gjithcka' zeri i saj, aq melodioz dhe i embel e kish roberuar edhe me. S'kishte me kthim pas - tashme i perkiste teresesisht e plotesisht vetem asaj.

'Mos se me rritet hunda' te komplimentohej nuk ishte mesuar. Lozonjare u largua pakez prej tij per ta pare teksa ai buzeqeshte. Dukej i bukur, i qete. I lumtur...

'Eshte nje nga kenget e mia te preferuara ajo' pranoi. Dicka ne ate muziken e lehte e melankoline blues qe e kishte hipnotizuar pasi e kish degjuar per te paren here.

'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi ai.

'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi Jona dhe te dy qeshen.

'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim.
E Jona, klishe u ndje pakez sepse romanticizmin gjithnje e kishte etiketuar si te tille duke e perbuzur por ate cast, ate cast e dashuroi. Tashme kishte nje klishe te preferuar e kjo ishte dashuria....

Pjese me romantike, velese dhe te embel s'ka patur kjo historia 😂
Kjo shkon per te tere ato qe duan dhe ship-in Jonen dhe Enean :D 😍

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now