Shihte unazen qe mbante ne gisht mbi gurin e se ciles rrezet e drites luanin duke u thyer per te reflektuar aq bukur spektrin e ngjyrave. Qeshte sepse vertete ishte e lumtur e s'kish nevoje per te pare ate unaze per te kujtuar qe 'dashurine' ia kish premtuar dikujt tjeter. Henrin e dashuronte, thellesisht dhe ne nje menyre sa te thjeshte e te komplikuar ne te njejten kohe.
Ishin takuar perpara 4 vitesh, kur asokohe Jona prezantonte cdo jave nje emision ne radio. Sipas drejtoreshes derdellitjet e saj prej llafazaneje ishin terheqese. Ne nje event te radios ai kish qene aty, veshur si gjithnje kendshem - nje mashkull i mbajtur e simpatik qe ndonese nuk donte terhiqte vemendjen e tere femrave mbi veten. Ishte perfaqesuesi marketingut te nje ndermarrjeje e me drejtoreshen fliste per te transmetuar nje reklame gjate emisionit te Jones. 'Eja t'ju prezantoj' kish shpallur drejtoresha duke terhequr Jonen drejt djalit qe me nje buzeqeshjeje do drogonte qenien e saj, do ta bente te harronte pse prej djemve kish hequr dore.'Henri, Jona' kish bere ato prezantimet aq zyrtare e me pas ishte zhdukur per ti lene vetem.
'Gezohem qe te njoh me ne fund.' Sic i kish thene emisionin e saj kur kishte mundesi e ndiqte.
'Ka ende njerez qe degjojne radio per qejf?' kujtonte se si e kish pyetur e habitur e ai kishte qeshur.
'Ja qe ka.' Sipas Henrit me mire te degjoje dicka te sinqerte sesa te shihje figura te plastifikuara ne televizor qe s'dinin as te flisnin.
'Qenke shpirt i vjeter' kish perkthyer prej anglishtes e menjehere kish nisur me nje te folur alla Joneske te shfajesohej per ate qe ndoshta kish ngjajtur keq.
'A nuk je edhe ti?' Buzeqeshi serisht e po me nje buzeqeshje mashtroi zemren e Jones duke e bere ti besonte serisht nje tjeter mashkulli.
I kish propozuar para pak kohesh e Jona pa u menduar kishte pranuar. E penduar s'ishte aspak.
Nuk pendohej as pasi kish ripare Enean pas aq kohesh. Enean qe trishtueshem i qeshte - si te ishte ende i thyer. Enean qe ndoshta jetonte burgosur ne nje te shkuar qe Jona e kishte lene te shkonte. Enean qe ajo e dinte e vazhdonte te denonte veten ndonese ndoshta jeta e kish denuar mjaftueshem e ne te njejten kohe e kishte perkedhelur duke i dhuruar nje engjell, Azuren. Dikur kish qene vete ajo bluja e tij por tashme edhe ai vend i perkiste nje tjetre - nje tjetre qe zoteronte cdo qelize te Eneas.'Takova Enean sot' i rrefeu Henrit kur pas punes e atyre mijera mbledhjeve me te cilat shefi i torturonte u kthye i rraskapitur me shtepi. Rreth Eneas i kishte treguar gjithcka e ti fshihte gje nuk kish ndermend. Besimin e tij e kishte fituar e ta thyente nuk donte.
'Si?' pyeti. S'dukej i trazuar sepse gjithashtu i besonte Jones sikurse edhe ajo atij. Henri s'dinte te behej xheloz e xhelozinene merzine nuk inlinte te shkaterronin dicka. Perpiqej, vazhdimisht e ia dilte fare mire te zgjidhte gjithcka me qetesi.
'Nga liqeni' e teksa e perqafonte sepse e kish marre malli i tregoi per ate takim te shkurter.
'Si ndihesh?' E pyeti ne fund ai e me doren e djathte perkedhelte fytyren e saj.
'E cliret. E lire. E lumtur dhe e dashuruar' ne maje te gishtave u ngrit per ti rrembyer nje puthje te shkurter.
Henri ishte i shendetshem aty ku Enea per zemren e saj kish qene ai helmi varesikrijues.
Ndihej mire. Ndihej e cliret sepse pas kaq shume kohesh dyshimet nuk torturonin me, e lire sepse zinxhireve burgoses te se shkuares i kish shpetuar dhe e lumtur sepse ishte e sigurte - kishte bere zgjedhjen e duhur...Ose ndoshta jo?
Koha do tregonte - koha tregonte gjithcka....*
Studion vazhdonte ta kishte, ndonese tashme si kushtonte tere kohen e tij si me pare. Tashme ne qender te gjithckaje ishte Azura e tij qe me nje buzeqeshje e clironte prej cdo kthetre dashakeqe te se shkuares qe vazhdonte ta perndiqte.
S'jam i forte mjaftueshem per te shpetua, sjam i forte mjaftueshem per ta luftuar i kujtonte vetes e ne te njejten kohe e dinte, e dinte qe ndoshta s'ishte ende gati per ta lene te shkonte... s'ishte gati te varroste kujtimin aq vivid te Jones qe e kish shoqeruar per kaq gjate.
Ne shkuaren kerkonte shprese, shprese se nje dite ato do te shfaqej e permes deres se vogel do te ecte drejt tij. Do te belbezonte sic bente kur s'dinte cte thoshte me pare, te fshihej pas flokeve qe linte ti binin mbi fytyre e me pas te niste te fliste shpejte, te thoshte cdo gje ne nje fjali pa ndaluar te mbushej me fryme.
E shpresen nuk e vrau dot as diamanti shkelqyes ne gishtin e saj. 'Hajde Jona' lutej cdo mbremje e ndonjehere ajo edhe e degjonte e shfaqej ne enderrat e tij por kurre nuk vinte vertete....
Kurre... deri kur e beri. Kur nje dite si tere te tjerat e ne te njejten kohe nje dite krejtesisht ndryshe ajo ishte aty - qendronte perballe tij ne studion e vogel. Fshihej turpacake me syte e permbysur e ne te njejten kohe sfidonte me qendrimin e drejte por nuk fliste.
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...