'E ke vendosur te me rrish tere turinj a ca?' perplasi dosjet fort ne tavolinen e Jonit i cili i hutuar sic ishte kerceu perpjete.
'Mos me tremb ashtu' u ankua e pa pare nga Jona vazhdoi te merrej me punet e tij.
'Pergjigju pra' i kerkoi ajo. Prej ditesh Joni dukej se trembej prej saj. Ai qe buzeqeshte kur ajo hynte ne zyre tashme dukej sikur kerkonte te gjente ndonje vrime e te futej. Ai qe gjithmone ofrohej ta ndihmonte e shoqeronte tani sajonte lloj lloj justifikimesh, njeri me i pabesueshem se tjetri.
'Nuk te rri me turinj. Te duket ty' u shfajesua.
'Atehere mire.I bie qe do vish me mua tek radio. Stela ka pyetur per ty' e genjeu sa per te terhequr vemendjen e tij.
'Jo, se... se po programoj dhe...'
'Dhe ... dhe e ke vendosur te me vesh vijen vetem sepse flas me Enean si miq.' rrudhi vetullat dhe me shikimin e egersuar sfidoi Jonin per nje pergjigje.
'E pse te te mbaj turinj per ate une ty. Ne shoke jemi'
'Sepse e ke inat pa e njohur ja pse' i kujtoi. E tera kishte filluar kur te nesermen e asaj mbremjes se bisedave filozofike ne shkallet e pallatit, Jona kishte pranuar qe kishte vendosur ti jepte Eneas nje cerek shansi - kete here duke ia nisur nga te qenurit miq.
'Jona, me ler te punoj' nuk iu pergjigj e vazhdoi te shtypte kot me kot ne tastjere. Ajo u perkul per te pare pas shpines se tij ekranin e ndricuar keqas.
'E ke gabim, qe tek rreshti trete ia ke futur pordhes' konstatoi per ta acaruar e u largua me hapat e medhenj drejt tavolines se saj. U leshua ne karrigen e zhgaravitur e nisi te rrotullohej e me pas te perplaste kembet ne dysheme. As qe i behej vone qe Joni sillej ashtu. Le te plaste po te donte, ajo s'kishte bere asgje te gabuar. Dhe fakti qe mbante inate idiote ishte e tere puna e tij.
Me turinjte e varur te Jonit ishte ngopur keto dy javet e fundit. Ishte lodhur edhe me te vellain te cilit vetja tashme i dukej i rritur e i kerkonte asaj llogari vend e pa vend. Per mos tia nisur me ato fiksimet e te emes e shperfilljet e te atit e me pas te bertiturat qe zgjonin tere pallatin dhe ato krizat e histerise se te emes kur ai zhdukej serisht. Ne tere lemshin kaotik te jetes se saj Jona kish gjetur nje shpetim - Enean qe mendonte se po e njihte vertete vetem tani. Tani qe kishin vendosur qe me njeri tjetrin te njiheshin si dy miq, pa ngaterruar ne mes ndjenja te tjera, xhelozira e kujtime te hidhura te se shkuares. E tek ai i huaj, tek ai Enea i ri kish gjetur vertete nje shok me te cilin kishte nisur te hapej nga pak. I kishte treguar copeza te vogla te jetes se saj, te problemeve familjare dhe kishte pranuar edhe pasigurite e saj te ushqyera nder vite edhe prej lojes se tij te ndyre - pasiguri te fshehura aq thelle e te maskuara aq mire me floket blu te ashper, me majat e djegura e te pajeta.
Kishte folur edhe ai, per jeten e pabaze ne Angli, ate ekzistencen pa asnje konstante. S'kisha as ndonje qellim te qarte per te ardhmen qe te me mbante me kembe ne toke i kishte pranuar ne nje prej atyre mesazheve te shkembyera ne oret e vona te mbremjes. I kishte kerkuar ndjese per gabime e te mesmes, kishte shprehur qe thelle brenda vetes deshironte qe ndjese ti kerkonte edhe sa e sa femrave te tjera, qofshin ato te perdala qe i ishin ofruar apo vajza qe prej tij kishin shpresuar edhe dicka me shume se disa nete pasioni. Dua te jem ndryshe. kishte shpallur.
Te jem me i mire per ty, me i mire edhe me veten.
Je i mire i qe pergjigjur ajo sepse ate mbremje kishte zbuluar qe ai vertete ishte. Qe edhe ai fshihej, pas djalit te keq ekzistonte nje shpirt i embel e i etur per dashuri.Nje nate kish nisur te fliste rreth nje vajze. Ate e doja, kishte thene e menjehere kishte kerkuar ndjese per ato fjale te shpetuara. Kur Jona kishte insistuar per me shume ai i kishte premtuar qe nje dite do ti tregonte edhe per ate, sipas Eneas do ta bente kur te ishte i sigurte qe Jona nuk do te behej xheloze e nuk do tja mbathte prej tij me te katerta.
'S'jam xheloze une' kishte kembengulur Jona. Nuk kujtonte te ishte ndjere ndonjehere e tille, ndoshta edhe sepse kurre s'kish lejuar askend ne zemren e saj sic nuk i kish dhuruar zemren e saj askujt.
'Mua me dukesh si e ke brenda teje. Do ishe nje xheloze shume e lezetshme' kishte konstatuar Enea.
'Nuk ka xheloza te lezetshem. Xhelozia eshte e shpifur dhe une nuk e toleroj dot.' kishte shfryre Jona e bezdisur. Tek te tjeret xhelozine nuk e duronte dot prandaj edhe nuk do te behej kurre vete nje nga ato femrat kerkuese, kontrolluese e lodhese.'Une jam xheloz pershembull' kishte pranuar Enea 'Nga ato te lezetshmit.'
'S'do te te duroj e toleroj atehere' kishte vazhduar me kembenguljet femijenore.
'Do cuditesh se sa gjera durojne njerezit kur dashurohen'
'Xheloze eshte mami im e si ajo une nuk do te behem kurre' kishte argumentuar Jona e kapaku asaj bisede i ishte vene vetem sepse Enea kishte refuzuar te vazhdonte te diskutonin me gjate.
'Do me urosh naten e mire tere turinj e me ndonje te share pastaj keshtuqe kete bisede e vazhdojme here tjeter me mire' kishte justifikuar humbjen e tij. Ate mbremje ishte ndjere fitimtare, sic ish ndjere tere ato netet e fundit pas bisedave me te. Ai i hapte rruge, ai e bente te ndihej e kuptuar dhe e deshiruar - mbi te tera e bente te ndihej e respektuar dhe speciale. Cdo mbremje pyeste veten, Zotin ne te cilin nuk besonte se kur ai do lodhej prej atyre normave shoqerore te vendosura prej saj e do te pranonte ate qe zemra e Jones ndjente e sigurte - te pranonte qe e pelqente dhe qe me te deshironte dicka me shume, nje lidhje te mirefillte ndoshta. Ajo ishte gati... I lutej cdo mbremje atij zoti qe per aq gjate kishte neglizhuar, qe edhe Enea te ishte - gati per te rene ne dashuri...
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...