Pjesa 51

557 81 57
                                    

'Jona me ler te te shpjegoj' tha menjehere por e vetmja pergjigje ishte nje shuplake perveluese.
Shume vone e ai e dinte por nuk mund ta linte te shkonte pa i thene cdo gje. Nuk mund ta shihte ashtu - te lenduar e te marrosur ne te njejten kohe.

'Ha' shkundi koken dhe qeshi. Po, qeshi shemtuar dhe stisshem. 'Pra qenka e vertete' shfryu kesaj rradhe. 'Dhe une qe mendova se ishte nje keqkuptim a ku di un ca dreqin' nje pjese e saj vertete kish shpresuar ashtu.

'Jona..' tentoi ti afrohej por ajo e beri te ndalte

'Mos. Mos mu afro dhe mos me therrit Jona.' Bertiti. 'Ca dreqin Enea?' Vazhdonte te qendronte ne pragun e deres, e hutuar.

'Hyr dhe te lutem me degjo. Doja te te thoja. Kam dashur te te them qe kur....' ferkoi fytyren me duar dhe beri menjeane duke e ftuar te hynte brenda.

'Por nuk e bere. S'me the asgje. Ca po pretendoje xhanem?' u leshua mbi kolltukun e bute ku sa e sa here kish qendruar perqafuar me Enean e kur ai tentoi te ulej krah saj zgjati doren perpara vetes per ta ndaluar. Ate prane me nuk e donte. Deshironte te degjonte, te degjonte dicka prej tij, dicka per te bere fundin e kapitullit te tyre me te thjeshte, ate faqen me te kollajte per te kthyer ndonese asgje s'ishte e lehte kur behej fjale per nje zemer te thyer.

'Si? Nga... si e more vesh?' Shfrytezoi qetesine per ta pyetur tek ulej ne divanin e vogel perballe saj.

'Jo prej teje normalisht. Pastaj s'e kuptoj c'dreq rendesie ka?' E urrente. Jona tashme e urrente e kjo ishte mese e dukshme prej fjaleve, tonit, shikimit te saj.

'Doja te ta thoja une... do, do ishte me mire dhe ndoshta do kuptoje.' tha i deshperuar.

'Seriozisht?' Po shemtuar qeshi serisht - qeshi si nje femer qe me nuk ndjente, qe me askush nuk mund ta lendonte. As ai...

'Do te te shpjegoja gjithcka... zot, kam dashur qe... qe ne fillim te te them. Kur...' kur u ktheve prej Italise aq e lumtur e ate gezim e entuziasem per nje fillim te ri smund te ta zhvasja une

'Para frike' Pranoi.

'Mashkull dhjaks. Mashkull i ulet dhe dhjaks. Nje cope muti si im ate. Edhe me keq se ai.' peshtyu ato fjale aq qetesisht e me ate ftohtesine e saj e shkaterroi edhe me tej. Jo, s'kish me kthim pas.

'Mos me krahaso me ate' iu pergjerua ndonese ishte si ai, nje tradhetar i ndyre.

'Je edhe me keq. Me premtove, me premtove qe nese do lodheshe prej meje nuk do me tradhetoje por do me thoje. E nese ndodhte serisht do me thoje' i kujtoi nervoze me zerin picerrues qe çirrte ne zemren e tij. 'Sa thjeshte i harron e thyen premtimet ti.'

'Kisha frike' Perseriti serisht Enea. U mbrojt me ate argument prej frikacaku.

'Sa here? Sa here shkove me tjetren e pastaj ktheheshe tek une?' pyeti me tonin e shkeputur, sikur te mos ndjente. Ton autoritar e vrastar.

'Jon...'

'Te thashe mos me therrit Jona. Pergjigju'

'Nje. Vetem nje nate' pranoi.

'Je patetik. Akoma vazhdon te tentosh te me besh per budallacke. Akoma, edhe tani qe i di te tera e eshte fare njesoj si nje, dy apo qindra here.' Dukshem ajo nuk e besonte.

'Ndodhi vetem nje here. Nje nate. Mbremjen e mallkuar te Italise, pashe videot. Te telefonova, sme pergjigjeshe....'

'Dhe o burra gati tek tjetra te pallohemi' e nderpreu e kete here ishte rradha Eneas te ngrinte zerin. Duhet ta besonte. Ta besonte qe ishte vetem nje here e terse ajo qe shkaterroi gjithcka. Ishte tersi qe i mallkonte...

Rock'n'blues (shqip)Where stories live. Discover now