'Ku je?' e kish pyetur Enea ne telefon e ajo, aty ulur krah Jonit ne sedilen e pasme te asaj taksie e kishte gjysem genjyer. Dhe pasi kish perfunduar ate bisede, duke ia prere shkurt pasi i kish thene qe duke u rikthyer ne pune me Jonin pasi kishin perfunduar nje tjeter pune - vazhdonte te hante veten me dhembe qe ajo 'pseudo-lidhja' e tyre se tjeter nuk dinte cfare ta quante, kish nisur me te tilla gjysem te verteta.
'Pra tani jeni bashke?' e kishte pyetur Joni me syte aspak te qeshur, e pa pare drejt saj. Edhe toni i tij kish qene i thate.
'Mendoj. Nuk e di' pranoi. Kete here nuk gjysem genjeu apo cerek vertetosi. Thjeshte pranoi ate qe nuk dinte as vete.
'Ai nuk e di per radion?' pyeti i cuditur. Ndoshta ne ate mendjen e tij te ngushte e naive kish menduar qe cdokush duhet te dinte ate pasionin e sekretin e saj. Apo edhe nese jo te tere e dinin, ai, djali te cilin ajo pelqente duhet ta dinte.
'Jo. Askush nuk e di' pranoi.
'Askush pervec meje' korrigjoi Joni.
'Prandaj ben mire te ndihesh krenar molusk se si shume po llastohesh prej meje dhe...' u mundua te fshihej serisht pas nje buzeqeshjeje por Joni symprehti pre e lojerave te tilla zor se binte.
'Ben mire te fillosh te tregohesh me e sinqerte me veten ne rradhe te pare dhe te pranosh frikerat e pasigurite e tua ne menyre qe ti kapercesh ato' vazhdoi leksioni i filozofise, leksion per te cilin Joni gjithnje dukej se preferonte ate dreq taksie.
'Nese do qe ti them te tereve qe kendoj e luaj ne bateri atehere nuk kuptoj se c'lidhje ka kjo me pasigurite, dreqin e shejtanin. Une nuk jam e pasigurte, aspak.' rrudhi vetullat teksa e sulmonte ate me fjale e Joni e degjonte qetesisht.
'Mire. Si te thuash ti' nuk kembenguli me tej e ne kete rast kjo terheqja idiote e Jonit e acaroi edhe me tej ate.
'Jo, jo si them une sa per te me qepur gojen se kjo eshte pergjigja me idiote dhe pergjigja qe urrej me se shumti ne nje debat. Por keshtu si them une eshte dhe ti ben mire ta konceptosh plotesisht e kur thua qe eshte si them une te jete se vertete mendon ashtu' beri nje lemsh me ate qe tha, nje nga ato lemshet qe as vete sdo kishte arritur te deshifronte.
'Merr fryme njehere dhe thjesht qetesohu. S'doja te te acaroja. Dua thjesht te te shoh te lumtur. Kaq' preku doren e saj qe ajo mbante shtrire aty me trupave te tyre. Kete here ajo u frikesua dhe e terhoqi menjehere. U frikesua edhe Joni qe ashtu frikacak sic ishte nuk tentoi ta prekte serisht.
'Jam e lumtur' peshperiti ato, kete here duke gjysem genjyer veten pa e kuptuar. E lumtur nuk mund te ishte persakohe nuk ndihej e qete e Jona nuk ndihej e qete - nuk ndihej e qete ne shtepine e saj ku ne cdo cast priste shperthimin e bombes se rradhes, nuk ndihej e qete as me Enean, as me mendimin e tij ku gjithnje nje dyshim e ngurrim ngrinte krye brenda saj - ngurrim te cilin nuk dinte te emertonte. 'Dhe e qete' shtoi nen ze por kete Joni qe po paguante taksistin nuk e degjoi.
'Nuk duhet ta kishe paguar ti' i bertiti kur te dy u gjenden jashte taksise. Por e pafuqishme nuk vazhdoi te kembebngulte me zjarr si heret e tjera. Ndihej e lodhur nga dita intensive dhe e lodhur edhe prej atyre mendimeve qe ai kishte mbjelle ne mendjen e saj.
'Do me kryqezosh tani?' e ngacmoi Joni, por kete here qeshi e krejt papritur u lehtesua edhe ajo.
'Ja hodhe paq sot qe rradha e kryqezimit eshte e zene nga ato te radios'
Nuk biseduan me kur hyne ne zyre e secili eci drejt tavolinave respektive. E perpos nje 'mirupafshimi' te peshperitur nga larg nuk folen as kur u larguan. Jona perpara tij per te nxituar te takonte Enean qe gjate tere kohes i kish shkruajtur mesazhe duke e bere diten e saj te merzitshme te punes edhe me te kendshme.
'Mendova se s'do te vije' i buzeqeshi ai duke u ngritur nga tavolina ne te cilen qendronte ulur ne nje kafe te Tiranes duke thithur cigaren e tij. E perqafoi Jonen, aty perpara tere te tjereve. Madje edhe e puthi butesisht ne buze perpara se ta ndihmonte te ulej ne karrigen ngjitur me te.
'Ka ndonje fanse tenden ketu rrotull?' pyeti Jona teksa shetiste syte e saj ne tere femrat kamariere eq qendronin rreshtuar prane banakut, ne gadishmeri per te marre e sherbyer porosine e rradhes.
'Mesova nga hera fundit. S'ka asnje' e siguroi Enea.
'Sa keq. Do kisha aq qejf ti shihja te pelcisnin teksa me puthje mua megjithese ti puthjet kushedi i dhuron lart e poshte pa te keq fare'
'Nuk ka me vajza te tjera Jona' preku butesisht faqen e saj. 'Asnje tjeter pervec teje' i premtoi e per te paren here syte e tij dukeshin te sinqerte.
'Per sa kohe? Deri kur te lodhesh me mua? PArashikoj brenda 10 ditesh.' u mundua ti rezistonte. Ti dorezohej thjeshtesisht nuk donte.
'Per aq gjate sa ti do te me durosh blu' iu afrua per ta puthur serisht, serisht butesisht e tere delikatese sikur te kish frike se ajo do te thyhej ne krahet e tij.
'Mesazhet gjate dites me pelqejne' peshperiti e buzeqeshur ajo duke iu shkeputur asaj puthjeje.
'Atehere do te te coj edhe me shume' i premtoi ai teksa vazhdonte ta studionte fytyren e saj te brishte kurioz.
'Kisha idene qe te merreshe me mesazhe nuk shkonte fort mire me punen tende. A nuk duhet te jesh duke tatuazhuar njerez apo duke shkruajtur artikuj marramendes?' e ngacmoi kete here Jona.
'I lej per ty' ia ktheu pak me velerites sec pelqente ajo.
'Jo kaq i sherbetosur te lutem se jam me diabet une e tolerancen per sheqernat se kam te mire'
'S'je romantike? Cudi'
'Mos me pergjitheso me te tjerat megjithese une nuk thashe qe nuk jam romantike. Thashe qe s'me pelqejne lajkat e sherbetosura. Ka nje kufi mes te dyjave' shpjegoi.
'E cila na eshte ky kufiri?' pyeti kurioz ai pa leshuar doren e saj qe vazhdonte te shtrengonte. Te njejten dore qe ate dite e kish shtrenguar edhe Joni. Aty ne studion e radios e me pas serisht ne taksi.
'Per ty qe ta zbulosh' i shkeli syrin e ashtu me kunja, shaka e budalleqe kaluan disa ore te gjata ne shoqerine e njeri tjetrit.
Serisht ai e shoqeroi ne shtepi e serisht aty nen driten e zbehte ne hyrjes se pallatit te saj e puthi tere dashuri...
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...