'Pra kjo eshte historia jote' foli serisht Joni qe mesa dukej i kish vene qellim vetes qe ate pasdite te acaronte pambarimisht Jonen.
'Jo, eshte gjeografia' ia preu tere ironi Jona qe tolerancen ditore per te tjeret e kish arritur me kohe. S'eshte se e kishte vecanerisht me te, ai s'i kish bere gje. Ishte thjesht e tille - njerezit e lodhnin ashtu sic ajo mendonte qe edhe te tjeret lodheshin prej saj.
'E ke te pamundur te kthesh nje pergjigje normale e te flasesh si njeri ti' komentoi. Ne zyre nuk kishin arritur akoma se ndryshe nga me pare, nuk vraponin.
'Ose ndoshta s'dua te te pergjigjem ty Einstein' foli prape eger ajo sikur fajin per fiksimet e veta idiote t'ja kishte Joni. Thjesht ajo ishte keshtu, merzitej shpesh e shpejte dhe mbyllej ne koken e saj ku te tjeret nuk ishin te mirkpritur dhe peshkopi qe i bente pyetje pas pyetje e qe vetem fliste vetem sa e acaronte edhe me shume.
'Pergjigje eshte edhe kjo' as qe kishte ndermend te pushonte.
'Ishe me i mire dje kur s'tu ndjente zeri. Si ato femijet qe mesojne te ecin e flasin dhe krejt papritur behen acarues qenke dhe ti' ndaloi ne vend dhe u kthye nga Joni qe si ajo frenoi shpejte per mos tu perplasur me te.
'Sa kohe ka qe e ke fiksim ate zhgaravinen?' e pyeti kete here.
'Kush tha qe e kam xhanem'
'Fakti qe me cove deri aty per te me bere tatuazh flet me shume sec do ti te tregosh. Aq budalla s'jam'
'Kush te ka genjyer me aman?' U mbrojt duke e sulmuar. Aq e dukshme ishte per te tjeret ai fiksimi per Enean. Ta kishte kuptuar edhe ai valle?
'Nejse, me ty nuk flitet' shfryu i dorezuar
'Shyqyr e more vesh se thash se je i trashe' hyri ne zyre para tij e madje deren e shtyu pa e vrare mendjen qe per pak desh i theu turinjte adashit te saj mashkullore.
Mungesen e tyre se kish vene re njeri, fatmiresisht. Do te thoshte qe tolerancen e mungesave ende se kishte kaluar e mund te arratisej serisht te nesermen pa e vrare mendjen - kete here pa bishtin e miut nga prapa. Joni shkoi e u ul ne cepin e tij dhe Jones me nuk i foli. As qe i ngriti syte per te pare nga ajo. Dukej i merzitur - ndoshta me ashpersine e saj theu zemren e tij te brishte naive po as qe e vinte ujin ne zjarr. Punoi dhe ca ne kompjuter. Perfundoi dy nga tre projektetbqe i kishin besuar duke lehtesuar veten per ditet ne vijim dhe andej nga fundi i dites u rehatua ne karrigen e lekures me kembet mbi tavoline. Nuk i uli as kur shefi kaloi ndonese e pa shttembur me ate shikimin kritikues. Ajo vetem i buzeqeshi e vazhdoi te qendronte kaperdisur sipas qejfit te saj ndonese tere te tjeret rrinin gatitu sikur ti kishin rreshtuar per apel ushtrie. Servilat e dreqit i shante me vete prandaj me to as qe merrte mundimin te fliste.
U largua para te tjereve se shefi me per ate dite nuk vinte. U betua qe per ne shtepi sdo kalonte me para studios por hutuar duke u marre me telefonin e kenget qe kerkonte ne Youtube lejoi kembet ta udhehiqnin ne rrugen qe dashur pa dashur do ta conin aty. E sot ndryshe nga ditet e tjera dikush e priste ose keshtu i pelqeu asaj te komentonte qendrimin e Eneas aty ne deren e studios, me cigaren qe i digjej mes gishtave e qe e thithte fort dhe i pangopur here pas here.
'Kokblu.' tha me cigaren mes buzeve e ndonje tjetre pervec Jones s'kishte kujt ti fliste. Ndaloi dhe u kthye nga ai, pa hequr kufjet e bardha prej vesheve.
'Hajde pak' I beri me shenje te afrohej po ajo s'hodhu asnje hap.
'S'te haj karamele' seriozisht e kishte me ato nofka shtremberoi fytyren Jona. Me sajte mendjen se ne fytyren e ngrire nuk shfaqi asnje emocion, asnje deri kur Enea nisi te afrohej drejt sajt e ajo harroi si te merrte fryme e jo em te mbante mend si te kontrollonte veten qe para atij legenit ndihej ende si adoleshentja e dikurshme.
'Hajde brenda' e ftoi serisht kete here pasi i hoqi vete kufjet prej vesheve te saj. Njeren e afroi tek te tije per te degjuar kengen qe ajo degjonte. S'komentoi, vec buzeqeshi para se te ecte e te zhdukej brenda studios se erret. E ndoqi. Pse dreqin e ndoqe? I bertiti vetes ne te njejten kohe. Je goce e lidhur moj debile. Mesa duket punen e te qenurit e lidhur nje pjese e saj e kish marre shume seriozisht.
'Vendosi per tatuazhin i dashuri?' pyeti Enea tere prepotence kur dera u mbyll pas Jones.
'I pelqeu. Gustot e mia i pelqejne atij' u pergjigj.
'Tatuazhi apo une?' vazhdoi Enea e se ku donte te dilte ajo se kuptoi. Ama qe afrohej drejt saj ngadale dhe kercenueshem kete e vuri re. Nuk beri pas as kur ai zgjati doren per te prekur qafen e gjate te Jones me ato gishtat e gjate e te holle qe perversja brenda saj i perfyturoi duke bere te tjera gjera. Jo, e frikesuar para tij refuzonte te dukej prandaj e shijye drejt e ne sy. Valles i ishte futur vete e po vete do ta kercente.
'Ti jo edhe aq shume. Zhgaravine tha qe je' perseriti fjalet e Jonit.
'Hah' qeshi dhe pa thene me shume vazhdoi ta prekte, kete here fytyren e saj.
'Po ti ama me ke fiksim, apo jo blu?' Iu afrua pak me shume dhe i peshperiti me zerin e ulet. 'Dhe ai nuk eshte i dashuri jot' shtoi e serisht qeshi, fitimtar.
'E pse s'na qenka?' e pyeti pasi i gjuajti dores se tij mendjemadhe per ta larguar prej vetes. Gjithnje kish menduar se i dinte te gjitha e mesa duket kete zakon te shpifur se kishte harruar.
'Sepse nje si ti s'ka si te kete nje te dashur si ai' iu afrua edhe me prane, aq prane sa nese te dy mbusheshin me fryme ne te njejten kohe gjokset e tye mund te prekeshin.
'Ai eshte cun i mire dhe keto paragjykimet e leshit mb...' po i gjithedituri serisht e nderpreu por kete here jo me fjale por me buzet qe perplasi ne te sajat e duart qe e shtrengonin prane vetes. Po e puthte. Enea, ai Enea per buzet e te cilit kishte enderruar yhyy aq shume here. Po e puthte eger dhe asaj po i pelqente prandaj e la, e la ta puthte. La edhe duart e tij te rreshkitnin ne shpinen e saj dhe nga ai stupor u permend vetem kur njera prej duarve rrugace shtrengoi te pasmet e saj.
'Cfare mutin?' Deshi ti bertiste po zeri i saj ishte ai i nje vajze qe tretej per te.
'Qe ta kuptosh edhe vete qe vajzat seksi si ty shkojne me zhgaravina si une' dhe i shkeli syrin para se ti kthente shpinen e ato te pasmet e tonifikuara nga palestra. Uff c'me gjeti... shfryu me vete sepse per te dyten here ne jete ndjeu qe e hengri... e hengri keq drogen e servirur nga i njejti mashkull.
YOU ARE READING
Rock'n'blues (shqip)
General Fiction'Nje rockere blues. Rock 'n 'blues' komentoi Enea. 'Sepse rock 'n' roll eshte kaq klishe' plotesoi ajo dhe te dy qeshen. 'Dhe ti klishe s'mund te jesh kurre sepse je kaq e vecante' Tha nen ze perpara se ta mbeshtillte ne nje tjeter perqafim...