Kapitulli i pare

2.3K 128 212
                                    

Kazerma Lavarack ne Townsville, Australi

-Zgjohuni derra te qelbur! Levizini prapanicat tuaja delikate nese nuk doni qe te beni 5 kilometra me shume vrap sot! - ishin zeri i majorit Turner dhe tingulli i trumpetave qe jehonin ne te 50-a dhomat e kazermes Lavarack dy gjerat e para qe te gjithe ushtaret e ketij batalioni degjonin cdo mengjes te bekuar, ose le te themi me mire, "te mallkuar".

-Walker ku e ke pushken? White, ku dreqin mendon se po shkon me ate bluze te shqepur? Shko menjehere tek zonjusha Jones! - fjalet e majorit leshoheshin si nje bresheri automatiku, gati per te goditur cdo ushtar te parregullt, te pavemendshem, te pergjumur, te lodhur nga rutina statike dhe e pandryshueshme, qe ndoshta mund t'i lindte deshira vetevrasese per te vene ne diskutim fjalet e atij apo per te thyente ligjet e ashpra te Batalionit te Pare. Faktikisht, fjala e atij burri 57 vjecar ishte ligji i kazermes. Ishte i shkurter, tashme tullac, me nje fytyre te thate, te vrare nga rrudhat dhe disa plage te pasherueshme qe i shemtonin cepin e vetulles se majte, nofullen dhe paksa qafen e holle.

-Te gjithe perjashta! S'ka mengjes sot per ju, meqe zoti Walker pati kenaqesine te humbiste pushken e tij ne nje nga bordellot ku kaloi naten e mbremshme.

Djemte qeshen te argetuar nga dykuptimesia e fjaleve te tij.

-Pyes veten se per cilen pushke e ka fjalen Turneri, Xho, - e ngacmoi shokun Xhorxhi.

-I ka humbur te dyja, sepse asnjera nga vajzat nuk ia vari mbreme, - nderhyri Sebastiani.

-Oh, qepeni! Ju keni jave pa fjetur me ndonjeren prej tyre! - u perpoq me kot Xhozefi, te cilin te tere e therrisnin Xho, t'i jepte fund bisedes perpara se Turneri t'i vinte re.

-Nuk eshte faji yne qe ato jane cmendur pas Ejdenit dhe s'duan tjeterkend pervec tij, - u mundua te shfajesohej njeri nga ata.

-Ceshtja eshte qe Ejdeni s'do asnjeren nga ato! - u ankua Oli.

-Ejdeni ka Turnerin, per ca t'i doje vajzat, - u tall Xhorxhi duke bere me shenje nga Ejdeni, i cili, ndryshe nga gjithe te tjeret qe vraponin perreth fushes, ishte duke biseduar me majorin. Per me teper, ky i fundit, i goditi shpatullat miqesisht.

-Dreqi ta marre, si arrin ta beje ate? - pyeti Xhoi i cuditur duke iu referuar marredhenies se mire mes Ejdenit dhe majorit.

-Ndoshta edhe Turneri ka rene ne dashuri me Ejdenin.

Djemte qeshen nen hunde pas fjaleve te Xhorxhit. Ishin pese miq te afert, pjese e nje grupi te pandare, ushtare te te njejtit regjiment, te te njejtit batalion, te se njejtes kompani. Per plot gjashte vite kishin luftuar, goditur, vrare, plagosur, mbrojtur, ngrene, pire, ndare, qeshur e qare se bashku.

Ejdeni ishte kapiteni, drejtuesi i tyre, kater te tjeret ishin togere. Xhoi ishte i mire me granatat dhe femrat, djaloshi ishte bekuar me duart "te shkatheta e te shpejta", por jo me pushken, te cilen e humbiste vend e pa vend. Sebastiani ishte vrasesi i heshtur. Viktimat e tij nuk e dinin se prej nga iu vinte vdekja. Xhorxhi ishte "shpirti i festes", gjithnje i qeshur, gjithnje ne humor, gati per te tallur, vene ne loje apo ngacmuar dike. Dhe Oliveri ishte me i vogli i atij grupi, pika e dobet e tyre, ai per te cilin kujdeseshin me shume ne cdolloj misioni, jo sepse ishte me pak i afte se te tjeret, megjithese ai shpeshhere e konsideronte veten te tille, por sepse i perngjante atij vellait te vogel, per te cilin vetvetiu te lind nevoja per ta mbrojtur.

-Pershendetje zonjusha, - Ejdeni iu bashkua grupit dhe nisi te vrapoje prane tyre, - Ende duke folur per mua?

-Egoja jote s'ka fund vella, - i tha Xhorxhi.

-As intuita do te shtoja, - tha ai i qeshur duke e kuptuar qe shoket kishin qene vertet duke folur per te, - Por duhet ta falenderoni kete egon time.

-Pse? - u interesua Xhoi.

-Arrita t'i mbushja mendjen Turnerit per ca pushime. Do te nisem sot ne pasdite.

-Une nuk e ha kete. Mos luaj me zemrat tona, mos na genje kot!

-Nuk ha genjeshtra ti Xho, jo. Ke ngrene mjaftueshem gjera te tjera mbreme, - e ngacmoi Xhorxhi.

-Ti je kaq xheloz per reputacionin tim, pranoje! - iu kundervu ai.

-Per reputacionin me prostituta? Jo, faleminderit. Kam nje vajze qe me pret ne shtepi, se ciles do t'i propozoj kur te kthehem.

-Ti cfare? - bertiten Xhoi dhe Oliveri njeherazi. Sebastiani rralle fliste dhe nuk e kishte per zakon te emocionohej, kurse Ejdeni ishte ne dijeni te lajmit qe prej pak ditesh.

-Me degjuat mire. Do t'i propozoj Lusit per martese! - shpalli tere krenari Xhorxhi.

-Ja ku iku dhe nje tjeter si Akili. Ngushellimet e mia, - Xhoi beri si i merzitur.

-Jo te gjitheve na ka humbur pushka rruges Xho. Disa kane guxim te kene lidhje serioze, apo jo djema? - kerkoi me kot Xhorxhi miratimi e te tjereve. Asnjeri pervec tij nuk ishte gati per te ashtuquajturen "marredhenie serioze" tani per tani.

Kur pa se s'kishte mbeshtetjen e askujt, bertiti me te madhe:

-Nuk me behet vone! Do te behem burri me me fat ne bote pas pak oresh dhe ju nuk ma ulni dot entuziasmin!

Me te mbaruar fjalimin e tij emocionues, mori vrull dhe u leshua perpara gjithe vrapuesve te tjere perpara tij.

-Hej, me prit dhe mua! - klithi Oliveri.

Pak sekonda me vone, majori dha lajmin se vertet do te niseshin per ne shtepi ate pasdite.

Te katert shoket e pane Ejdenin me sy te zgurdulluar. Ai thjesht mblodhi shpatullat si per t'iu thene "Ju a thashe pra!". Pak sekonda me vone, duke bertitur njeri me shume se tjetri qe me ne fund, pas plot 1 viti do te ktheheshin ne shtepi, vrapuan si te marre per te mbaruar sa me shpejt ate 10 kilometersh te mallkuar.

Ejdeni kishte nje parandjenje se ne shtepi, (dhe kur thoshte shtepi nuk e kishte fjalen vetem per vatren familjare dhe banesen e tyre, por per qytetin e tij, Melburnin, jeten qe kishte lene pas), shume gjera kishin ndryshuar e do te vazhdonin te ndryshonin gjate mungeses se tij per te mos u kthyer me kurre si me pare.

Hi soldiers!
Guess who's backkkk?
Summer is here and im full of brand new ideas.
Kapitulli i pare ndoshta eshte pak me ndryshe nga fillimet e historive te tjera but lemme ask you, who loves these sexy army boys already?
Any questions?
Lotsa love,
J.I.D.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now