Kapitulli njezet e kater

702 85 114
                                    

-E di që me shumë mundësi ke disa pyetje për të më bërë, - iu dha jetë mendimeve të saj Zhaklina sapo vunë këmbë në apartamentin e rregullt të Ejdenit.

Udhëtimin e kishin kaluar mes gjumit ose dremitjeve të shpeshta dhe asnjëri prej të dyve s'kishte marrë mundimin për të pyetur apo shpjeguar dicka rreth takimit aspak të pëlqyeshëm me Xhesin.

-Tingëllon sikur do të të detyroj të më përgjigjesh apo sikur do të të marr në pyetje, - detyroi ai veten të bënte një gjysmë buzëqeshje.

-Mund thjesht të më pyesësh, nëse do, - shtoi shpejt fjalët e fundit,- S'ke pse e bën kaq të madhe.

-Ose ti thjesht mund të ma thuash, nëse do, - tha po të njëjtat fjalë Ejdeni duke e parë më në fund në sy, sepse deri më tani, ishte marrë me vogëlsira të rëndomta, si: futjen e ndonjë shisheje me ujë në frigorifer apo hapjen e televizorit.

-Ai ka qenë i dashuri im i parë, dashuria e fëmijërisë (childhood sëeetheart), - nënqeshi ajo pa iu zënë as vet besë fjalëve që thoshte, - Ose të paktën kështu i referohemi ne amerikanët lidhjes sonë të parë. Më vonë u rrita mjaftueshëm për ta kuptuar se nuk e kisha dashuruar vërtet. E kush mund të dashurojë kur është vetëm 16 vjec, për atë Zot? Nuk e mohoj që kaluam kohë të bukura së bashku dhe ato kohë janë e vetmja gjë që dua të kujtoj prej tij, sepse kur im atë më detyroi të ndahesha prej tij për të vazhduar studimet në kolegj dhe kur motra e tij më e madhe u fut në burg, ai nisi të më fajësonte për cdo të keqe që i ndodhi dhe jo pa shkak. Unë e lashë kur i nevojitesha më shumë, atëherë kur mësoi që nëna e tij kishte kancer, kur e vetmja mbështetje ekonomike dhe shpirtërore që ai kishte përfundoi në burg. Dhe sic e pe, ai është shpërfytyruar krejt që prej asaj kohe.

U qetësua pak pasi gjithë atij fjalimi që nuk e kishte ndarë as me nënën e saj kur kish qenë vec një adoleshente pa eksperiencë dhe e papjekur, së cilës iu desh të përballej dhunshëm me pasojat e veprimeve të saj të pamenduara mirë. Dhe nëna e saj kishte qenë gjithnjë një njeri i mirëkuptueshëm, e gatshme për të dëgjuar cdo gjë që kishte të bënte me të apo jetën e saj personale. Kurse ajo, asnjëherë s'ishte ndjerë mjaftueshëm e lidhur me të ëmën në mënyrë që të ndante sekretet e saj me të. Pendohej që nuk e kishte bërë këtë.

Ejdeni iu afrua, i kapi mjekrën dhe ia drejtoi fytyrën nga vetja para se të fillonte të fliste:

-Unë dua vetëm një gjë prej teje Xheki. Dua të ndalosh së fajësuari veten dhe të shkëputesh një herë e përgjithmonë prej fantazmave të së shkuarës, që ende të tërheqin pas e të marrin frymën kur ndihesh vetëm. Dhe dua ta kuptosh mirë se nuk je dhe që sot e tutje s'ke për të qenë kurrë vetëm. Unë do të jem ushtari yt, do të të mbroj Xheki. As unë dhe as ti nuk jemi dy adoleshentë që nuk e dimë se cfarë duam vërtet, apo jo? - kërkoi përgjigjen e saj dhe qëndroi pa folur derisa ajo pohoi me kokë, - Unë nuk do të të fajësoj për asgjë, sepse e di mirë që pas cdo veprimi që ti ndërmerr, pas cdo hapi që ti hedh, qëndron një arsye e fortë dhe e pakundërshtueshme. Kam nevojë vetëm për Xhekin e vërtetë, të zgjuar, sarkastike, për Xhekin që më carmatos krejt, për Xhekin që njoha buzë oqeanit.

Një si topth i vogël iu formua në grykë duke dëgjuar fjalët e tij. Ai, ndryshe nga ajo, nuk e kishte për zakon që të fliste shumë, por kur e bënte, përdorte mënyrat e duhura për t'i përcjellë emocionet ashtu sic duhej, duke e prekur thellë atë që e dëgjonte.

-Kurse ti, edhe nëse nuk do të jesh një ushtar perfekt, më premton që do të mbetesh po ky burrë i mrekullueshëm që je? - i buzëqeshi e lumtur ajo.

-Mos sapo më ngrite egon e dashur? - bëri Ejdeni sikur u impresionua, - Nuk jam mësuar me komplimente nga ana jote unë.

-Të nevojitej një shpërblim i vogël ushtar.

-Oh, ti e di mirë se për cfarë shpërblimesh kam nevojë unë dhe ai shpërblim që unë kam ndër mend, nuk është aspak i vogël Xheki.

-Si do t'ia dalësh pa mua kur të kthehesh në shërbim ushtar? Apo harrova, do të të vizitojnë infermieret me zhartjerë të kuq për të parë gjendjen tënde "shëndetësore", - theksoi Zhaklina.

-Ta kam thënë ndonjëherë që nuk të shkon fare kur bën sikur je xheloze Xheki? - i pickoi ai hundën.

-Oh, e di. Është një mundim i vërtetë për mua! - u hoq ajo si e lodhur nga aktrimi i vogël i xhelozisë dhe u mbështet me shpinë në kraharorin e tij.

Ejdeni i mbështolli kofshët me duar dhe i puthi qafën.

-Nëse ky do të jetë rezultati i skenave të tua të xhelozisë, duhet të bëhesh më shpesh xheloze Xheki.

-Ti je i pangopur ushtar!

-Vetëm kur vjen puna te ti. Do të më duhet të të fsheh në cantën time të shpinës dhe të të marr me vete, - ai e vendosi kokën në supin e saj, duart në bel dhe qëndroi për pak ashtu.

-Ndoshta do të regjistrohem edhe unë, t'iu bashkohem në rradhët e ushtrisë, - u tall Zhaklina.

-Mbi trupin tim të vdekur! Sa të jem unë gjallë s'ke për ta ndarë dhomën tënde të gjumit me asnjë mashkull tjetër përvec meje, - ngriti Ejdeni zërin disa tone më lart.

-Nuk më kishit thënë që flinit në një kazermë bashkë me rekrutet femra.

-Nuk më është dukur dicka e rëndësishme për t'u diskutuar.

-Ti mjafton të ma thuash ushtar, e vendos unë nëse është e rëndësishme apo jo për t'u diskutuar.

-Cfarë po thosha për punën e xhelozisë pak më parë? Harroje fare më mirë Xheki.

-Unë nuk jam xheloze! - briti e indinjuar ajo.

-As unë nuk jam ushtar Xheki.

Ejdeni sapo kishte filluar t'i zhvishte ngadalë rrobat në momentin kur telefoni i apartamentit të tij ra. Ai i puthi shpatullën tashmë të ekspozuar dhe shkoi në dhomën e tij për t'u përgjigjur.

Zhaklina u shtri në divan duke ndjerë lodhjen e akumuluar brenda ditëve të fundit. I ishte dashur të fluturonte nga një kontinent në tjetrin brenda një fundjave, si edhe të mësohej me ndryshimin e orës nga Australia në Amerikë. Për më tepër, në aeroplan s'kishte mundur të bënte dicka më shumë se mbyllja e përkohshme e qepallave përpara se ndonjë fëmijë të qante, dikush të niste një bisedë të zjarrtë e intensive për të cartur qetësinë e supozuar të udhëtimit.

Telefonata e Ejdenit nuk zgjati shumë. Brenda tri minutash ai u kthye në sallon, por me një shprehje tjetër fytyre. Nëse pak minuta më parë kishte qenë plot energji e dëshirë për të prekur trupin e saj të lakuriqtë, tani dukej më i rraskapitur se kurrë ndonjëherë.

-Cdo gjë në rregull? - e pyeti e shqetësuar Zhaklina dhe u ngrit vrikthi nga divani.

-Më telefonoi majori. Do të më duhet të kthehem në bazë më herët se c'ishte planifikuar.

-Kaq shpejt? Po pse? A nuk supozohej të qëndroje edhe tri javë të tjera? - një ndjesi e pakëndshme iu formua në fund të barkut, duart dhe këmbët iu ftohën automatikisht dhe fyti iu tha papritmas. Nuk po i pëlqente aspak e gjithë kjo.

-Tri javët e mbetura të lejes do të m'i kompensojnë duke m'i dhënë pushim kur të më nevojiten, por...

-Por cfarë? - as vet s'e kuptoi padurimin gati inatcor me të cilin e ndërpreu Ejdenin.

-Do të më duhet të shkoj në Afganistan.

E lëshoi trupin pas e pafuqishme. Mjaftoi një telefonatë e mallkuar për të shkatërruar parajsën e tyre të vogël.



Hi soldiers! 
Ky kapitull shkon per AmmyReal98 probably my only old but gold wattpad friend.
So, gjerat po behen interesante. Kush eshte i emocionuar? Uneee mwhahahaha, edhe AIGIMIV for sure😈
Doni te me vrisni qe tani? Come and catch me if you can.
Cfare mendoni se do te ndodhe me vone?
Any thoughts?
Love u all.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now