Falling in love was the easy part.
🌟Vet majori kishte denjuar të shkonte në Afganistan për të parë se c'do të bëhej me djemtë e tij. Në një cadër të vogël të sapoimprovizuar, kapiteni Anderson dhe majori po bisedonin me një ton, që supozohej të ishte i shtruar në dukje.
-Sa të vdekur? - kërkonte llogari majori.
-Pesë, - përgjigjej pa ndonjë shprehje të dallueshme Ejdeni.
-Të plagosur?
-25.
-Në rrezik për jetën?
-Gjashtë.
-Të tria cadrat e municioneve u shkatërruan?
-Dy prej tyre u dogjën plotësisht, djemtë arritën ta mbronin deri diku të tretën. Megjithatë pajimet kryesore, ushqimet dhe medikamentet mjekësore gjendeshin tek dy të parat.
Ejdenit nuk po i mbanin më nervat. I ishin dobësuar mjaft së fundmi. Kishte kërkuar që njëri prej oficerëve të tjerë të merrej me majorin dhe t'i bënte me dije gjendjen aktuale, por ky i fundit kishte këmbëngulur që vetëm Ejdenit i besonte plotësisht kur vinte puna tek gjëra të një rëndësie kaq të lartë.
-E pranoj që pësuam humbje të mëdha, megjithatë ishte një fitore për ne, - pas vetullave të mbledhura të majorit dukej një farë krenarie për atë që mendohej të ishte fitorja e tyre, të cilën Ejdeni nuk e konsideronte aspak të tillë.
-Zotëri, me gjithë respektin, unë humba njërin prej miqve dhe ushtarve të mi më të mirë, katër ushtarë mjaft të respektuar dhe të aftë ndërruan jetë dhe dhjetra amerikanë, britanikë e djem të tjerë u plagosën, kurse ju më thoni se ishte një fitore? - pas cdo fjale që thoshte, timbri i zërit të tij intensifikohej gjithnjë e më shumë derisa përfundoi në një britmë të fortë dhe në një përplasje të grushtit pas tavolinës së vogël, gjysmë të djegur, pas të cilës qe ulur majori.
Në moment, me të kuptuar shpërthimin e papritur, të pakontrolluar e të pajustifikuar të inatit, Ejdeni kërkoi falje:
-Më vjen keq zotëri, nuk doja... - shkoi dorën e majtë nëpër flokë me ankth, - Thjesht, e gjitha kjo ishte krejt e paparashikueshme. Askush nuk e mendonte se do të goditeshim kaq papritur e keq.
-I keni lajmëruar familjet e viktimave? - pyeti tjetri sikur nervat e Ejdenit të mos sapo qenë lëshuar të nxehta si rrebesh mbi të.
-Jo, zotëri. Unë... nuk mundem.
-Duhet bërë sa më parë. Ti e di se mund të duhen javë që ato letra të mbërrijnë dhe këtu ku jemi telefonatat janë pothuajse të pamundura për t'u kryer.
Majori s'kishte për ta kuptuar se c'donte të thoshte ai, prandaj nuk foli më tepër dhe premtoi që do të merrej sa më shpejt me lajmërimin e tyre.
-Kapiten, të duhet të lëvizësh sa më parë prej këtej. Furnizimet dhe përforëcimet e nevojshme do të vijnë pas pak orësh. Mblidh ushtarët që janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë e të luftojnë dhe do të shkosh drejt Uruzganit perëndimor. E di që shumica ende s'ka marrë ende veten nga ajo cka ndodhi pak ditë më parë, por na duhesh atje. Ah, gjithashtu, kam diskutuar me ata të bazës që të vijnë të marrin viktimat e t'i kthejnë tek familjarët e tyre.
Ejdeni u gëlltit me vështirësi. Nuk i bënte përshtypje fakti se duhej të organizohej dhe shumë shpejt të nisej drejt një destinacioni akoma edhe më të paqëndrueshëm se ky ku ishte tani. Drejtimi i burrave në luftë ishte gjëja që dinte të bënte më mirë. Por ai shqetësohej se Lusi, që mbante fëmijën e Xhorxhit në bark dhe unazën e tij në dorë, do të përballej herët a vonë me pamjen e trupit të burrit të saj të burgosur brenda një arkivoli.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...