Kapitulli njezet e nje

663 85 123
                                    

Love is without reason.☄

Mbremjen e se shtunes vendosen ta kalonin ne nje prej klubeve te qytetit. Melburni shquhej per netet e gjalla plot muzike e ndricim, qe shnderroheshin ne agime te mezipritura nga te rinjte plot deshire te eger per te jetuar. Dhe s'kishte te rinj me te dashuruar pas jetes se ai grup ushtaresh, te etur per pak argetim dhe kohe te cmuar, kohe, qe s'kishin per t'u kthyer me, kohe qe mbeteshin pas, si kujtimet me te embla e me te vyera kur trupin e kishin ne Lindjen e Mesme dhe shpirtin pas ne Australi. 

Xhoi kishte gjetur nje kokekuqe joshese pas te ciles qe terhequr si me magnet. Xhorxhi dhe Lusi kercenin energjik, Oli perhumbej pas adoleshenteve flirtuese dhe keshillave te Adamit se si t'i shtinte ne shtrat, kurse Sebastiani pinte birre i heshtur ne ndonje cep te erret te klubit. Per sa i perket Zhaklines dhe Ejdenit... Epo, ata ishin pjese e nje debati konstant, tema e te cilit qe paaftesia dhe mungesa e deshires se ushtarit per te kercyer. Nuk ia kishte qejfi t'iu bashkohej te tjereve, edhe pse ishte nje nga ato heret e rralla kur vinin te gjithe se bashku ne nje klub nate.

-Per ate Zot, nuk e ka njeri mendjen tek levizjet e tua ushtar! Levize bythen! - tentonte ajo ta shtynte drejt pistes se vallezimit.

-Dy fjale: NUK-DUA! - shqiptoi ajo ngadale dhe fort ne menyre qe te degjohej qartazi, sepse per shkak te tingujve te larte te muzikes ishte pothuajse e pamundur te merrje kuptimin e fjaleve te bashkebiseduesit.

-Kur te kthehesh ne ushtri ke per t'u penduar si dreqi qe nuk pranove te kerceje me nje tipe qe quhej Zhakline! - fjalet e saj i perngjanin nje kercenimi. Shikimi i saj i ndezur prej inatit ishte nje ultimatum i frikshem, megjithate ai ishte me kokengjeshur se ajo dhe nuk tundej nga e tija. 

S'kishte patur si qellim ta nervozonte ne nje dite qejfi, por s'kishte si qellim as kercimin dhe ferkimin pas adoleshenteve hormonal qe i rrethonin. Jo se Xhorxhi me Lusin nuk dukeshin si hormonal, po te pakten ishin hormonale me njeri-tjetrin, fundja ishte muaji i tyre i mjaltit, mund te benin c'te donin. 

-Xheki... - u perpoq me kot t'i fliste. Tashme Zhaklina nuk ishte me e perqendruar tek ai, sepse prane tyre kishte mbire si nga dheu "shoqja me xhakete lekure dhe motociklete", sic i referohej Adami.

-Xheki! - degjoi thirrjen e atij tipit. Po kush dreqin ishte ky qe e quante Zhaklinen e tij Xheki. Vetem ai e quante ashtu, vetem ai!

-Oh, Xhek! - degjoi zerin entuziast te Zhaklines tek i hidhej ne qafe "shoqes" se saj.

Dhe nuk ishte aspak nje nga shoqet me te cilat Xheki shoqerohej, por nje burre i gjate, i formuar mire, i veshur i gjithi me te zeza dhe me sa dukej, quhej Xhek. ( Jack right now be like: miss me miss me, did u miss me?)

-Si ke qene, cara mia? 

Ai e puthi ne faqe! I foli dhe "cara mia" pale! Na qenkesh edhe italian djali!

-Tani qe erdhe ti, per mrekulli, - buzeqeshi Zhaklina dhe i hodhi Ejdenit nje shikim ende te inatosur.

-Kush eshte ky miku ketu? - u kthye ai nga Ejdeni me nje seriozitet kureshtar.

-Ejden Anderson, - u pergjigj ai.

-Xhek Xhons, - u prezantua italiani dhe i shkundi doren, - Vazhdojme ne cara mia? - beri me shenje nga te tjeret qe kercenin.

-Si, certo, - pranoi ajo. Po qe kur kishte mesuar italisht kjo?

I ndoqi me shikim tek perparonin drejt pistes. Nje ndjesi perveluese po i perhapej neper te gjitha qelizat e trupit. Kemba po i perpelitej nevrastenikisht pas dyshemese. E rrekelleu krikon e birres me pese te gelltitura. Ajo as nuk i kishte thene se kush dreqin ishte ai? As nuk e kishte pyetur nese perbente problem po te kercente me te apo jo. Jo se kishte nevoje per miratimin e tij, fundja ai ishte shume liberal kur vinte puna te lirite e saj si grua. Nuk e pyeste kurre se ku shkonte, cfare bente apo me ke ishte kur ajo nuk e shihte te nevojshme qe t'ia thoshte, jo sepse nuk i behej vone, por sepse nuk donte ta kufizonte. Fundja ajo ishte amerikane, i pelqente te shijonte lirine qe jeta i falte ne maksimum, pa u ndikuar nga rrethanat e ndryshme, si per shembull, te te qenurit pjese e nje marredhenieje.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now