Me zor priste qe te kthehej ne shtepi. Takat e vrisnin, shputat e kembeve i dhembnin si dreqi, makijazhi pothuajse i ishte fshire dhe rrobat i ishin rrudhosur. Kishte kaluar nje dite jo fort te kendshme, gjithe kliente te pagdhendur me kerkesa qe ajo nuk mund t'iu a permbushte. Pastaj ishte pergjegjesja e bankes qe e kishte irrituar edhe me shume me punet e rendomta te dhena ate pasdite. Tani shpirti i kerkonte qetesine e rehatshme qe vetem apartamenti i saj mund t'i dhuronte. Shpresonte te mos ndeshej rruges me ndonje te njohur. Bezdisej nga pyetjet e shumta te njerezve kureshtare e vecanerisht kur ishte e lodhur.
-Dukesh si nje grua e deshperuar qe ka nevoje per nje gote vere.
Cfare po thoshte? Qe donte te mos haste ndokend? Mos valle Nena Natyre ishte duke komplotuar kundra saj? Nuk e meritonte nje gje te tille. Nuk e meritonte Ejden Andersonin, me ate uniformen e tij te paster e te sapohekurosur qe sikur shkelqente e terhiqte vemendjen e kujtdo ne ate mbremje te ngrohte e te zhurmshme vere, gjithe grada e dekorata nderi, me ate buzeqeshjen sfiduese, gati per ta goditur me ndonje nga ato kunderpergjigjet e tij te gjetura. Nuk e kishte pare ndonjehere me uniforme dhe po e pranonte, qe s'kishte pare realisht ne jeten e saj ndonje kapiten ushtarak, ja pse ai i beri pershtypje trurit te saj te rraskapitur. Por, te fliste troc, nuk ia kishte aspak ngene!
-Dhe per nje kalores me mburoje te ndritshme, - shtoi Zhaklina pa qejf.
-Per fatin tend te mire e kam mburojen veshur, - beri ai me shenje nga uniforma.
-Po kalin? - e talli ajo.
-Ja eshte aty, pak metra me larg. Mund ta shohesh vet po te duash, - e ftoi Ejdeni.
-Ta dish qe po vij vetem per te pare "kalin" tend te famshem.
-E di Xheki, e di. S'je e para dhe as e vetmja qe do ta shohesh.
Nje e qeshur e poshter zbukuroi cepat e buzeve te tij me te thene ato fjali.
-Kaq pak pjellor je sa te tera femrat te cilave do t'iu besh pershtypje i con ne te njejtin vend? - e pyeti Zhaklina dhe pa e kuptuar kishte filluar te ecte krah per krah tij.
-Pike se pari Xheki, do ta mesosh me vone se sa pjellor jam dhe pike se dyti, kush tha qe dua te te bej pershtypje? Une thjesht po i vij ne ndihme nje shpirti te lodhur, kjo eshte e gjitha, - foli ai duke buzeqeshur.
-Meqe eshte keshtu, me mire po shkoj t'i bej nje vizite Uollit. Ndoshta ai do te gjeje dicka interesante ne kete shpirt te lodhur, - Zhaklina beri sikur nderroi drejtim, e gatshme per te kaluar rrugen e per te shkuar larg tij.
-Po kush tha qe une nuk e kam gjetur tashme dicka interesante ne kete shpirt te lodhur? - provokimi i tij i hapur u shoqerua nga ngritja lart e vetulles se tij te majte dhe nga buzeqeshja e tij qe sikur u anua pakez majtas.
-Po kush te pyeti nese e ke gjetur ose jo, ushtar?
-Oh, ja tek eshte, e gjeta, - tregoi ai me dore nga nje shtepi e vogel prej guri (@CrazyllekXx te pershendes me shtepine prej guri xp) qe ndodhej ne fund te plazhit, prane bregut te detit, por e distancuar nga turmat e njerezve qe festonin te harbuara neper baret e lokalet verore.
-Dhe kjo supozohet te jete dicka interesante? - e pyeti ajo.
-Ka ndonje jo interesante rreth meje Xheki?
-Egoja jote, - ngriti ajo shpatullat si per t'i thene "Nuk e di, ndoshta gjithcka!".
-He pra, te dy e dime qe egoja ime eshte pjesa ime me e mire. Me fal, pjesa e dyte me e mire, - u vetkorrigjua menjehere Ejdeni me nje buzeqeshje djallezore qe i lodronte neper fytyre.
-Mjaft fole per veten, leri veprat qe ben te flasin per ty.
-Shume cliche kjo Xheki.
-Si ti doje te thoje?
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...