Kapitulli i tete

725 99 88
                                    

-Vajza, shikoni se kush eshte ketu? - briti Maja e emocionuar. Zeri i saj ia terhoqi vemendjen teksa mbushte gotat me pije dhe e detyroi te thoshte dicka, megjithese pa e kthyer koken pas:

-Te lutem me thuaj qe eshte Henry Cavill aka Supermani.

-Une mund te mos jem Henry Cavill, por jam nje fare Supermeni.

Tani po qe e ktheu koken. Po ky nga mbiu ketu? A nuk supozohej te vinte nje jave me vone? Apo donte me patjeter te ishte i pranishem ne festen e pare qe po benin si hapje te sezonit veror ate dite? Te pakten keshtu i kishte thene Adami.

Pak metra larg saj qendronte Ejdeni, i veshur me pantallona te shkurtra dhe nje bluze verore qe i nxirrte ne pah shpatullat e gjera dhe lekuren tashme te nxire nga oret e gjata te stervitjes ushtarake.

-Mos e perdor me kot emrin e tij, do te ofendohet, - tha Zhaklina dhe vazhdoi te merrej me ate çka ishte duke bere pak sekonda me pare.

-S'je e lumtur qe po me sheh Xheki? - u tall ai.

-S'eshte mjaftueshem e dukshme? S'po me mban vendi nga gezimi? - iu pergjigj ironike ajo.

-Mos ia ver re Zhakut, i ka rene paksa dielli ne koke, - nderhyri Maja, -Ajo eshte shume e sjellshme zakonisht.

-Po, po, e kam vene re kete.

-Nga ai ballkoni yt vihen re shume gjera, ke te drejte, - shtoi Zhaklina dhe u acarua menjehere kur u kujtua se sa here ai e kishte pare duke bredhur me pizhama ose te brendshme neper shtepi.

-Nuk e ke idene se çfare peizazhi me mirepret çdo mengjes nga ballkoni Maja, - u kthye ai nga shoqja e saj, e cila u duk menjehere e interesuar.

-Vertet? - e pyeti ajo.

-Po, eshte nje pamje e hatashme nga deti, - Ejdeni e pa Zhaklinen drejt e ne sy tek shqiptonte fjalet e fundit.

Zhaklina e pa duke rrudhur vetullat.

Seriozisht e ke ti? -deshironte t'i thoshte, por ne vend te kesaj, i tha:

-Shko beji shoqeri zotit Uolli. Blini nje pale dylbi dhe perpiquni mbase shikoni ndonje gje interesante se bashku.

Vajzat e shihnin si te shushatura Zhaklinen, pa qene te afta te kuptonin diçka.

-Nga e di qe s'e kemi bere tashme?

-Do te kisha lexuar nekrologjite tuaja ne gazete po ta kishit bere, - e mbylli ajo biseden dhe u largua duke lene pas Majen e habitur dhe Ejdenin perhere te buzeqeshur.

Pak me vone, teksa bisedonte qete me Uilloun, degjoi Evin te thoshte me hyper se kurre:

-Ai gatuan shkelqyeshem!

Pas zgares qendronte Ejdeni qe po piqte qofte, salsice e biftek. Perreth tij ishin mbledhur nje grup vajzash me Evin ne krye, te cilat dukeshin sikur po shihnin nje shfaqje me akrobaci ne cirk, ne qender te se ciles ishte "majmuni i talentuar" Anderson.

-Salsiçe? - pyeti Zhaklina duke qeshur, -Interesa te habitshem ka ky ushtar. Skuq salsiçe!

-Salsiçet duhet te jene specialiteti dhe intetesi yt Xheki. Une preferoj paninet, - ai i shkeli syrin. Te tere vajzat kukurisnin si koketa pas çdo fjale qe ai thoshte.

-Kujdes mos djeg qoftet! - gjoja e keshilloi me nje tjeter nenkuptim Zhaklina.

-Mos ki merak Xheki, ka kush kujdeset per to, - e siguroi Ejdeni.

-Zhak, eja ketu, - e thirri Adami. Ai ishte i rrethuar nga nje sere djelmoshash, qe here- here hidhnin shikime te ngazellyera nga Zhaklina.

E pa Adamin me ate shikimin, i cili nenkuptonte : S'ta kam ngene!

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now