Me nervat te bere tel qe ne pike te mengjesit per shkak te qaravitjeve te pafundme te Evelines, e cila se fundmi ishte ndare me Adamin dhe s'bente gje tjeter vecse i ankohej Zhaklines duke share shokun e saj te ngushte, ishte nisur drejt shtepise se tij. Ai duhej t'i kerkonte falje Evelines per menyren e shpifur ne te cilen e kishte lene dhe t'i mbyllte nje here e pergjithmone gjerat me te, sepse ne te kundert, ajo do te vazhdonte te qurravitej pa fund ne krahet e nje shoqeje te durueshme si Zhaklina, shoqe, qe e kishte humbur me kohe vullnetin per t'iu gjendur prane vajzave zemerthyera.
Trokiti fort ne deren e apartamentit te Adamit. Askush nuk po i pergjigjej. Ishte ora dhjete e mengjesit, kuptohet qe ai ishte ne shtepi, me shume mundesi duke fjetur.
-E di qe je aty bukuroshe e fjetur, hape deren, - kete here trokiti me me shume kembengulje.
Nuk vonoi shume dhe dera u hap, por jo nga Adami. Perballe saj qendronte vellai i tij, gjysme lakuriq, me floket e shpupuritur dhe fytyren te pergjumur. Okeeej, shpatullat dhe kraharori i formuar i nje ushtari nuk ishin dy gjera te zakonshme qe mund te te mireprisnin cdo mengjes. Jo se po ankohej.
-Ja ku eshte edhe princi im qe sapo me zgjoi nga gjumi i bukurise, - tha ai para se te gogesinte.
-Miremengjes rreze dielli. Ku eshte princesha tjeter qe ke per vella?
Ai rrudhi buzet dhe u hodh rendshem ne divan.
-Ummm, ndoshta mund te vonohet pak.
-Pse cfare po ben princesha, banje me trendafila dhe shampanje? - thirri ajo qe nga kuzhina. Hapi frigoriferin, mori kutine me lengun e qershise qe Adami nuk e ndante nga shtepia, mbushi nje gote dhe u kthye ne dhomen e ndenjjes per t'u pozicionuar ne kolltukun tjeter perballe Ejdenit.
Ne ate moment, nga dhoma e gjumit te Adamit u degjuan tingujt dhe zerat e fundit qe do te donte te degjonte:
-Oh, pooo Ediii! Jepi babush, ashtu sic me pelqen!
-Une nuk e degjova kete, oh, jo, une nuk e degjova aspak kete! - fjalet e Zhaklines tingelluan me shume si nje lutje.
Te tjera pasthirrma jehuan neper shtepi.
-Mos bej sikur ti nuk ke qene te pakten nje here ne te njejtin pozicion si ajo bjondja qe ndodhet tani ne dhomen e tim vellai.
Tani po qe do te villte. Po c'dreqin ishte duke thene keshtu ky?
-Vetem sepse ti je nje ushtar qe fle me te gjitha femrat qe njeh, s'do te thote qe e njejta gje ndodh me ne te tjeret! - iu kthye ashper. Askush nuk mund te hamendesonte dokrra rreth saj apo jetes saj private, vecanerisht kapitenet don zhuan gjysme te zhveshur.
-Vetem sepse stereotipet per ushtaret ekzistojne, s'do te thote qe duhet t'i besojme, - ndryshe nga ajo, Ejdeni foli bute dhe qete, i pashqetesuar nga replikat e saj apo nga veprimtaria e zhurmshme qe zhvillohej disa dhoma me tutje.
-Kjo s'do te thote qe s'jane te verteta.
-Xheki, Xheki, Xheki, - ai e pa ngultazi me mjekren te mbeshtetur ne pellemben e dores, - Sa paragjykuese qe qenke.
-Eshte pjese e pandashme e natyres femerore.
Pak me vone, nje bjondje e qeshur dhe e hareshme ( Zhaklina e kuptonte mire se pse vajza rrezatonte lumturi qe ne ate ore te mengjesit), i pershendeti dhe u largua shpejt nga apartamenti. Pas saj, Adami, me ne humor se kurre, puthi shoqen e tij ne koke dhe u ul prane tyre.
-Te pelqeu dhurata vella? - pyeti Adami Ejdenin.
-Cfare dhurate?
-Seanca qe sapo deshmuat me veshet tuaj eshte dhurata jote e ditelindjes, - ai shpertheu ne te qeshura
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...