Kazerma Lavarack ne Townsville, Australi
Pak dite pas "incidentit" te vogel me Zhaklinen, atij dhe djemve te tjere iu ishte dashur te ktheheshin ne baze per te nisur perseri stervitjen. Majori iu kishte premtuar qe kete here s'do te izoloheshin brenda kazermes e s'do te syrgjynoseshin ne misione disa mujore, por do te kishin mundesine qe t'iu benin perseri nje vizite, kete here akoma edhe me te gjate, familjareve te tyre.
Nje jave, nje muaj, nje vit, per te s'perbenin ndonje dallim apo problem. Ishte mesuar me qendrimet e gjata larg shtepise, sepse qyshkur ishte 14 vjec, ne familjen e tij ishte vendosur e ardhmja e tij- bashkimi me forcat ushtarake australiane. Nuk e kishin detyruar, por as nuk i kishin thene qe te mos shkonte. Ne rregull, mamaja , si cdo nene, ishte tromaksur fillimisht nga ideja se i biri do te behej ushtar, kurse babai ishte krenar si dreqi per te dhe gjithnje ishte perpjekur qe ai te arrinte me te miren.
Tani ishte shtrire ne krevatin e tij, i cili ndodhej siper shtratit te Xhorxhit dhe po kujdesej per armet e veta. Shumica e djemve po hanin dreke ne mensen e madhe te kazermes, te tjeret lexonin, ushtroheshin ne palester ose te pishina ngjitur me kete te fundit.
-Ejden, te kerkon Turneri, - e lajmeroi Xhorxhi, ardhjen e te cilit nuk e ndjeu, aq i perqendruar kishte qene duke u kujdesur per armet e veta.
Veshi nje bluze te pambukte, u hodh nga shtrati drejt e ne dysheme pa shkaktuar zhurme ose shqetesuar te tjeret dhe beri drejt zyres se Turnerit. Trokiti, priti qe ai t'i thoshte "Hyr", perpara se te ulte dorezen, hapte deren dhe te bente pershendetjen ushtarake.
-Qetesohu, - i dha komande Turneri, - Mund te ulesh. Kam dicka per te diskutuar me ty. Jo me kot i nderpreva pushimet e tua pranverore. Kam disktuar me drejtoret e Zyrave Qendrore dhe vendosem te te japim ne ngarkim nje nen-njesi prej 100 ushtaresh. Do te zhvendosesh ne kazermen e Sidnei-t, do te te jepet ndihma dhe sherbimi i duhur nga personeli i atjeshem per te drejtuar njesine tende ne misionin tend te pare si kapiten.
E kishte degjuar me qetesine dhe gjakftohtesine qe e karakterizonin Turnerin, por ideja qe me ne fund, po i jepej ne ngarkim nje detyre e permasave te tilla, detyra e tij e pare si kapiten, e mbushte me emocion.
-Po zoteri.
-Nisja do te behet neser ne pese te mengjesit. Dhe dicka tjeter, ata miqte e tu trazovace, nuk do te vijne me ty.
Dreq, nuk e kishte menduar kete! Kishte drejtuar edhe me pare ushtare ne misione te tjera, por kishin qene toga te vogla, me jo me teper se 30 burra dhe gjithnje kishte patur prane vetes Xhon, Xhorxhin, Sebastianin dhe Olin. E dinte qe mund t'ia dilte pa ta, nuk ishte fundi i botes, por s'ishte edhe aq i emocionuar sa pak minuta me pare.
Para se te dilte, Turneri i foli me nje ton qe i perngjante atij paralajmerues:
-Dhe dicka te fundit Anderson. Ushtaret qe do te kesh nen ngarkim nuk jane me te miret qe mund te gjesh ketej nga anet tona.
Dhe pse dreqin po ia thoshte kete gje pikerisht tani qe gjithcka ishte vendosur dhe planifikuar?
-Mos kini merak major, i kam cuar gjithnje deri ne fund misionet e mia. Naten e mire!- e pershendeti ftohte dhe u largua.
Gjate darkes, djemte vune re qe dicka nuk shkonte. Nuk po qeshte me batutat e Xhorxhit, as me Xhoin qe tallej vazhdimisht me kete te fundit, i cili gjoja s'kishte patur guximin e duhur per t'i propozuar Lusit.
-Degjova qe do te transferohesh ne Sidnei, - i foli Oliveri dhe nuk dukej aspak i lumtur me lajmin qe kishte marre.
Pohoi me koke.
-Dhe kur kishe nder mend te na e thoje, kur te kthehesh, pas kushedi se sa muajsh? - ai dukej sikur po e akuzonte.
-Qepe Oli. C'ke qe ben keshtu? - i bertiti Xhoi.
-Sikur kishim thene qe s'do te ndaheshim asnjehere, ne te peste, - beri me shenje nga grupi djaloshi.
-Mos bej si femije. Kete e kemi thene kur kemi qene 18 vjec, per hir te Zotit! Kuptohet qe heret a vone do te merrnin ndonje mision larg njeri-tjetrit, - i shpjegoi Oliverit, qe tani, s'dinte se cfare te thoshte me.
-Do te jem kapiteni i 100 ushtareve ne Sidnei. Kjo eshte e vetmja gje qe di, - iu shpjegoi me ne fund Ejdeni.
-Dreq! Urime mor burre! Pse nuk na the me pare? Kjo eshte dicka e madhe! Misioni i pare si kapiten! - u entuziasmua Xhorxhi.
Me te degjuar fjalet e shokut, Oliveri u ndje ne faj, sepse edhe ai vet u emocionua nga fakti qe njeri prej tyre arriti aq larg ne nje kohe aq te shkurter.
-Me vjen qe reagova ashtu qepare, - i tha Ejdeni pak me vone.
Ejdeni i buzeqeshi lehte, i shpupuriti floket sic bente gjithnje me te, sepse i kujtonte te vellane dhe i rrahu shpatullat duke i thene:
-S'ka problem picirruk. E di qe je xheloz sepse andej ka me shume vajza se sa ketej nga ne dhe do te doje te vije me mua.
-Me ke me ngaterron, me Xhoin? Merr ate me vete. Mbase gjen pushken e humbur andej.
-Sa per dijenine tende, pushken e gjeta, - u mburr Xhoi.
-Ku, brenda shtratit te Nensit bashke me te mbathurat e saj te saposhqepura, te cilave do t'i duhet qe t'iu shtoje nje dantelle te re si rrobaqepese e afte qe eshte? Apo afer gjilperave te Martes? Uh, djema, e mbani mend ate diten kur Marta do t'i bente vaksinen e fruthit ketij gomarit dhe ky, ne vend qe t'i ofronte krahun, uli pantallonat dhe nxorri te pasmet?
Djemte ia plasen te qeshurit. As Ejdeni nuk rezistoi dot u bere pjese e mbremjes se fundit qe do te kalonte me djemte per nje kohe goxha te gjate.E dinte qe do t'i mungonin trazovacet, sepse ata te katert kishin qene ushtaret e pare qe kishte drejtuar ne jeten e tij dhe ndoshta me te miret qe kishin mbrojtur ndonjehere shpatullat e tij.
Hi soldiers!
Nje sqarim i vogel, Zhaklina, Zhak, Xhek, Xheki jane i njejti person people, thjesht menyra te ndryshme ne te cilat i drejtohen njerezit e afert.
E di qe eshte shume vone por harrova te beja update me heret. Neser do hedh nje tjeter kapitull.
Love u all.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...