Kapitulli tridhjete e dy

577 89 98
                                    

Puliti qerpikët e gjatë e të errët disa herë ngadalë. Ngjyra e ëmbël portokalli e formuar nga rrezatimi i diellit në faqet e asaj që duhej të ishte një cadër e madhe pushimi, lëpinte cdo skaj të hapësirës ku ajo ndodhej. Me sa dukej, e kishin shtrirë në një shtrat të vogël portativ, i cili, në krahasim me dyshemenë e tendës së saj ushtarake, i ishte dukur më i rehatshëm se krevati gjigand dopio që kishte lënë pas në shtëpinë në Melburn. U rrotullua në dyshekun e butë duke e harruar fare plagën në krah, gjë që i shkaktoi një pasthirrmë të lehtë dhimbjeje.

Nuk e dinte për sa kohë kishte fjetur, por ndihej e freskët dhe e shlodhur plotësisht sic nuk ishte ndjerë prej kohësh. Po pse e kishin sjellë aty dhe më e rëndësishmja qe, kush e kishte sjellë deri aty? Kujt do t'i interesonte kaq shumë mirëqenia e një të panjohure? Ndoshta do ta përdornin më vonë për t'i nxjerrë ndonjë informatë rreth sulmit të fundit në ish bazën e saj.

U ngrit ndenjurazi dhe qëndroi ashtu një hop. Hodhi një sy rreth e rrotull. Kjo ishte cadra më e rregullt që kishte parë gjatë asaj jave të kaluar mes burrave. Edhe togerët ishin mjaft të rrëmujshëm, mos të fliste për ushtarët e thjeshtë, në cadrat e të cilëve ishte e pamundur të hyje për shkak të corapeve të qelbura dhe tutave të gjakosura ushtarake. Ndoshta fati i kishte buzëqeshur këtë herë dhe e kishte sjellë në tendën e ndonjë gruaje, ndoshta ajo s'ishte ushtarja e vetme në gjithë atë stallë derrash.

Rrëshkiti ngadalë pranë tavolinës së madhe, ku me shumë mundësi bënin planet e betejave e të sulmeve, sepse sipërfaqja e saj ishte mbushur me një sërë hartash, diagramesh dhe dokumentesh të llojeve të ndryshme. Nuk i bëri ballë tundimit për të hedhur një sy brenda sirtarëve të vendosur poshtë tavolinës. Dy të parët gati sa nuk po shpërthenin nga fletushkat e shumta, tek i fundit i zuri syri një pistoletë, disa ilace dhe dy varëse. Njëra prej tyre ishte varëse ushtarësh, që iu duk e zakonshme fillimisht, por kur pa se cili emër ishte shënuar mbi të, ngriu në vend.

EMRI: XHORXH KLARK

SEKSI: MASHKULL

MOSHA: 24 VJEC

GRUPI I GJAKUT: B+

C'kërkonte varësja e Xhorxhit aty? Mos ishin vrasësit e tij? Po atëherë pse ishte ende gjallë ajo?

Ishte e pamundur që t'i lidhte ngjarjet dhe provat që kishte para syve me njëra-tjetrën. Ato nuk përputheshin mes tyre. Ose ndoshta po i hidhte gjithë cështjes një tis vështirësie të kotë, që realisht nuk ekzistonte. Ndoshta ishte shpëtuar krejt rastësisht nga dikush që ishte ngarkuar me marrjen dhe transportimin e trupit të Xhorxhit, por ajo nuk besonte në rastësi. Asgjë në këtë jetë apo në tjetrën thjesht nuk mund të ishte produkt i rastësisë së pastër.

Papritur, kuptoi se ato që mbante në trup nuk ishin rrobat e saj të mëparshme, të ndotura me pluhur e gjak. Edhe fashat e plagës ishin ndërruar e ishin të pastra e të reja njëlloj si pantallonat e bluza e pambuktë që kishte veshur, më saktë, që dikush i kishte veshur. Po shpresonte me gjithë zemër për praninë e ndonjë gruaje tjetër aty rrotull, sepse në të kundërt, i mbetej të mendonte e të besonte se një burrë e kishte parë të zhveshur teksa flinte. Vetëm ideja i solli të ngjethura.

Pak sekonda para se ta mbyllte sirtarin plotësisht, u kujtua për varësen tjetër. Ishte medaljoni me foton e Lusit. U rrek ta gëlltiste fajin që i ishte mbledhur në stomak prej disa javësh. Gruaja dhe nëna e ardshme, rriste gjithë lumturi vogëlushin e shëndetshëm në barkun e saj, pa qenë në dijeni të realitetit makabër.

Me sa dinte ajo, kapitenët, majorët apo kushdo që merrte përsipër dërgimin në shtëpi të ushtarëve të rënë dëshmorë mbante vetëm varësen me informatat e përgjithshme të viktimës, sepse ajo nevojitej si dëshmi për të vërtetuar nëse individi kishte vdekur, humbur ose jo. E pse t'i duhej dikujt medljoni i Xhorxhit? Vetëm nëse ai dikushi ishte ndonjë i fiksuar me gruan e tij ose... vetëm nëse ai i fiksuar ishte ...

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now