Kapitulli i trete

858 111 127
                                    

DON'T FORGET TO VOTE, COMMENT AND SHARE THE STORY WITH YOUR FRIENDS.
LOVE YOU.

-Djema, kur do bejme ndonje feste tjeter ne plazh? - u interesua Xhoi.

Po luanin bilardo ne shtepine e ketij te fundit. Oliveri dhe Ejdeni ishin duke luajtur "Fortnite" ne PlayStation, grindeshin vazhdimisht per arme, fasho dhe per t'i shpetuar jeten njeri-tjetrit teksa shtypnin shpejtesisht butonat e leves telekomanduese.

-Ta ka qejfi te takosh vajza prape? Kaq poshte ke rene sa tani duhet te shkosh t'i te to, sepse ato nuk vijne te ti? - e talli Xhorxhi.

Sebastiani lexonte qetesisht nje gazete i ulur ne poltronin levizes. 

-Kam kohe pa bere gje. S'ma kishte qejfi per ato te Townsville-it.

-Me duket se nuk iu a kishte atyre qejfi, jo ty.

-Ti e ke ne rregull Xhorxh. Lusi eshte kaq e mire. Gatuan per ty, ben petullat me te mira ne bote, kujdeset per shtepine tende, punon dhe eshte gjithnje aty per ty.

-Ooo, mos qaj vogelush se shume sentimental u bere, - steka e Xhorxhit gjuajti topin e bardhe, i cili goditi tre te tjere, dy prej te cileve shenuan piken qe solli dhe fitoren e Xhorxhit, - E shikon? Ketij i them talent une.

-Trap mburravec dhe fatlum. 

-Me ke nje birre borxh, - e rikujtoi Xhoin.

-Me ke nje femer borxh.

-Ca te dukem une, kupidi yt i dashurise?

-Ooo, he pra Deniii! Ti gjithnje me le te vdese! - u ankua Oli, qe me sa duket sapo kishte humbur lojen.

-Bashkoju grupit, humbes, - e mirepriti Xhoi.

Pak me vone, edhe Ejdeni u ngrit, shmpiu muskujt dhe tha se do te dilte. Duhej te shkonte ne banke per te bere nje transferim parash. 

-Me ler ta gjej se per cfare te duhen parate. Te lutem me thuaj qe do te shkosh ne ndonje klub striptistesh! - syte e Xhoit e pane Ejdenin si me lutje. 

-Te duket sikur jam ne qejf per striptistet e tua tani?

-Nje mashkull i vertete duhet te jete gjithnje ne qejf... Vetem nese nuk eshte nje mashkull, - u tall Xhoi.

-Dhe kete e thote ai, te cilit i eshte futur nje here steka ne bythe, - rikujtoi Ejdeni aksidentin e paharrueshem, kur pa dashur, Xhorxhi, triumfator si gjithnje ne lojen e bilardos, nga entuziasmi i tepruar, teksa pozicionohej per te shenuar piken e fundit, i dha aq force stekes, sa ajo, ne momentin qe u shty pas, u fut drejt e ne te pasmet e Xhoit qe ishte mbeshtetur me shpine nga cepi i bilardos aty prane Xhorxhit. I gjori djalosh! S'kishte mundur te ulej paqesisht ne karrike per disa ore te gjata.

Djemte ia krisen gazit. Edhe Sebastiani qeshi nen hunde prapa faqeve te gazetes. 

-Den, kjo tingelloi me perverse se c'duhej, - foli mes te qeshurave Oli.

-Ai ishte qellimi, picirruk. Dhe oh, Xho, mos bej si i prekur. Te gjithe e dime se sa shume te pelqen te luash me steka dhe topa, domethene bilardo, - vazhdoi lojen Ejdeni.

-Sa kam per te te turperuar ne sy te asaj bythes se zgjuar heres tjeter qe do te behet barbekju, - e kercenoi Xhoi.

-Ne sy te kujt?

-Mos bej sikur nuk te kujtohet. Me ver sa te duash ne loje tani, por te gjithe e pame se me cfare intelekti ishin duke te te goditur ironia dhe sarkazma e Xhekit. Te la si peshku pa uje vella, - foli Xhorxhi me te vendosur stekat e bilardos ne mbajteset e tyre. 

-Ajo eshte peshku dhe Ejdeni eshte burimi i ujit. E vendose ai nese do ta lage vajzen ose do ta thaje e percelloje fare ate, - tha Xhoi duke nenqeshur si femije.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now