Kapitulli i njezet e shtate

545 81 129
                                    

Ai mëngjes i nxehtë fundkorriku kishte sjellë jo vetëm zhegun përvëlues, por edhe ndodhitë më të paparashikueshme. Ejdeni nuk dinte cfarë të bënte më parë. Fillimisht, ishte e udhës të kontaktonte me kapitenët që ndodheshin në zonën më të afërt për t'iu kërkuar përforëcime, por kabina telefonike ishte shkatërruar gjatë sulmit dhe linjat nuk punonin. Teknikët ose ishin plagosur, ose kishin vdekur pa i lënë ndonjë mundësi zgjedhjeje. Pa përforëcime, rindërtimi dhe riparimi i gjithckaje ishte më i vështire sec dukej. Edhe pse doktorët e paktë që kishin mbetur dhe infermierët e tyre po bënin të pamundurën për të mbajtur gjallë sa më shumë ushtarë, ata mbeteshin njerëz si gjithë të tjerët, jo perëndi të aftë për t'i sjellë të vdekurit sërish në jetë. Dhe Ejdeni, megjithëse ishte i vetëdijshëm për këtë, i nxiste të punonin fort, t'i kalonin limitet dhe mundësitë e tyre vetëm e vetëm që t'iu kursenin jetën sa më shumë ushtarëve dhe dhimbjen sa më shumë nënave e grave.

Nuk kemi morfinë mjaftueshëm!

Na ka mbaruar sulfamidi!

S'kemi me cfarë të sterilizojmë bisturitë! - bërtisnin e thërrisnin doktorët me djersët që iu rridhnin curg.

-Përdor thikën time! Jepju alkool, do t'i ndihmojë të mos e ndjejnë dhimbjen momentalisht! - iu përgjigjej Ejdeni duke vrapuar sa nga njëra cadër në tjetrën, duke u përpjekur t'i vendoste të plagosurit në barrela të krijuara me rroba e lecka të gjetura aty-këtu.

Me ndihmën e Xhoit dhe Sebastianit arriti të ngrinte disa cadra që kishin shpëtuar të fshehura në cantat e tyre të shpinës. Ato po përdoreshin si salla operimi, ku doktorët, në kushte jo fort të favorshme, kryenin nxitimthi e rrëmbimthi detyrën e tyre. Infermierët sillnin serumet, qeskat e mbushura me gjak dhe pastronin mjetet mjekësore në alkool, sepse sterilizuesit kishin mbaruar me kohë. Ushtarët që ishin në gjendje të lëviznin e të punonin, mblidhnin të vdekurit, kontrollonin mes tyre për ndonjë rrahje zemre a marrje fryme dhe kur kjo ndodhte, britnin tërë emocion se dikush ishte gjallë, se një tjetër ishte shpëtuar.

Ejdeni ngrinte barrela, cadra e shtrate portative. Hapte gropat ku ishin futur të plagosurit për shkak të shpërthimeve dhe iu maste pulsin me ankth. Ulërinte urdhra dhe iu jepte sadopak siguri të plagosurve për vdekje se gjërat do të bëheshin më mirë. Nuk donte t'i humbiste shpresat, edhe pse një zë i frikshëm, të cilin ndonjëherë as vet nuk e njihte e dallonte dot, i thërriste nga skutat më të errëta të mendjes e shpirtit një pyetje të vetme: A ia vlen e gjithë kjo?

A ia vlente gjithë gjaku i derdhur, gjithë lotët e shkaktuar, gjithë arkivolet, lulet e bardha që i shoqëronin në banesën e fundit për t'u përskuqur një herë e mirë nga gjaku i të rënëve dëshmorë? A ishte ky një stërmundim fizik e psikologjik i cuar dëm? Do të shpërbleheshin ndonjëherë? Do të merrte fund një ditë apo do të vazhdonte deri në fund të kohërave, për ta shoqëruar njeriun deri në eleminimin përfundimtar të tij dhe të botës së tij?

A ia vlen e gjithë kjo?

Dicka ishte më se e kuptueshme, asaj pyetjeje, s'kishte për t'ia gjetur në jetë të jetëve përgjigjjen, sado të luftonte, sado të shpëtonte, sado të vriste, sado të fitonte apo të humbiste. Në lavdi apo disfatë, ajo pyetje e përndiqte si një fantazmë e kohërave të kaluara, i rrinte si një hije nga pas dhe ai thjesht nuk shkëputej dot prej saj.

-Kapiten, djemtë u kthyen, pa asnjë lajm apo gjurmë të tyre, - i bëri me dije njëri nga rreshterët.

Orë më parë kishte dërguar disa nga ushtarët e tij që të kërkonin Oliverin dhe Xhorxhin. Iu kishte dhënë pajisjet dhe mjetet e duhura e të vetme që i kishin mbetur, por ja tek ktheheshin ata, të lodhur, të pluhurosur, të etur për ujë e pushim dhe pa asnjë përgjigjje.

PARADISE ShqipOù les histoires vivent. Découvrez maintenant