Kapitulli i gjashte

735 93 80
                                    

Kazerma Viktoria, Sidnei

-Kapiten, kjo eshte dhoma juaj, - i kishte treguar Nik Majlsi, togeri qe e kishte ndjekur nga pas dhe ndihmuar qe ne momentin e pare kur shkeli ne bazen e Sidneit. Duhet te kishte po te njejten moshe me Oliverin, qe do te thoshte rreth 22 vjec, sapo ishte graduar toger dhe me sa duket, ishte i gatshem per t'i shkuar Ejdenit nga pas si nje qen besnik dhe i bindur.

Dhoma ishte e vogel, por komode, me nje shtrat me permasa te konsiderueshme, pas te cilit ndodhej nje dritare prej nga mund te shihje fushat e stervitjes. Dhe fale Zotit, kishte nje tualet! Per here te pare pas kaq shume kohesh do te kishte nje dhome vetem te tijen. Nuk mbante mend kur kishte qene hera e fundit qe nuk kishte fjetur ne nje salle gjigande me 50 ushtare te tjere te pozicionuar ne 25 shtrate dykateshe te tipit marinar. Ndoshta ky mision do te kishte te mirat e veta.

-Stervitja fillon pas pak zoteri. Do t'ju thosha te qetesoheshit pak, por majori Smith ka dhene urdher te qarte qe te paraqiteni ne zyren e tij per te marre instruksionet e metejshme.

-Patjeter Majls, patjeter.

I dha leje togerit te ri te largohej. Kazerma e Sidneit ishte e ngjashme me ate te Townsville-it. E njejta planimetri, struktura te ngjashme, salla noti, palestre, stervitjeje, fusha te tera te bera gati per trajnim intensiv. Shpresonte qe dhe ushtaret te ishin po aq te bindur sa ata te Townsville-it, por e dyshonte shume kete.

Veshi uniformen, sistemoi ato pak nderresa qe kishte sjelle me vete dhe u paraqit menjehere ne zyren e majorit Smith. Gjeja qe i beri me teper pershtypje ishte mosha e re e Smithit. 

Duhet te jete sa une. - mendoi disi i impresionuar me vete, impresion qe nuk e tregoi fare me mimike apo fjale,  -Duhet te kesh bere ndonje mrekulli qe te kane graduar kaq shpejt major mor mik. 

-Miresevjen kapiten, - i shtrengoi doren Smithi. Me keqardhje te madhe pa se majori kishte humbur doren e djathte. Tani e kuptoi pse djaloshi ishte graduar heret major dhe pse do te ngelej perjete i tille

Smithi, si djale me pervoja ne situata te tilla, e kuptoi menjehere se c'po bluante nder mend Ejdeni.

-E humba ne Afganistan. Ekstremistet, eh, ti i di si jane, - i shpjegoi ai, cuditerisht duke vene buzen ne gaz. 

I erdhi inat nga vetja qe Smithi ia kishte nuhatur mendimet aq lehte. 

Pohoi me koke. Por jo, nuk e dinte si ishin te mallkuarit atje tutje ne Afganistane. Ende nuk e kishin cuar atje. Dhe mamaja lutej cdo nate qe mos ta conin kurre. 

-Atehere, - ia nisi nga shpjegimi Smithi, - Do te merresh me stervitjen e djemve tane per pak kohe derisa te vendosim nese jane gati per mision ose jo dhe kjo varet teresisht nga ty. Nese brenda kater javesh ata nuk jane gati, misioni yt i pare do te konsiderohet i deshtuar.

Donte t'i thoshte pse nuk merreshin vete me stervitjen e ca te porsaardhureve por iu duhej ai i nje tjeter baze, e nje tjeter batalioni pikerisht per kete detyre te dreqosur?

-Kerkuam qe te vije ti, per te pare se sa i afte do te jesh per te vepruar ne nje vend te ri, te panjohur e ne kushte disi me ekstreme me nje njesi te sapoformuar, - i shpjegoi ai dhe para se te vazhdonte, i zgjati nje dosje, - Ketu ke udhezimet qe do te te nevojiten, si edhe informacione te pergjithshme per ushtaret e tu. Me falni, por sic e dini jam shume i zene dhe me duhet te bej disa telefonata per te informuar Zyrat Qendrore rreth ardhjes suaj dhe vijimesise se misionit. Jam i sigurt qe djemte me zor presin te luftojne nen drejtimin tuaj.

Edhe nje 5 vjecar mund ta ndjente ironine e fjaleve te fundit te Smithit. Ne fillim kishte ndjere keqardhje per doren e tij te mallkuar, por tani as nuk i interesonte. Pushteti ne moshe te re i kishte dhene Smithi ate superfuqine dhe mburrjen qe Ejdeni aq shume i percmonte, sepse nuk i sillnin burrit te ri as edhe nje te mire te vetme. 

I hodhi nje sy dosjes. Dreqi ta merrte! Te gjithe ushtaret e tij kishin nga nje njolle ne biografite e tyre- perjashtim nga shkolla, pezullim 1 ose disa mujor nga Akademia, ish te burgosur ose ish nxenes te riedukuar, te ardhur nga familje problematike, disa ishin afgane te sjelle ne Australi qe ne moshe te vogel. Do t'i duhej shume durim me tipa te tille. Vendosi t'i nderonte me viziten e pare ne kazerme ate mbremje. Kur ai u fut ne dhoma, asnje nuk denjoi te ngrihej e te pershendeste ushtarakisht, me perjashtim te disa te rinjve, qe kishin frike ta shihnin ne sy Ejdenin. Te tjeret, te pashqetesuar nga prania e tij, qendronin te shtrire duke biseduar, grindur ose bertitur me njeri-tjetrin. 

-Gati-tu! - dha komanden baze ushtarake. Vetem ata frikacaket pa pervoje u binden.

-Nuk ju a kane mesuar prinderit respektin? - pyeti qetesisht.

-Pirdhu! - u degjua nje ze nga fundi. Disa qeshen. Te tjere e shihnin tere presion. 

-Nuk ju a kane mesuar prinderit respektin? - e ngriti zerin disa oktava me lart, - Nese jo, ketu, keni per te mesuar tri gjera: respektin, detyren dhe dinjitetin.

-Dhe nese s'duam t'i mesojme? 

Qeshi me vetkenaqesi dhe tha:

-Oh, aty vjen pjesa me e bukur. Do t'ju duhet te merreni personalisht me mua.

Njeri nga me te guximshmit aty, nje hollak me tipare zeshkane dhe shikim kercenues, qe as nuk kishte denjuar te vishte uniformen, doli perpara dhe filloi te fliste:

-T'i mbyllim problemet tona para se te fillojne. Ti kthehu aty ku te takon, tek e dashura bukuroshe qe te ben biskota me qumesht ne shtepi dhe ne s'do te te shqetesojme me, apo jo djema? - kerkoi miratimin e shokeve, te cilet brohoriten njeherazi nje "POO!" te fuqishme, -Dakord? - i zgjati doren si per te vulosur nje marreveshje.

Ejdeni e veshtroi pa i pulitur qepallat as edhe nje here te vetme. E zgjati doren gjoja per te tundur te tijen.

Budalla i gjore! Sa lehte genjehesh!

Ia rrotulloi doren aq shume sa arriti ta plandoste te terin perdhe. Iu afrua dhe i tha duke i shqiptuar ngadale fjalet:

-Rregullat ketu i vendos une, jo ti dhe asnjeri nga ju, qarte?

Qe prej asaj dite, asnjeri nuk guxoi te mos pershendeste ushtarakisht kur Ejden Andersoni iu dilte perpara.

Hola soldiers!
New chapie as I promised.
Si ju duket Megan Fox si our Jackie😍
Kur Ejden u ofrua qe ta conte ne shtepi, Jackie was like/Ju kur ju kerkoj te votoni ose komentoni:

Si ju duket Megan Fox si our Jackie😍Kur Ejden u ofrua qe ta conte ne shtepi, Jackie was like/Ju kur ju kerkoj te votoni ose komentoni:

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Love u anw.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now