Largësia e bën zemrën më të dashur.
Nëse gjatë netëve të fundit kishte përjetuar emocione nga më të ndryshmet, të cilat në një mënyrë a në një tjetër i kishte menaxhuar disi, atë ditë u bë rob i ndjenjave të pakontrollueshme, që i errnin sytë dhe arsyen. Ishte e udhës të bënte detyrën, të mos shpërqendrohej nga vogëlsitë dhe të bënte planet e lëvizjeve të mëpasshme të bataljonit të tij. Zakonisht ishte i përpiktë dhe i përkushtuar, nuk ia lejonte vetes humbjen e vëmendjes, sepse një pakujdesi, sado e vogël, në fushën e betejës, mund t'i kushtonte shumë. Ndaj që në ditët e para si ushtar kishte krijuar regjimin e tij, sipas të cilit do t'i duhej të ecte deri në ditën e fundit të jetës apo të karrierës së tij. Mirëpo gruaja e tij ishte një problem i vërtetë.
Edhe tani që ishin grindur, që ajo jetonte në një apartament tjetër, larg tij, shtëpisë së tyre dhe vecanërisht shtratit të tyre martesor, ajo po i hapte telashe.
-Zoti turan, po më dëgjoni? Zotëri? - zëri i njërit prej togerve e ktheu në tokë.
-Po, sigurisht. Atëherë po thoshim që...
Për atë Zot, as nuk e kishte idenë se për cfarë kishte folur togeri që i rrinte përballë në dhjetë minutat e fundit. Dicka rreth skuadrës së re të sapoardhur në bazë disa ditë më parë. E c'i duhej atij se sa arka mitralozësh kishin sjellë ata? A s'kishin dikë që merrej me llogaritjen e numrit të furnizimeve e armëve të reja? Le t'i dëgjonte ai të rejat e fundit dhe t'i mbante shënim ato cka po nxirrte nga goja si një breshëri plumbash togeri Barg, Bart apo cfarë dreqin e kishte mbiemrin.
E vetmja gjë që kapiteni Ejden donte të mbante shënim ishte numri i shëtitjeve që gruaja e tij kishte bërë nëpër qytet kohët e fundit me atë gomarin, Aliun apo me atë të padobishmin, Adnanin, i cili ende s'kishte mundur t'i gjente asnjë informatë rreth burrit tjetër të panjohur e të pakëndshëm që i ishte shtuar listës së fansave të Zhaklinës. Ai i shkonte shpesh nga pas, me atë qëndrimin prepotent prej njeriut që ka pushtuar botën, por që di si t'i ulet në gjunjë një femre kur është e nevojshme. Dukej i pasur si ndonjë sheik, i edukuar e i respektuar si cdo burrë arab, por xhentil si europian. Ky ishte më i rrezikshmi nga të gjithë, sepse ndryshe nga Aliu që kishte vec fjalë dhe jo veprime, apo nga Xheku, që dukej e zhdukej nga jetët e tyre si një fantazmë, ky ishte i vërtetë dhe po të mos kishte qenë për Zhaklinën dhe po ta kishte njohur në rrethana të tilla, e dinte që do të ishte bërë mik i mirë me të. Nuk të rastis cdo ditë të njihej me afganë të cliruar nga mentaliteti i islamit dhe kjo ishte dicka e rrallë edhe për të, që prej muajsh operonte e vepronte në botën e prapambetur e paragjykuese lindore.
Kjo duhej të ishte edhe arsyeja pse Zhaklina nuk e kishte hequr ende qafe atë, apo jo? Ndoshta priste që vet ai të ndërhynte dhe ta hiqte qafe sheikun e sofistikuar e modern, por ajo duhej të ishte e vetdijshme se po ta merrte ai situatën në dorë, gjërat s'do të përfundonin aspak mirë për asnjërin prej tyre.
-A e njeh atë tipin atje toger? - ia preu fjalën Ejdeni togerit duke i bërë shenjë me kokë nga Zhaklina dhe burri që i qëndronte pas si një langua i bindur, gati për ta mbrojtur e për t'iu bindur pronarit.
-Ah, ai është zoti Kabir Rehman.
Ejdenit s'kishte si t'i shpëtonte mënyra se si togeri foli për Kabirin duke iu referuar me "zoti".
-Dhe cfarë pune bën ky Kabiri? - pyeti gjoja indiferente, pa mundur t'i shkëpuste sytë prej tij.
-Është një jagran... um... Mahior, - u përpoq tjetri të gjente fjalën përkatëse në anglisht.
-Major, - e korrigjoi Ejdeni me një fije zëri. Jagran ishte sinonimi i gradës së majorit në arabisht, një gradë më e lartë se ajo e Ejdenit.
ESTÁS LEYENDO
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...