Kapitulli i gjashtembedhjete

710 96 146
                                    

Every summer has a story. 🌹

-Kush dreqin eshte ai? Pse po i ngjitet ashtu nga pas si rrodhe? Pse mutin nuk e njoh une ate?

-A mund ta qepesh per nje minute te lutem? - u mundua Ejdeni te qetesonte vellane e vogel. Ky i fundit ishte me i irrituar se kurre nga fakti qe Zhaklina po kercente, kendonte, hante, pinte, fliste, qeshte e perqafohej me nje tip te erret, aspak te pelqyeshem per asnjerin prej tyre. 

-Nuk te plas sadopak qe e dashura jote eshte ne nje klub duke flirtuar me nje trap joshes?

-Nese te duket aq joshes, mund t'iu bashkohesh atyre, - tha Ejdeni dhe e rrasi edhe me shume koken ne kapelen sportive qe kishte vendosur. Te vihej re prej saj teksa e pergjonte aq pafytyresisht ishte gjeja e fundit qe donte ne kete moment nevrastenie. 

Pastaj, c'thoshte keshtu, ai s'po e pergjonte. Ai thjesht kishte rastisur ne ate klub ashtu krejt papritur. Posi pra, mund t'ia hidhte dikujt tjeter keto dokrra, jo ndergjegjjes se tij qe tani po digjej ne flaket e nje xhelozie shperthyese e te pakontrollueshme. Megjithate, as nuk e kishte ndjekur. 

Ajo i kishte thene se do te dilte me shoqet (shoqe transgjinore me sa dukej) dhe ai kishte pranuar te endej rrugeve te qytetit me te vellane. Teksa shkonin nga i shpinin kembet, nga njera prej dritareve te klubit, pikerisht kur dritat shumengjyreshe kishin ndricuar per pak sekonda fytyren e saj, Ejdeni e pati vene re, ate dhe "shoqet" e saj. Adami gjithashtu e pa se si vellai u perhumb, si afroi doren tek xhami si per ta prekur Xhekin e per ta ndare prej duarve te mallkuara qe tashme endeshin pa te keq ne trupin e saj. Dhe Adami kishte kembengulur qe te hynin brenda, pavaresisht refuzimeve te tij te vazhdueshme. 

-E dija qe Zhaku ishte idiote, domethene e mbaj mend mire qe teksa ishte e lidhur nje here me njerin fjeti nje nate me nje te panjohur vetem sepse ishte zene me te. Por, seriozisht, nuk e dija qe ishte... - te dy e kthyen vemendjen nga Xheki per te pare se si ajo i hidhej ne qafe te ashtuquajturit nga Adami "trapit joshes".

 Adami ishte gjithnje i perqendruar tek menyra e pakuptimte se si Zhaklina po argetohej aq shume, kurse syte e Ejdenit leshonin shigjeta te flakta drejt duarve te tij te vendosura ne belin e saj. Tentonte me kot ta harronte mendjen me gjera te pakuptimta. Pinte here pas here gllenjka te medha whiskey, godiste vazhdimisht kemben pertoke pa arritur ta kontrollonte inatin apo ta alternonte ne menyra te tjera. 

-Qepe! Femrat nuk jane idiote, jane meshkujt shume te trashe qe i lene t'iu humbasin nga duart, - ktheu me fund goten Ejdeni, -Vecanerisht nje si ajo, - fjalet e fundit me shume ia perforecoi e kujtoi vetes se sa Adamit. 

-Ne rregull atehere. Me behet qejfi qe arritem ne nje konkluzion te perbashket. Je ti shume idiot qe po e le ate birin e bushtres te preke te dashuren tende.

-Perderisa ajo nuk po e kundershton...

"Shko dhe thyeji turinjte!" - i jehonte nje ze perbrenda kokes, nje ze qe me aq veshtiresi arrinte ta shuante.

-Dreqi e marrte djema! Shikoni se kush qenka ketu! 

"Edhe keta me duheshin!" - mendoi me vete teksa perplaste koken ne tavoline nen ndikimin e alkoolit me te degjuar zerin e Xhoit, qe me siguri nuk kishte ardhur i vetem.

-Kapiten, nuk e dija qe frekuentoje vende te tilla! - nuk qendroi dot si perhere pa e ngacmuar Xhoi.

-As une nuk e dija, - tha Ejdeni dhe i hodhi Adamit nje shikim te inatosur, per t'i thene se ai e kishte fajin qe tani gjendej ketu, ne ate situate aq te pakendshme.

-Ckemi kapiten! S'dukesh ne forme sot, - e pershendeti Xhorxhi.

-Duket sikur e kane nxjerre me zor nga shtepia dhe e kane sjelle pa deshiren e tij ketu, - tha Oli pa mundur te mos iu hidhte nje shikim paksa te ndrojtur grupit te vajzave qe kishin filluar te kukurisnin e qeshnin me njera-tjetren qyshkur ata kishin vene kembe ne klub.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now