Love was the beginning of their journey.
-Dhe lart! Një, dy, tre, katër! Poshtë! Një, dy, tre, katër! Majtas! Një, dy, tre, katër... - jepte urdhrat kapiteni Ejden me zërin e lartë prej skifteri dhe me pamjen e atij njeriu, që tregonte qartë se ishte mësuar me detyrën e tij qysh kohë më parë, kohë që tashmë dukeshin më të largëta se dielli.
Zhaklina e admironte në fshehtësi ushtarin e saj, pa dashur assesi që të vihej re nga shikimi i tij tashmë i rreptë e i ashpër. Gjatë ditëve të fundit, herët në mëngjes, në të ftohtin karakteristik të shkretëtirës, pasi puthte butësisht shpatullën ose kokën e saj, ai zgjohej i freskët e i fortë gati për të stërvitur burrat dhe djemtë e kampit, të cilët kishin kërkuar ose pranuar t'i nënshtroheshin rutinës së tij disiplinuese.
Dhe ajo, pa mundur të flinte më pa të, linte mënjanë shtratin e tij të butë, mbështillej me mbulesat e trasha dhe zinte një vend jashtë tendës, nga ku mund ta vështronte si një spiune e vogël e padëmshme kapitenin. Betohej se s'kishte mënyrë më të mirë për të nisur ditën se sa ajo! Të shihte trupin e tij të mirëformuar, që kohët e fundit i ishte dashur ta fshihte mirë pas perceve e rrobave tradicionale myslimane, vetëm në pantallonat ushtarake dhe në një kanatjerë të puthitur pas muskujve, teksa vraponte, bërtiste, ulej e ngrihej, bënte pompa e ushtrime për t'iu demonstruar fillestarëve se si duheshin realizuar vërtet ushtrimet, ishte një kënaqësi e vërtetë për Zhaklinën. E vecanërisht kur mendonte se një pamje aq mbresëlënëse i ishte mohuar prej muajsh për shkak të punës së tij.
Ndonjëherë, qepallat i perëndoheshin butësisht pas syve, në kërkim të gjumit që gjatë natës i ishte mohuar, nga një arsye apo një tjetër, sepse nëse nuk bënin dashuri, flisnin derisa dielli të lindte, i thoshin njëri-tjetrin gjithë fjalët e pathëna, gjithë historitë e frikshme që ai dëshmonte cdo ditë e natë, cdo gjë të vogël që ajo bënte në Melburn, që asaj i dukej e parëndësishme, kurse atij i kthente buzëqeshjen e humorin. Kurse për Xhorxhin nuk flisnin më. As për Lusin. Përderisa ai nuk e hapte vet atë temë delikate, e pse ta bënte ajo?
Falë Zotit ai nuk e dinte që ajo e shihte ashtu përvjedhurazi cdo mëngjes! Përndryshe do t'i kishte bërtitur, do t'i kishte thënë të vraponte për në cadrën e tij, ku ishte ngrohtë dhe qetë, në të kundërt ai do të mërzitej me të. Dhe ta mërziste teksa e kishte më në fund plotësisht të sajin, nuk ishte aspak qëllimi i saj.
Edhe tani, sytë iu mbyllën kundra dëshirës së saj për t'i shtrënguar hapur. Nuk e ndjeu teshtimën që iu ngjit lart si Vezuvi në shpërthim e sipër e doli jashtë me zhurmë. Mallkoi nëpërdhëmbë me vete. Ejdeni ktheu kokën. E kishte parë!
-Cfarë bën aty ti? Do të ftohesh! - i foli me zë të lartë duke iu afruar.
Ja tek vinte dhe pjesa e saj e parapëlqyer!
-Sigurisht që s'do të ftohem ushtar! Lërmë të të admiroj edhe për pak, të lutem! - kërkoi më kot teksa Ejdeni e ngrinte hopa dhe e merrte në qafë, - Hë pra! Mos bëj kështu! - i tha kur pa se ai qëndronte stoik, pa i kthyer asnjë përgjigje. Pastaj e shtyu, që të zbriste poshtë, - S'do të flasësh? Në rregull, mos fol! Më ul poshtë tani. Kam këmbë dhe mund të eci vet.
Nga pas dëgjoi të qeshurat e atyre që duhej të ishin djemtë më të rinj që ai po stërviste. Dhe pas të qeshurave jehuan zërat e rreptë, gati-gati atërorë, të më të rriturve, që me siguri i urdhëronin të mos shfaqnin reagime aq të paturpshme në sy të turanit.
-Të më admirosh, huh? - ngriti ai njërën vetullë, shtyu tendën e cadrës, eci drejt shtratit dhe e shtriu ngadalë në të, - Nuk të mjafton nata, po do të më admirosh edhe ditën? Ncncnc, e pangopur, - i puthi qafën dhe shfryu lehtë në të duke e gudulisur.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...