Kapitulli i njezet e nente

564 86 94
                                    

-Mos u shqetëso cara mia, ai ka për të të shkruar herët a vonë. S'duhet ta mbash mendjen, sepse të streson më shumë, - tentonte Xheku që ta ngushëllonte teksa pinin një aperitiv në një nga baret e tyre të preferuara, të rrethuar nga pak njerëz, larg syve të turmave të mëdha e zhurmave të shumta.

-Mos fillo edhe ti me këto, të lutem, - bëri një gjest mospërfillës me dorë. Ato ishin fjalët e fundit që do të donte të dëgjonte nga një burrë si Xheku. Ai në fakt, ishte njeriu i fundit që duhej të jepte këshilla të tilla, të cilat s'kishte për t'i zbatuar kurrë, sado mirë të dinte të fshihej nën mantelin e don zhuanit të pandreqshëm.

-E mirë pra, mirë, - ngriti ai duart në shenjë mposhtjeje dhe ktheu gllënjkat e fundit të Martinit të tij, - Por ki parasysh faktin që një gruaje të re, të bukur e të suksesshme në punën që bën si puna jote, nuk i ka hije të vajtojë për një ushtar të humbur a të vdekur, a c'dreqin është, - Xheku foli si të ishte duke e paralajmëruar rreth dickaje të rrezikshme a të pakonceptueshme për të dhe imagjinatën e tij.

-Ti flet sikur ai të ketë vdekur, ndërkohë që ai thjesht s'ka patur mundësi të më shkruajë.

Pse i dukej sikur po e justifikonte Ejdenin dhe mungesën e lajmeve prej tij? Kjo ide e shpoi si shigjetë tejpërtej qëndrimin e saj dhe u detyrua të lëvizte disa herë në karrigen tashmë të parehatshme për të qetësuar veten.

-Ose të ka harruar dhe ka shkuar me ndonjërën andej.

Dicka brenda stomakut të saj lëvizi, por nuk e dha veten. Nuk donte që Xheku ta shihte më të dobët se c'ishte shfaqur tek ai gjatë orëve të fundit që kishin kaluar së bashku.

-Ashtu sic bën ti? - iu kthye flakë për flakë, e vetëdijshme që kishte goditur një pikë të ndjeshme. Ishte radha e Xhekut të lëvizte në poltronin e tij dhe të zhvendoste shikimin prej syve të saj si të qe në kërkim të kurajës së humbur diku në atë bar.

-Burra jemi, nevoja kemi, - deshi të justifikohej ai.

-Oh, të lutem, mos fillo me këto. Jeni burra, jo kafshë të papërmbajtura. Për më tepër, e di mirë që Ejdeni s'ka për të më tradhëtuar.

-Uou, dreq, cfarë vetbesimi që ke Xheki! - qeshi Xheku.

-S'ka lidhje me vetbesimin. Ai është detyruar të qëndrojë për muaj të tërë pa bërë gjë për shkak të misioneve e shërbimeve. Për më tepër, besoj se ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Afganistan se sa të pallojë gratë me perce.

-Boh, - u dorëzua tjetri, - Ma mbylle gojën këtu. S'kam c'them. Ke të drejtë. Kujt do t'i vente mendja për gra kur e ke jetën më të shkurtër se një qen, - dhe qeshi ai.

-Ti po që di si të ngushëllosh një femër Xhek, - e talli Zhaklina.

-Eh, është një nga shumë virtytet e mia, -Xheku lëvizi kokën tërë krenari.

-Virtytet? E shumta? -ajo bëri një të qeshur false, - Mos më bëj të qesh tani.

-Mund të pyesësh cdo femër që ka fjetur me mua po nuk më besove.

-Do të më duhet një jetë e tërë për ta bërë këtë Xhek.

Që të dy qeshën këtë herë. Pak minuta më vonë, Xheku e puthi në ballë dhe para se të largohej, i tha:

-Mos e fajëso veten për asgjë.

Pa prezencën e tij pranë vetes e kishte të pamundur të mos mendonte për Ejdenin. Do të kishte qenë më mirë sikur ajo t'i kishte shkruar e para, por nuk i kishte adresën. Kur është dëshira, është gjithnjë një rrugë për ta sjellë atë në jetë, mirëpo ajo nuk e kishte mbledhur guximin e nevojshëm për të kontaktuar ata të Dhomave Qendrore me qëllim që të zbulonte vendndodhjen e tij. Ndoshta nuk do t'ia thoshin fare, duke qenë një informacion privat, mbi të cilin ajo s'kishte asnjë lloj të drejte. Pavarësisht gjithë hipotezave të ngritura në mendjen e saj, që prej javësh ishte shndërruar në një fushë të ashpër beteje, ku dyluftonte dëshira për të kontaktuar me Ejdenin dhe frika se dicka mund t'i kishte ndodhur atij, Zhaklina kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e tij. Babai i tij ishte gjeneral fundja, edhe pse prej vitesh kishte dalë në pension, ai ende qëndronte në kontakt të përhershëm me ushtrinë australiane dhe me batalionin e Ejdenit në vecanti.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now