Kapitulli i tetembedhjete

722 90 96
                                    


-Levizeni ne sallen 320! Nxitoni! Shpejt djema, shpejt! - jehonin neper korridoret e spitalit zerat e doktoreve dhe infermiereve te kardiologjise e kirurigjise.

Zhaklina perqafonte vazhdimisht Adamin per ta qetesuar. Ai ishte me i ndjeshem se ç'hiqej, tani po qante si femije dhe ajo s'dinte ne çfare forme do te mund ta pushonte.

Jo shume larg tyre ishte babai i Ejdenit, i ulur ne nje nga karriket e vendosura ne sallen e vogel te pritjes prane se ciles ndodhej edhe makineria prodhuese e kafes. Ai qendronte me koken mes duarve, i shkaterruar shpirterisht, megjithate ende i mbajtur mire ne forme per sa i perkiste fizikut. Ngjashmeria mes tij dhe Ejdenit ishte lehtesisht e dallueshme, i njejti fizik prej ushtaraku, shpatulla te gjera edhe ne ate moshe, duar te medha, te ashpra e te çara nga puna shume vjeçare me arme e bomba, syte me ngjyre qe skuqeshin lehte nen ndikimin e nxitjes me te vogel, te brendshme apo te jashtme.

Nje burre i gjendur ne pozicionin e tij ishte gjeja e fundit qe do te donte te shihte, por ja qe rrjedha e jetes eshte shume e paparashikueshme per t'u kontrolluar prej nje qenieje aq te parendesishme e te perkohshme si njeriu.

-Jam me mire tani, - mermeriti Adami, e perqafoi Zhaklinen edhe nje here te fundit, e falenderoi dhe shkoi prane te atit.

U ndje e tepert aty, do te qe me mire po te largohej pa u vene re. E dinte se nuk do t'ia ndjenin mungesen. Beri te ecte nga ana tjeter e salles, drejt korridorit, ne fund te te cilit ishte ashensori, kur nje dore e ndali ne sup.

-Kafe? - e pyeti Ejdeni embelsisht.

Iu hodh ne krahe duke e gjetur ushtarin te papergatitur. Ende nuk e besonte qe ai ishte gjalle, shendoshe e mire perpara syve te saj. Ne momentin e fundit, atehere kur mendoi se trupi i tij do te perplasej i pajete ne toke, ai terhoqi edhe nje here te fundit litarin e parashutes dhe atehere ndodhi mrekullia. Ajo u hap ne ate formen karakteristike prej kerpudhe dhe ai çau bute siperfaqen e pafund ajrore per te bere nje zbritje normale ne fushe pak sekonda me vone. Por pa zbritur mire, pa qene e mundur qe qofte edhe ta perqafonte ushtarin e saj, te siguronte veten se ai ishte mire, Semi i kishte udhezuar te shkonin ne spitalin me te afert, sepse kishin telefonuar ne celularin e Ejdenit teksa ata benin hedhjen me parashuta per t'i lajmeruar qe nena e tij kishte pesuar nje atak kardiak.

Dhe tani, gjendeshin krejt papritur ne spital, ne rrethana krejt te tjera e te paimagjinueshme pak ore me pare.

-Hej, hej, çfare ke Xheki? Une jam ketu... - e siguroi ai dhe i perkedheli floket.

I nevojitej te sigurohej fizikisht se e kishte prane. Vetem dhjete minuta me pare kishte menduar se do ta humbiste pergjithmone dhe tani as nuk mund ta fajesonte, pasi ai ishte i derrmuar nga problemi i se emes.

-Eja te shkojme ne shtepi Xheki.

-Por, mamaja jote... - ngriti koken qe te ndeshte shikimin e tij te trishtuar. Edhe pse ai arrinte ta fshihte shume mire, si nje aktor i vertete, ajo mund ta dallonte skuqjen e lehte te syve te tij.

-Fola me babane, do te me lajmeroje per çdo gje. Eja tani, ke kaluar nje dite te gjate sot.

Dhe dita faktikisht tani sapo kishte nisur. Ora s'duhet te ishte me shume se shtate e mengjesit. Kurse ajo e ndjente veten te lodhur si dreqi, edhe pse s'donte ta pranonte ne sy te tij kete.

Gjate rruges per ne shtepi qepallat iu renduan dhe e kuptoi se e kishte te pamundur t'i hapte serish. Kur ndaluan, e ndjeu qe ai e mori ne krahe ngadale per te mos e zgjuar. E ndjeu gjithashtu edhe kur e puthte hera-heres ne koke ose ne balle. E ndjeu edhe kur u largua nga shtrati i tyre i ngrohte per te tymosur nje pakete te tere e per te dale jashte aprtamentit.

Disa dite me vone

-He pra Xheki, nuk e kuptoj pse ben keshtu. Do te jete nje darke e thjeshte familjare, - ai i puthi shpatullen e zhveshur.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now