-Dreq vajze, cfare oreksi qe paske! Shiko me c'kenaqesi qe po e ha hotdogun, - Uillou s'mund te mos qendronte pa e ngacmuar qofte edhe per pak minuta, - Nuk te ve faj. Aq kohe sa ke ti pa ngrene hotdog...
-Cfare je ti, ditari im seksual? - tha pasi la hotdogun menjane, sepse papritmas oreksi iu zhduk.
-Brajs, e degjon se c'thote Zhaku? Ajo mendon se mbaj shenim netet qe ajo kalon me te panjohur, - iu drejtua ajo te dashurit te saj duke i futur krahun.
-Me beso Zhakline, Uillou ka se me jeten seksuale te kujt te merret, - shtoi me shume krenari Brajsi.
-Te kujt? Te Babagjyshit? Se heren e fundit qe tentoi te clironte sadopak testosteron prej teje, ty te zuri gjumi mbi te, - nuk pertoi Zhaklina te kunderpergjigjej.
-Cfare dreqin? Ti ndan gjithcka me shoqet e tua? Si mund t'i thuash gjera te tilla?
Me nje vetekenaqesi te lige pa se si Brajsi u terbua nga sikleti, kurse Uillou, e kuqe si piperke, me kot mundohej ta qetesonte. Para se t'i shkonte te dashurit nga pas gati per ta ledhatuar, gjoja e kercenoi shoqen:
-Me ty kam per t'i lare pastaj hesapet!
-Mund te me falenderosh me vone shpirt. Sot ke per te bere seksin endrrave te tua.
Nuk i pelqente shume ai Brajsi, vecanerisht kur fliste tere prepotence dhe vetebesim, gati per te treguar dominancen mashkullore. Donte t'ia tregonte mire vendin, por s'donte qe ai te grindej me Uilloun per shkak te saj. Ja pse zakonisht sillej qete dhe me vetepermbajtje ndaj tij, mirepo Uillou kishte zemer te bute e te ndjeshme dhe donte vertet ta zbuste Brajsin per te.
Shume shpejt Maja u gjend prane saj. E kishte marre dielli shpejt dhe lehte si zakonisht, dicka kjo qe ia kishte me te vertete zili shoqes se saj. Ndryshe nga Maja qe ishte bekuar me nje sasi te konsiderueshme melanine, Zhaklina ishte e bardhe si nje ruse.
Perreth kishte tinguj e zera te cfaredolloji. Po organizohej nje nga ato festat e qeta me barbekju, muzike dhe ushqim falas ne plazh, ne te cilat mblidheshin shpesh grupet e miqve e mikeshave si puna e tyre.
-Oh, dreq, kush eshte ai djali i madh buze detit? - pyeti nje nga vajzat aty prane, nje brune e lezetshme e quajtur Evi, te cilen e shihte gjithnje ne cdolloj feste te mundshme.
-Ai djali i madh eshte nje ushtar, e dashur, - iu pergjigj Maja.
-Po ti nga e di kete? - iu shtua kurioziteti Evit.
-Me ka thene Lusi. Njeri prej miqve te tij eshte i dashuri i saj.
-Dreq, ka duar te medha. Ti e di cfare thone... Dore e madhe,....... i madh, - dhe qeshi si kokete tinezare Evi.
-Pff, legjenda urbane. Kam patur nderin te ekzaminoj nje specie mashkullore me duar te medha. Me beso e dashur, nuk e kishte aspak te madh.
Maja mbajti barkun me dore nga te qeshurat. Evi dukej e tmerruar, sikur i kishte ikur ngjyra e fytyres.
-Oh Zhak, i kalle daten te gjores.
-Thjesht po ndaja nje eksperience mesimdhenese me te ne perpjekje per t'i kursyer nje zhgenjim total, - tha tere qetesi.
-Pse ti ke marre mesim dhe qysh atehere nuk fle me me meshkuj duarmedhenj, huh? - e provokoi Maja.
-Pikes i ke rene.
-Po hidhi nje sy atij... Yummy... - e ngacmoi Maja duke i drejtuar syte nga djaloshi, te cilitpak me pare ishte gati t'i jargavitej Evi.
Floke te prere shkurt, shpatulla te medha, i gjate, te pasme me forma...
-Meh... Kam pare me mire.
-Posi pra. S'besoj se ke pare kapitene me pare dhe ai eshte i vetmi. I sheh ata kater shoket e tij te lezetshem? Sado te kendshem te jene nuk jane kapitene, por togere. Kjo do te thote qe ai djaloshi i madh atje tej duhet te kete dicka me shume se te tjeret qe e kane bere kapiten qe kaq te ri, nese me kupton se cfare dua te them, - Maja i shkeli syrin djallezisht.
ESTÁS LEYENDO
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...