Ky kapitull shkon per AIGIMIV qe e ka zbuluar wattin npm te famshmit Xhek Xhons. Thank you for being part of my journey gal.
Te nesermen, qysh heret ne mengjes kishin marre avionin e pare per ne Miami, Florida. Zhaklina kishte fjetur gjate gjithe udhetimit dhe nuk i kishte thene asgje me shume vec faktit qe kishte porositur tashme biletat dhe do te shkonin ne vendlindjen e saj. Ai s'kishte kundershtuar apo bere pyetje te metejshme. Se mos kishte ndonje gje me te mire per te bere!
Kurioziteti vrau macen thone, por kurioziteti shume lehte mund te vriste edhe njeriun. Mendja e Ejdenit shpikte lloj-lloj skenaresh tek kapercenin oqeanit e pafund para se te preknin token amerikane. Nje Zot e dinte se cfare e priste aty, por te papriturat ishin nje pjese e pandare e jetes se tij. Prandaj po e parapergatiste veten per cdo gje te mundshme.
13 ore me vone (ye ye kaq zgjat udhetimi Australi-Amerike)
Po endeshin ne nje lagje aspak te kendshme te qytetit, te rrethuar nga te rinj me fytyra te rrezikshme, te mbuluara nga kapucet e erret dhe maskat e shemtuara.
-Xheki, c'kerkojme ketu?Nuk me pelqen ky vend dhe s'kam as ndonje arme me vete, - i beri me dije asaj.
-Qetesohu ushtar. Nuk besoj se te futen friken nje grup adoleshentesh, apo jo? - vuri ajo buzen ne gaz dhe vazhdoi te ecte e pashqetesuar.
Ajo dreq lagjeje ishte vendi i pare qe po vizitonin fill pasi hengren darken dhe moren makinen e Xhekit nga garazhi poshte pallatit ku ajo pati jetuar para se te transferohej ne Melburn. Kishte nje parandjenje te keqe per gjithe kete. U futen ne nje bodrum te vogel ne cep te nje pallati, muret e te cilit ishte i mbushur me grafiti paralajmeruese te tipit "MOS HYR!" , "KUJDES!" "QENDRO LARG!". Ndoqen nje fare kalimi te fshehte per te hyre brenda nje salle te madhe, qe i perngjante nje dhome ndenjje te modeluar keq e rremuje. Kishte divane te perdorur ngado, nje televizor te vjeter, tavolina me kembe te krisura dhe disa pajisje stervitjeje. Cdo gje aty tregonte dukshem se ishte e vjedhur.
-Duart lart ju bij bushtrash! Kush dreqin ju solli ketu apo ju kane paguar ata Xhordanet e mallkuar, huh? - u degjua nje ze burri nga fundi i salles. Dritat u ndezen dhe fytyrat e fshehura pas maskave te zeza te kater njerezve qe i kishin rrethuar u bene te dukshme. Ne duart e secilit prej tyre qendronin pistoleta te llojeve te ndryshme.
-Ende e perdoni strehen, huh fajkonj? - foli papritur Zhaklina
-Cfare dreqin? - skermiti njeri prej burrave.
-Jam une, Xhei, - tha ajo.
-Xhei? Mos tall trapin me ne! Xhali do te cmendet kur ta marre vesh qe je kthyer! - njeri prej tyre iu afrua Xhekit dhe iu hodh ne qafe, -Dreq, or burre, Xhali s'ka per ta besuar kete! Xhet, shko lajmeroje menjehere, - urdheroi njerin nga ata qe supozohej te ishte vartesi i tij ose dicka e ngjashme.
Okeeej, pra keta ishin miqte e lagjes se vjeter te Xhekit. S'kishte asgje te cuditshme apo te pazakonte ketu, pervec armeve ne duart e miqve te saj.
-Xheiiii! - u degjua nje ze femre. Nje vajze me tipare japoneze iu hodh ne krahe Xhekit, - E dija qe do te ktheheshe! Te mori malli, apo jo?
-Eshte thjesht nje vizite e perkohshme Xhal, - i sqaroi ajo melankolike.
-Po ky kush eshte? - u kthye japonezja nga Ejdeni, - Sherbetori yt i ri?
Zhaklina qeshi me vete.
-Lerme ta gjej, truproja e re qe te ka vene yt ate nga pas, apo gabohem?
-Eshte i dashuri im Xhal, Ejdeni.
-Ik se tallesh! - u mahnit Xhali, - Kot s'thone, pac fatin e kuckes!
Te dyja ia plasen te qeshurit. Ejdeni i shihte si i shushatur. Ishte hera e pare qe Xheki ishte aq e lirshme, e qeshur dhe jo perfekte me njerez te tjere pervec tij. Ajo kurre nuk bente shaka te pista me vajzat ne Melburn, nuk tokte duart si te qe djale me miqte e atjeshem dhe as nuk fliste me nje theks tipik amerikan prej vagabondeje. Dreqi ta merrte! Sa shume gjera nuk dinte rreth Xhekit te tij.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...