Pa perreth duke mbajtur frymen. Fusha ishte e zbrazet, e djegur dhe e rrenuar. Era e tokes se djegur i shponte hundet, kurse tymi ende i dukshem qe nga gjuajtja e armeve dhe leshimi i granatave i veshtiresonte shikimin. Trupin e ndjente me te rende se zakonisht. Kembet duhej t'i urdheronte disa here perpara se t'i pergjigjeshin e te benin nje hap me tej. Pse e kishte pothuajse te pamundur te levizte? Cfare e pengonte? Ose ndoshta nuk e pengonte asgje, thjesht kishte frike te perballej me ate qe mund t'i shfaqej me tej? I dha trupit force e nisi te vraponte. Therriste dike, kedo, mjaftonte t'i pergjigjej ndokush, por e parandjente se pergjigje s'kishte per te marre.
Pse ishte i vetem ne mes te asaj humbetire? Ku ishin te tjeret? Pse e kishin lene vetem? Kerkonte shpjegime pa dashur te pranonte te paevitueshmen- te verteten. Ne fillim, ai s'kishte qene vetem. Ne fillim ishte nisur bashke me djemte drejt fushes se aviacionit per te bombarduar magazinen e armeve qe ndodhej aty. Rregullat kishin qene te qarta, te prera, te shkurtra. Do te vepronin menjehere, shpejt dhe sakte, pa ndalesa apo te papritura. Gjithcka ishte planifikuar sic duhet dhe askush s'kishte per t'i penguar, apo jo?
Xhorxhi duhej ta priste te dalja e magazines, Xhoi ne cati, kurse Oli dhe Sebi do te ruanin hyrjen. Po ku ishin valle? Ku ishte magazina? Ndertesa e rrenuar nuk dukej asgjekundi, tymi i perzier me pluhurin e dheut kishin formuar nje fare mjegulle te padepertueshme nga syte e tij.
-Ku jeni? - bertiti me te madhe.
Dhe pergjigjen e mori pikerisht ne momentin e duhur. U pengua diku, iu moren kembet e lodhura dhe ra ne gjunje mbi dicka qe i ngjasonte nje thesi te erret me miell ose patate. Beri ta shtynte tutje per te hapur rrugen kur pa se duart i ishin lyer ne gjak. I fshiu pas pantallonave, por pas cdo tentative te shkuar dem per t'i pastruar ato qelbeshin gjithnje e me teper. Ndjeu se thesi levizi papandehur. U zmbraps i tronditur. S'kishte te bente me nje thes, por me trupin e pergjakur te Xhorxhit, kembet e te cilit qene prere, fytyra i ishte perlyer ne balte, kurse duart i ishin nxire nga pluhuri i bombave.
-Xhorxh! - donte te ulerinte, por e pati te pamundur, - Do te te shpetoj! - ulerinte nenvetedija e tij, krejt e paafte per t'iu dhene nje ze fjaleve qe aq fuqishem donte t'i artikulonte.
E tundi trupin e Xhorxhit disa here. Ai s'mund te kishte vdekur, Lusi e priste ne shtepi. Ai duhej te zgjohej!
Filloi te ecte kuturu ne kerkim te nje tende, te nje cadre, te cfaredolloj gjeje. I duhej nje mjek, nje infermier, nje asistent, cdokush! I duhej ndihme me shume se kurre. Duhej te gjente te tjeret. Sebi do ta dinte se cfare duhej bere ne raste te tilla, ai ishte me gjakftohti.
Nje dore i kapi kemben duke e detyruar te ndalonte.
-Deenn, - degjoi nje peshperime te cjerre, te cilen nuk e dinte se nga i vinte.
U ul ne gjunje dhe vuri re doren qe e kishte ndalur. Vetem doren dhe hunden mund te shihte. Duhej te ishte dikush aty, nen dhe e pluhur. Gerrmoi si t'i kishte duart lopata, shpluhurosi sa mundi, sa gjeti trupin e Xhoit gjysme te varrosur ne siperfaqe te fushes. Ne gjoks kishte nje vrime te madhe sa nje top golfi. Gjaku i rridhte si ujevare. E levizi, e mori nder duar, i kontrolloi pulsin... pulsin qe tashme nuk ndjehej me. Filloi te dridhej i teri. Mbuloi fytyren me duar, kapi koken i pashprese, pa e kuptuar se po lahej i teri ne gjak nga ato veprime te pakontrolluara.
-Jo! - uleriste pa rezultat, pa nxjerre ze, pa u degjuar, - Jo!
U zgjua duke dihatur si i marre, i etur per ajer, i lare ne djerse te akullta.
"Fale Zotit!"- ishin dy fjalet e vetme qe i kaluan nder mend sapo u zgjua.
Kishte qene vetem nje enderr, nje makth si gjithe te tjeret qe e perndiqnin here pas here, beteje pas beteje, vrasje pas vrasje. Pa duart instiktivisht, ishin te pastra. Leshoi nje psheretime lehtesimi.
Ndjeu nje pale duar qe i preken butesisht shpinen. Nuk e permbajti dot dridhjen e papritur qe i pershkoi trupin.
-Qetesohu ushtar, une jam ketu... - mbeshteti koken pas te sajes.
Nuk ishte hera e pare qe edhe ajo zgjohej pas nje prej maktheve te tij dhe s'kishte per te qene as e fundit. Besonte se ajo tashme ishte mesuar, ndoshta as nuk i benin me pershtypje zgjimet e tij te papritura ne oret e para te mengjesit. Megjithate, me te pare se e kishte prane vetes, te gjalle e te shendetshme, te paprekur nga asnje prej tmerreve qe e perndiqnin cdo nate, pushtohej nga nje ndjesi sigurie.
-Do te me thuash se cfare pe? - e pyeti qete ajo.
I mbushi mushkerite thelle me ajer. Vetem tani po e kuptonte se sa i ishte nevojitur gjate atij makthi te mallkuar.
Ajo e kishte pyetur edhe me pare nese donte t'i tregonte se cfare e mundonte ne oret me te erreta te nates, por ai s'kishte pranuar te ndante asgje me te, jo sepse s'kishte deshire, por sepse nuk ia kishte treguar askujt me pare makthet e tij, as djemve, te cilet te gjithe shihnin endrra te tilla po ashtu. Nuk donte ta perfshinte Xhekin ne erresiren qe e pushtonte sa vinte kembe ne fushen e betejes ose ne ate te endrres. Ne realitet, djemte ishin gjalle, duke luftuar me te e per te, por me pare, kishin qene djem te tjere, miq te tjere, viktima te tjera, te njohur e te panjohur, te fajshem e te pafajshem, qe me ose pa qellim ishin vrare prej duarve te tij.
-S'ka problem nese nuk do, - tha ajo si cdo here tjeter, per t'i bere me dije se ishte dakord me cfaredolloj vendimi qe ai do te merrte.
- Pas beteje, i vetem, me Xhorxhin dhe Xhoin qe me vdisnin ne duar, - foli me gjysme zeri.
-Mundohu te mos mendosh gjate dites marrezira te tilla. Xhorxhi dhe Xhoi jane shendoshe e mire, vetem pak kilometra larg teje, gati per te bere ndonje nga festat e rradhes vetem e vetem qe te shijojne edhe keto pak jave qe iu kane mbetur para... - kete here ishte Zhaklina ajo qe u mbush thelle me fryme, - Para se te niseni, - permbylli me zerin e shuar.
-E kupton qe nuk jane marrezira, por mundesira? Ata mund te vdesin nga momenti ne moment sapo te vene kembe ne nje beteje te mallkuar, - iu largua perqafimit te saj.
-E kupton qe ti mund te vdesesh? - i bertiti ajo dhe i kapi fytyren duke e shkundur si per ta sjelle ne realitet.
-Eshte me e lehte te vdesesh se sa te vdesin te tjere prane teje, - pranoi i mposhtur nga ndjesia e fajit qe nuk e linte asnjehere te qete.
-Ke qejf te hamendesosh e parashikosh vdekjen tende dhe kur, pikerisht tani, qe jemi bashke? Te pelqen te tallesh me fatin tend, me jeten tende? Vazhdo ushtar, te lumte! - duartrokiti tere shtirje Zhaklina.
-Nuk eshte ceshtje fati Xheki. Ne fillim, ti i lendon ata, i plagos dhe pastaj sheh se si drita iu largohet prej syve, - filloi te fliste si te duke recituar dicka qe e dinte permendesh, ndoshta sepse e kishte menduar shpesh,- Atehere e kupton se e njejta gje do te te ndodhe edhe ty ose shokeve te tu, sepse ne kete bote cdo mekat lahet, cdo gje qe ke bere te kthehet mbrapsht.
-Keto te tuat nuk jane mekate ushtar, thjesht perpjekje per te mbijetuar. Je i detyruar, fundja, ligji juaj eshte te vrasesh ose te vritesh. Nuk besoj se do te shkoje vullnetarisht drejt fundit, apo do te doje qe i vetmi kujtim i mbetur prej teje per familjen tende ishte ai dreq qenushi qe mban emrin tend, apo gabohem ushtar?
Ishte nje nga ato heret e rralla kur Zhakline Braun, tek fliste, vinte ne perdorim gjithe arsenalin e ndjenjave te fuqishme qe perbenin qenien e saj, por qe s'kishte deshire t'i shfaqte vend e pa vend. Dhe e kishte kuptuar mire se ajo e bente kete gje vetem kur dicka apo dikush i interesonte me te vertete.
-Une nuk dua te vdes Xheki, mos me keqkupto, - i perkedheli fytyren duke folur,- Kush eshte ai ushtar qe hyn ne beteje duke puthur kryqin e duke u lutur qe te vdese fundja? - vuri buzen ne gaz si per ta nxitur dhe ate qe te qeshte pak.
-Vdekja eshte gjeja e fundit qe do te doje te ktheje ne nje anektode ushtar.
Ajo iu hodh ne qafe krejt papritur, e shtrengoi me krahet e holle pa mundur ta perfshinte te gjithin.
-Jeto per mua ushtar, jeto per mua, - i peshperiti.
Dhe ai do te bente gjithcka per t'i mbajtur premtimet e dhena, sepse ushtaret benin te pamunduren per te cuar ne fund misionet e tyre.
Hi soldiers!
U tromakset cik ne fillim right? 🙈
Per ata qe i kane lexuar te katerta historite e mia, cili eshte personazhi juaj i preferuar mashkull, Xheku, Diego, Akseli apo Ejden? Une vallaj svendos dot😂
po me duket se preferoj ejdenin mbi te tjeret #sorrynotsorry
Me shume dashni
J.D.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...