Kapitulli i shtatembedhjete

717 85 86
                                    

-Xheki... - i puthi ballin, faqet, buzet, pothuaj cdo tipar te fytyres se saj ende te pergjumur, - Zgjohu Xhekiii! - e levizi paksa ne nje tentative te pakuptimte per ta zgjuar. Ajo ishte e lodhur si dreqi dhe ai e dinte mire pse. 

-Edhe pese minutaaa! S'ka rene alarmi ende! - mermeriti Xheki me zerin e ngjirur.

Ejdeni qeshi. Alarmi s'kishte per te rene, ajo nuk ishte ne pune sot, sepse ishte e diele.

-Zgjohu gjumashe! Duhet te shkojme diku, - vazhdonte ta puthte me dhjetra here ne fytyre. E dinte qe ky veprim e bezdiste ate kur ishte ne ate fazen mdisi gjumit te embel dhe zgjimit te ashper.

Ende me syte e mbyllur, ajo ngriti duart lart, kapi gjokset e tij dhe ia pickoi fort. Ky ishte nje veprim per te cilin ajo vdiste, por qe bezdiste Ejdenin. Ajo i kishte duart si gaforre.

-Sa eshte ora ushtar? - pyeti pasi ia leshoi thithkat dhe u shtri mbi kraharorin e tij.

-Pese.

-E pasdites? 

-Umm... E mengjesit.

-Cfare... dreqin? - tani po qe ishte zgjuar. U ngrit paksa duke peshuar mbi berryla. Ne ate pozicion, i tere kraharori i saj i zhveshur ishte i ekspozuar si nje pikture e rrymes ekspresioniste dhe ai ishte nje admirues i flakte "pikturash" dhe lehtesisht i impresionueshem kur vinte puna tek ajo dhe trupi i saj.

-Duhet te shkojme diku.

-Ku mund te shkoje njeriu ne pese te mengjesit, per hir te Zotit?

Ejdeni e mbeshteti koken pas kraharorit te saj, duart ia vendosi perreth qafes, te cilen ia afroi prane vetes per ta puthur. 

-Ke per ta pare shume shpejt Xheki.

-Une nuk vij asgjekundi kaq heret, - ktheu koken majtas kryenece ajo.

-E pse jo? Pse ben keshtu?

-Pas gjithe atyre qe me ke punuar mbreme, edhe pse te thosha se isha e lodhur? 

Ai nuk e ndaloi dot nenqeshjen t'i perhapej ngadale ne buze. I tille ishte ai, pasi e niste dicka qe i pelqente, nuk mund ta linte pergjysme derisa te ishte kenaqur plotesisht. Ia puthi qafen perseri. Duhet te kishte ndonje fare magneti qe terhiqte buzet e tij ne ndonje cep te qafes se saj. Ne te kundert s'kishte si ta shpjegonte fiksimin qe kishte asaj pjese te trupit te Xhekit.

-Nuk eshte se ti me kerkove qe te ndaloja Xheki.

-Kaq ishte! - Zhaklina u largua me te shpejte prej tij dhe u fsheh nen mbulesa, - Mund te shkosh ku te duash, por pa mua!

-Je e sigurt per kete qe po thua? - e pyeti ai tashme me koken te mbeshtetur ne pellemben e dores.

-Plotesisht!

-Si te duash Xheki.

U ngrit nga shtrati, e kapi trupin e Zhaklines me te dyja duart te pozicionuara ne belin dhe shpinen e saj dhe e ngriti hopa.

-Mos fillo prape me lojrat e tua ushtar. Nuk ta kam qejfin.

-Per sa kohe ta kam une qejfin, do te ma kesh dhe ti.

Gjeja e pare qe beri ishte t'i lidhte syte me nje shami, pastaj ta vishte. Ajo vazhdimisht e ngacmonte duke e pyetur se mos ishte ndonje loje e piste ala "50 hijet e ushtarit", kurse ai nuk nxirrte asnje fjale nga goja. Vetem i puthte qafen dhe e mbante prane vetes teksa e conte drejt destinacionit krejt te panjohur per te.

Gjysme ore me vone

-Je cmendur? S'kam per ta bere kurre nje gje te tille! - ishin britmat e para te leshuara nga goja e Xhekit kur Ejdeni largoi fashen prej syve te saj dhe ajo e kuptoi se ku gjendej.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now