Kapitulli i nentembedhjete

757 79 130
                                    

Pjesa me poshte permban pjese +18. Dmth tere historite e mia permbajne dhe nuk e di pse e bera kete lajmerim but anyway😂
Mos harroni te votoni dhe te komentoni. Fundja meritoj pak dashuri, kam hedh 3 kapituj ne nje dite , a nuk jam me e mira? 🙈
Love u all.
Stay calm and perverted❤

-Eja te te tregoj diçka, - ai e terhoqi pas vetes me te mbaruar darka.

Ajo kishte ndihmuar Xhorxhian me pastrimin e tavolines, larjen e eneve dhe ne fund, te gjithe perveç atyre te dyve ishin ngjitur ne dhomat perkatese.

Zhaklina e ndoqi pa bere ze. Ngjiten ngadale shkallet dhe hyne ne nje prej dhomave te pozicionuara ne fund te korridorit. Ai rrotulloi çelesin dhe uli dorezen. Pas deres u shfaq nje dhome e madhe ne qender te se ciles ndodhej nje piano e erret. Perreth shikoje rafte te shumta me libra, kupa kampionatesh futbolli e basketbolli, si edhe gjithe medaljet me te cilat qene nderuar ai dhe babai i tij. Por kuptohet qe nga gjithe sa i zinte syri, Zhaklines i beri me se shumti pershtypje pianoja e shkelqyeshme YAMAHA.

-Mos me thuaj qe ti... - beri me shenje nga pianoja.

Qetesisht, ai u ul ne stolin prej lekure te zeze, hapi kapakun e pianos, largoi mbulesen e kuqe qe sherbente per te mbajtur tastieren te paster dhe nisi te luante. Ishte nje melodi e njohur, te cilen duhet ta kishte degjuar shpesh ne stacionet radiofonike dhe televizive. Por vemendja e saj nuk ishte perqendruar tek melodia, por te personi e veçanerisht tek duart e atij qe po e prodhonin muziken.

Nuk do t'ia merrte kurre mendja se ato duar te ashpra do te qene te afta per te evokuar tinguj aq te embel e te pelqyeshem per shpirtin njerezor. Ushtari ishte i talentuar, luante duke perdorur ndjenjat, qe pasqyroheshin ne mimiken e levizjet e tij. Kembet i preknin here njerin pedal e here tjetrin per te ndryshuar e ndikuar ne timbrin e intensitetin e muzikes. I duhej ta pranonte, ishte e inpresionuar si dreqi. Ishte perhumbur diku tutje, ne nje si dimension te ndryshem nga ai ku supozohej te gjendej realisht dhe po e shijonte ate qe degjonte.

(P.s.: pjesa qe luajti Ejdeni eshte melodia e mesiperme per ndonje qe interesohet😂)

Kur ai mbaroi dhe largoi duart prej tasteve, u mbush thelle me fryme. E dinte qe çdo pianist, profesionist ose amator i rendomte, perjetonte diçka te caktuar teksa luante per veten a te tjeret. Ndoshta pianoja ishte nje lloj shpetimi per ushtarin, nje arratisje nga realiteti, qetesi per shpirtin e tij te trazuar.

Zhaklina u ul ne stol prane tij, ia mori duart dhe ia puthi. Ato duar benin kaq shume, prisnin, godisnin, gjuanin, shkrepnin e mbushnin arme, gatuanin e luanin ne tastiere, shpetonin e merrnin jete, preknin e perqafonin. Gjithnje kishte menduar se nje pjese e shpirtit te njeriut pasqyrohet ne duart e tij, tani e besonte kete me shume se asnjehere, sepse gjithe qenia e Ejden Andersonit reflektohej qartesisht ne duart e tij te medha, te afta per te bere gjithcka, ashtu si njeriu qe i posedonte e komandonte.

-Te pelqeu? - e pyeti ai me nje interes e druajtje disi femijenore.

Ajo pohoi me koke.

-Je mjaft i talentuar per te qene nje ushtar, - i tha.

-Ti me nenvlereson Xheki. Mos do qe te te tregoj se cfare jam i afte te bej? - e pyeti me nje ton provokues dhe me shikimin tundues.

-Mos o Zot! S'dua qe prinderit e tu te mendojne se jam si ishet e tua te etura vetem per seks.

-Pse, nuk je? - qeshi ai dhe ngriti njeren vetulle lart ne forme pyetese, - Fundja te gjithe jemi Xheki, - e kapi nga beli, e pozicionoi ne qender te stolit, me shpinen e mbeshtetur ne kapakun tashme te mbyllur te pianos.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now