Kazerma Viktoria, Sidnei
-Antoni, me shpejt, me shpejt! Maks, kujdes te pengesat! Perkulu me shume! Xhon shqepe uniformen te telat! Do te ishe plasur perdhe nese ata tela do te ishin elektrik! - urdheronte kapiteni Ejden ushtaret e tij te rinj.
S'kishte qene edhe aq e veshtire sa c'i ishte dukur ne fillim. Ndoshta ushtaret qe i rane ne pjese nuk ishin me te urtet dhe me biografite me te ndritshme, por sigurisht qe atij nuk i interesonte kjo pjese. Ishte treguar disi i ashper gjate diteve te para me qellim qe t'i tregonte gjithesecilit prej tyre vendin qe i takonte dhe me pas, kur e pa se asnjeri nuk kishte me as guximin dhe as deshiren per te kundershtuar ate ose urdhrat e tij, ishte zbutur disi. Tani, djemte e shihnin si modelin e tyre, si nje mbeshtetje dhe mik te mire, i cili i keshillonte e sterviste sic duhej.
Me te mbaruar stervitja e perditshme, djemte fluturuan drejt dhomave te nderrimit e dusheve. Po plotesonte raportin ditor kur degjoi zerin e njeres prej kapiteneve te atyshme.
-Po shoh se keni bere perparime kapiteni Anderson.
-Thjesht po bej detyren, - u hoq si modest ai dhe i hodhi nje sy togeres Maksuell nje shikim gjoja te painteresuar. S'mund ta mohonte qe ajo ishte terheqese. Fundja, kush ishte ai ushtar qe nuk i dukeshin kapitenet femra terheqese? Ato dreq sikur leshonin nje lloj feromoni karakteristik qe ngacmonte instiktet mashkullore, - Togere, - u kujtua te shtonte, perkuli pak koken duke prekur kapelen ne shenje respekti, jo sepse ajo kishte ndonje grade me te larte se ai, por vetem sepse ishte femer dhe femrat gjithnje kane per t'u pare e konsideruar si dicka e rralle ne ushtri.
-Ka kaluar nje kohe e gjate qe nga hera e fundit qe dikush kaq i afte sa ju na ka nderuar me ardhjen e tij ketej nga anet tona.
Fjalet e saj po i perkedhelnin egon mashkullore, nje gje qe ai kurre s'do ta pranonte.
-Togere, lereni kapitenin te qete dhe merruni me ndonje te rangut tuaj, - nderhyri Antoni, qe nje Zot e dinte se nga mbiu aty.
-Dhe ti je? - e pyeti tejet serioze togerja.
-Togeri Antoni Morgan, nen sherbimin tuaj, - pershendeti ushtarakisht ai.
-Gjithsesi, a nuk duhet te ishe ne mense ti tani?
Perpara se Antoni te leshonte ndonje nga ato marrezite e tij nga goja, Ejden i foli togeres:
-Togere, ejani me mua te dorezojme raportet e sotme.
Vajza, fytyra e se ciles ndricoi ne moment nga vemendje qe iu kushtua, pranoi dhe e ndoqi menjehere pas Ejdenin.
-He pra kapiten, mire gjithe infermieret qe na i moret, po s'late as edhe nje togere per ne? - u ankua Antoni, te cilit shume shpejt iu afruan shoket e tjere te grupit per ta tallur ose ngacmuar.
-Cfare donte te thoshte ai me kete? - u duk e shqetesuar togerja.
-Oh, asgje qe mund te te interesoje ty e dashur, - i tha ai dhe i preku lehte belin duke bere qe ajo te dridhej paksa.
Nga pas degjoi zerat e djemve dhe fershellimat e tyre. Qeshi me veten. Shume shpejt do te largohej dhe te togerja do te ishte e tyrja perseri, gjithmone nese ajo do t'iu a varte.
Melburn
-Zhaaak! - klithi i emocionuar shoku i saj i ngushte, Adam Anderson me te hyre ne apartamentin e saj.
-Ckemi ngordhalaq!- e pershendeti ajo duke e perqafuar fort.
-S'kam per ta kuptuar asnjehere pse ke kaq qejf te me te quash ashtu.
-Sepse gjithnje te mposht ne mundje dore, - qeshi ajo.
-Quhet miresjellje dhe xhentilese ndaj gjinise femerore Zhak, jo mposhtje, - foli ai i prekur ne sedren mashkullore.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...