Kapitulli i tridhjete e tete

552 76 98
                                    

《Njeriu nuk mund të jetë i dashuruar dhe i zgjuar në të njëjtën kohë.》

Ajo kishte qenë nata e parë që Ejden dhe Zhaklinë Anderson nuk kishin ndarë të njëjtin shtrat kur gjendeshin poshtë së njëjtës cati. Ai e vrojtonte nga larg, hezitonte t'i afrohej, brofte më këmbë kur ajo ndante të njëjtën hapësirë me të, megjithatë, egoja mashkullore nuk e lejonte të hidhte hapin e parë. Kurse ajo as nuk donte t'ia dinte se ai ndodhej pranë saj. S'donte t'ia dinte se mjaftonte të zgjaste dorën njëri prej të dyve për të prekur tjetrin. Dhe ai tymoste e tymoste pa fund. Dilte në ballkonin e vogël të shtëpisë, të shtëpisë së tyre, shikonte qiellin e errët që tek-tuk ndricohej nga ndonjë yll i rrallë dhe në të ftohtin mpirës thithte aq shumë nikotinë në mushkëritë e tij sa pa dashur, digjte gishtat në fundin e cigareve. E kishte tepruar, ndërgjegjia i digjte thellë-thellë. Mendja bënte tentativa të pafata për t'i dredhuar zemrës së tij që atë natë dhimbte. Ai harronte sytë e shpirtit pas yjeve dhe frymën që deri dje ia falte vec asaj pas duhanit.

Vetëm kur ajo kishte rënë në humnerën e thellë të gjumit të vonë, rreth orës tre të mëngjesit, ai hyri brenda. Ajo nuk ndodhej në shtratin e tyre martesor. Ndoshta ai shtrat i kish ngjallur neveri a frikë atë natë dhe kishte dashur t'i qëndronte larg. Ndoshta vet ai i kishte ngjallur neveri me fjalët e tij.

E mbledhur si një topth i vogël, i ngrohtë e i butë, ajo ishte mbështjellë në divanin e vetëm që zbukuronte shtëpinë e tyre. I hodhi një tjetër mbulesë. Ajo kishte pothuajse një muaj që jetonte në Afganistan dhe ende nuk e kishte mësuar se nata aty ishte shumë herë më e ftohtë se acari i janarit. I solli një tjetër batanije dhe e mbuloi ngadalë me të. U ul në gjunjë përballë saj dhe e kundroi për pak.

-Pse ma bën këtë Xheki? Pse më shtyn jashtë limiteve të mia? - pëshpëriti në hapësirën e vogël që ndricohej nga një dritë e vetme dhe e zbehtë.

Dy orë më vonë, kapiteni nisi punën e tij, të cilën atë ditë e pati shumë të mundimshme për ta cuar deri në fund. Ushtarët i flisnin, ai nuk i dëgjonte. Postierët i sillnin letra, ai harronte t'i firmoste. Burrat e qytetit i kërkonin më shumë ushqim për jetim dhe të plagosurit, ai iu premtonte ndihma, por harronte t'i sillte në jetë. Aliut s'donte t'ia shihte fytyrën. Nja dy herë, ai pati guximin edhe t'i buzëqeshte. A nuk e mbante ende dorën të fashur ai nga plumbi që kishte marrë prej tij? Mos ishte mazokist dhe kishte dëshirë ta provonte sërish të njëjtën dhimbje?

Ora shënonte dhjetë e mëngjesit kur në të katërta anët e qytezës së vogël u dëgjua një shpërthim i bujshëm. Njerëzit bërtisnin të tmerruar, mblidheshin pranë njëri-tjetrit si milingonat që janë gati për t'u mbytur. Shtynin, godisnin e rrëshkisnin përpara, për të marrë vesh se cfarë po ndodhte, për të shpëtuar veten dhe familjen. Ushtarët u vunë në pozicione, gati për cdolloj të papriture. Kurse mendja e tij bërtiste vajtueshëm vec një fjalë "Xheki".

-Adnan shko menjëherë në shtëpi, kontrollo nëse ajo është mirë.

-Po përse zotëri? Shpërthimi është dëgjuar pranë shtëpisë së Abdylit, - i tha tjetri.

Ai e dinte mirë kush ishte Abdyli. E kishte dëgjuar disa herë të lakohej e përmendej emri i tij.

-Mbli katër burra. Do të shkojmë menjëherë! - i bërtiti Adnanit.

Rëmbeu pushkën, karikatorin dhe u nis. Lëviznin cepave të pallateve e ndërtesave pesëkatëshe që të mos pikaseshin prej ndokujt. Nuk ishin të sigurt nëse kishte shpërthyer një bombulë gazi apo një predhë armiku. Paniku i njerëzve iu a kishte bërë të pamundur ushtarve të zbulonin të vërtetën. Prej aty ku kishte ndodhur katastrofa, dallgët e tymit të zi gllabëronin rrënojat e asaj që dikur kishte qenë një shtëpi e vogël.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now