Kapitulli i njezet e gjashte

561 84 71
                                    

-Kapiten, njëri nga tanket u dogj teksa ktheheshin për në bazë. Drejtuesi i tij dhe dy të tjerët që ndodheshin brenda arritën të dilnin në kohë, përpara se të përfshiheshin nga flakët.

-Kapiten, Marstoni dhe Terris nuk janë kthyer ende. Nuk përgjigjen në radiomarrëset e tyre.

-Zotëri, ushtari Karter dëshiron të flasë me ty.

Togerët i flisnin gjithandej, e përditësonin duke i dhënë informatat më të fundit të ardhura nga Provinca e Kandaharit drejt së cilës po fluturonin disa nga ushtarët e tyre. Përpos gjithë planeve e të rejave me të cilat duhej të merrej, tani ishte e nevojshme që të diskutonte edhe me Olin. E dinte fort mirë rreth cfarë teme do të vërtitej biseda e tyre e ardhshme dhe e dinte akoma më mirë se nuk ia kishte ngenë Olit dhe ankesave të tij fëmijënore në këto momente.

-Lajmëroje togerin Karter se jam i zënë dhe se do të flasim më vonë, - i dha urdhër Uatsonit, një amerikani që e ndihmonte me analizimin e hartave dhe pikave ku do t'iu duhej të zhvendoseshin apo luftonin.

-I thashë kapiten, por ai këmbëngulë që është mjaft e rëndësishme.

-Mund të merresh ti për pak me këto Uatson sa të sqaroj dicka me togerin Karter? - i bëri me shenjë nga pirgu i hartave që kishte vendosur përmbi tavolinën e vetme të madhe të vendosur në qendër të cadrës së tij.

-Sigurisht zotëri, - u duk i emocionuar Uatsoni nga detyra e rëndësishmë që sapo iu dha.

Doli me hapa të rëndë nga cadra. Jashtë po e priste Oliveri, nervoz dhe i djersitur, duke kërcitur herë pas here gishtat .

-Ejden, pashë se ku më kishe caktuar në misionin e radhës, - i foli gati-gati sikur po i kërkonte shpjegime ai.

-Atje ku të takon, - iu kthye qetë.

-Nuk mendon se është koha të më nxjerrësh nga prapavija?

-Jo, nuk e mendoj këtë.

-Mjaft më trajtove si ndonjë të gjymtuar të paaftë për të luftuar, - iu hakërrye ai.

Ja ku fillonte...

-Ti i di mirë aftësitë e mia, prandaj s'duhet të më lësh më me ata të sapoardhurit që ende i kanë buzët me qumësht, por të më nxjerrësh në shesh të betejës për të luftuar bashkë me ju të tjerët! - vazhdoi po me të njëjtin zë revoltues Oliveri.

-Ngaqë i di mirë aftësitë e tua po të lë në prapavijë. Do të jesh më i dobishëm atje.

-Po më quan të padobishëm për ju tani? - pyeti ai me sy të cakërritur nga inati.

-Unë nuk e kam thënë asnjëherë këtë. Ti thjesht duhet të pranosh vendin që të është caktuar pa bërë fjalë. Vendimi është marrë tashmë.

-Pse më trajton ende si të isha një fëmijë, dreqi ta marrë? - Oliveri bërtiti me një ton disi të trishtë këtë herë.

Ejdeni u fut sërish në cadër pa i kthyer një përgjigje, teksa ndër mend, i vraponte si e marrë ideja:

Sepse dua të të mbroj.

Por edhe për sa kohë do të ishte në gjendje që ta mbronte mikun e tij? Kjo pyetje e ngacmonte ngadalë përbrenda si një plagë e sapombyllur, tejet e ndjeshme ndaj nxitjeve më të vogla.

-Gjithcka në rregull kapiten? - e pyeti Uatsoni kur dëgjoi që atij, pa dashur, i ra gota nga dora për t'u përplasur zhurmshëm me tokën në një kontakt të shpejtë që solli edhe thyerjen e saj.

-Gjithcka në rregull, Uatson, - pohoi i pafuqishëm për të thënë të vërtetën.

Kishin kaluar dy javë nga ardhja e tyre në Luginë dhe deri më tani rezultatet kishin qenë pozitive. Ushtarët në Kandahar kishin arritur të krijonin më në fund, pas luftimeve të shumta dhe vdekjes së 100 kryengritësve afganë, të shkatërronin një nga strehat e tyre të sigurisë, gjë që ndikoi pozitivisht në përgatitjen e koalicionit të provincës. Ndoshta fitorja e madhe në Kandahar, që pati jo vetëm rezultate mjaft të mira, por edhe vec se 2 të plagosur, një amerikan dhe një australian, i coi në delir dhe bëri që këtë herë, të mos ishin aq të mirëpërgatitur sa në fillim, sepse me sa dukej, probleme po shfaqeshin rrugës.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now