Kapitulli i njezet e peste

653 81 61
                                    


• Hodhi sytë nga një prej pak dritareve të avionit ushtarak me të cilin po fluturonin drejt luginës Tangei në Afganistanin jugor. Syri i zinte veç djerrina të pafundme, hapësira të shterpëta toke që ndillnin ndjesinë e errët të luftës. Në dorë mbante pushkën, në shpinën çanten 10 kilogramshe, në kokë kasketën mbrojtëse dhe ne trup rrobat e rënda ushtarake. Përballë kishte Xhorxhin dhe Xhoin, pranë vetes Sebin dhe Olin. Në bazën e pozicionuar në Luginë i priste një togë e tërë ushtarësh, australianë, britanikë, amerikanë e aleatë afganë. Majori e kishte lajmëruar se ai do ta drejtonte togën dhe po te dëshironte mund të merrte disa prej ushtarëve të tij më të mirë me vete. Megjithatë, nuk kishte folur për një datë të mirëpërcaktuar kthimi, gjë që do të thoshte se misioni mund të zgjaste me muaj e nuk i dihej se kur do të ktheheshin.

E ndjente se Oli ishte nervoz. Lëvizste pa reshtur në vendin e tij, rregullonte kasketën herë pas here, linte çantën në tokë, e merrte sërish në krahë. Ishte e para herë për të që merrte pjesë në një mision të një rrezikshmërie aq të lartë. Ishte e kuptueshme frika e tij. Ai e njihte mirë gjendjen në të cilën ai ndodhej. Vite më parë e kishte provuar edhe vet.

Sebi ishte indiferent e i ftohtë si zakonisht, kurse Xhoi ngacmonte Xhorxhin për medaljonin me foton e Lusit që mbante në qafë e puthte përpara çdo misioni duke thënë se vetëm gjyshërit e tyre kur luftonin kundër Hitlerit bënin veprime të tilla.

-Të paktën disa prej nesh e kanë një grua në jetën e tyre, - refplikoi Xhorxhi duke fshehur medaljonin nën uniformë. Ejdeni e dinte se ai e shtrëngonte fort sa herë ishte i trazuar emocionalisht.

-Duhet të jetë mire të kesh një vajzë që të pret të kthehesh në shtëpi, - mërmëriti Oli i menduar.

Nuk ishte edhe aq mirë, sado e embël dulej ideja, veçanërisht kur ushtari mund të mos kthehej më në shtëpi dhe vajza ta priste në përjetësi...

-Ju mund ta keni vajzën në shtëpi, por unë e kam me vete, - deklaroi triumfalisht Xhoi duke u fryrë si një gjel krenar.

-Çfarë po thua? S'ka infermiere me zhartjerë të kuq këtu Xho, - i preu ëmdrrat Xhorxhi.

-Sigurisht që s'ka, por kokëkuqe me emrin Lena ka.

-Lena? Po Lena ç'bën këtu?

-Vetëm pasi fjeta me të më tha se edhe ajo ishte një ushtare, -shpjegoi Xhoi, - dhe për më tepër, e kanë sjellë edhe atë këtu.

Ejdeni e mbante mend kokëkuqen me të cilën kishte kërcyer e flirtuar Xhoi gjatë mbrëmjes së fundit që kaluan bashkë. I erdhi keq për të, sepse Afganistani nuk ishte vendi më i mirë ku një vajzë mund të kalonte pushimet verore.

-Paska vajza në Afganistan? - u shastis dhe emocionua në të njëjtën kohë Oli duke ardhur disi në vete.

-Mendjen në vend picirruk. Po e pate te vajzat gjëja e fundit që do të shohësh në këtë botë do të jenë të pasmet e tyre ushtarake, - e goditi butë Ejdeni pas koke dhe qeshi.

S'do t'iu a mohonte ato pak kënaqësi që mund të gjenin aty, por gjithsesi donte që të ishin sa më të përqendruar në atë çka do të bënin. Nuk do t'ia lejonte vetes një gabim që mund t'i kushtonte jetën ndonjërit prej tyre. Ky ishte misioni i tij i vërtetë- të shpëtonte sa më shumë jetë e fundja të mbijetonte. Pasi Xheki po e priste në shtëpi.

Dhe e kishte të pamundur të mos e kujtonte atë dhe momentet e fundit që kaluan së bashku sa herë gjendej i vetëm me mendimet e tij.

-Afganistan? - kishte pëshpëritur me fytyrën pa shprehje ajo.

-Do të jetë vetëm për pak kohë, - e gënjeu dhe mbërtheu në krahët e tij pa dashur ta lëshonte më.

Tani që mendohej mirë kuptonte se sa pak kohë kishin kaluar me njëri-tjetrin, edhe pse momentet dhe kujtimet ishin të shumta. Nuk ishte mjaftueshëm për ta, nuk ishte mjaftueshëm për një grua si Xheki, që meritonte gjithë kohën dhe dashurinë e botës, të cilën ai e dinte fort mirë se nuk do të mund t'ia jepte duke qene një kontinent më tutje.

PARADISE ShqipWhere stories live. Discover now