Up here is the birthday boy, Adam. I know u all will love him 😍
-Cfare dreqin ke? Pse po sillesh keshtu? Je duke vepruar ekzaktesisht si nje femije? Yt vella organizoi gjithe kete feste per ditelindjen tende dhe ti mban hunden menjane pa ndonje arsye, - i bertiti Zhaklina me ne fund Adamit, duke i nxjerret gjithe nervat e grumbulluara gjate diteve te fundit.
Nuk ia kishte per borxh Adamit tekat e nje adoleshenti, sepse po, i tille mbetej, edhe pse pikerisht ate dite mbushte plot 20 vjec. Qe mbremjen e dasmes se Xhorxhit, nuk i kishte folur me, nuk e kishte telefonuar, nuk i ishte shfaqur papritur ne shtepi sic bente zakonisht dhe as nuk i kishte kerkuar ndonje keshille per femrat. Ajo e kishte nuhatur qysh ne fillim se dicka nuk shkonte, por ishte shtirur si te mos kish vene re asgje. Kishte pritur qe ai t'i afrohej vet i pari si perhere kur gabonte. Ishte mesuar me bipolaritetin e tij dhe nuk i vinte faj, pasi hormonet ende funksiononin tek ai. Mirepo, ne feste, ai u be i padurueshem. Jo vetem qe nuk e falenderoi sa duhet Ejdenin per gjithe sa kishte organizuar per te, por vazhdimisht fliste gjithe shpoti e sarkazem kundrejt atyre te dyve.
Dhe ajo s'kishte duruar me. Asnjehre nuk ishte shquar per durim te forte.
-Asgje s'kam. Gjerat s'kane ku te vene me mire.
Fytyra e tij ironike thoshte krejt te kunderten.
-Mos i bej keto lojra me mua, sepse nuk te shkojne ngordhalaq. Dicka te bezdis dhe askush s'mund te ma vertetoje te kunderten.
-E pse duhet te me bezdise dicka? Im vella ka palluar shoqen time te ngushte. Gjithcka eshte thjesht... perfekte! - plasi ai.
"Ahaaa! Keshtu na qenka puna!" - mendoi Zhaklina dhe u kujtua t'i flakte nje shuplake menderisht vetes qe ishte treguar aq budallacke per te mos kuptuar arsyen e nevrikut te papritur te zotit Adam.
-Nuk e kuptoj se ku qendron problemi yt ne kete mes, - i tha ngadale atij.
-Seriozisht e ke? Ai eshte nje ushtar Zhak, nje ushtar, dreqi ta haje! - dhe e ngriti zerin tek shau forcerisht, - Ka per te te perdorur dhe flakur tutje. Do te largohet dhe s'do ta kthehet me tek ti, sepse kjo eshte ajo qe ben me mire.
-Marredhenia ime me tet vella s'ka te beje aspak me ty. Perpara se te shqetesohesh se mos me thyhet mua zemra, kujtohu se ai ushtari, qe mund te largohet dhe mos te kthehet me, eshte yt vella ne radhe te pare, pastaj mashkulli qe kaloi disa nete verore me shoqen tende te ngushte, ne rregull? Dhe perpara se te jete shume vone, perpiqu ta vleresosh ate, prezencen e tij dhe t'ia besh te ditur kete, sepse keto dite te qeta s'kane per te ardhur dy here per te.
As vet nuk e kuptoi se nga i erdhi tere ai fjalim, por beri meri qe ia tha... Ose jo... Ngadale dhe me nje sembim te ashper ne zemer, pa se si syte e tij u mbushen me lote, se si buzet e tij u drodhen teksa ai i hidhej ne krahe dhe qante si nje femije, duke i thene:
-Me fal Zhak! Nuk e di se c'me zuri! Te lutem me kupto... Kam kaq frike se ai do te me lere, per te mos u kthyer kurre me... Se do te me braktise... Doja qe kete vere, te ishte vetem im vella... jo mashkulli i nje tjeter femre... Vecanerisht yti... Pastaj, mendova, se kur te ikte, s'do te me lendonte vetem mua, por... por... edhe tyyy!
Zhaklina i ferkoi shpinen dhe i perkedheli floket. Ai mistrec i ndjeshem ishte vellai qe kurre nuk e pati dhe ndjente nje dhembshuri te madhe kur e shihte ashtu, sepse shume rralle rastiste nje skene e tille.
-Pusho ngordhalaq! Nuk shkon qe nje 20 vjecar te qurravitet keshtu. Zhaku te kupton mire dhe te ka falur. Te gjithe mendojme marrezira ndonjehere. Tani cohu dhe shko te mysafiret e tua. Nuk besoj se do te donim qe ato te te shihnin ne kete gjendje, apo jo? Do ta kalosh naten e ditelindjes ne nje shtrat te zbrazet pastaj, - u mundua t'i ngrinte sadopak humorin.
YOU ARE READING
PARADISE Shqip
RomanceMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...