Ishte e rraskapitur, e djersitur, e vetmuar, ne nevoje per pak vere, cokollate apo perkushtim dhe vemendje. Nuk i kujtohej hera e fundit qe ishte zgjuar ne shtratin e nje te panjohuri. Kishte hequr dore nga ato eksperiencat "nje nate e vetme". Per te mos folur per heren e fundit qe kishte patur nje te dashur. Kur kishte ndodhur kjo, ne vitin e pare te universitetit apo ne vitin e fundit te gjimnazit? Jo, s'ishte e deshperuar per seks, as per nje burre ne jeten e saj. Madje shpesh mendonte qe e vetme, pa patur dike te rendesishem ne jeten e saj ndihej me e lire dhe jetonte pa shqetesime apo preokupime. Keshtu evitonte mbremjet false, mbajtjet mend te permujoreve apo pervjetoreve, Shen Valentinet e perveluara apo evente te tjera si keto, qe tani per tani i dukeshin nje humbje e vertete kohe. Kishte provuar secilen prej tyre dhe nga asnjera nuk kishte dale e kenaqur sa duhej. Ja pse tani, shijonte pavaresine dhe privatesine qe beqaria i ofronte.Shkyci deren e aprtamentit, rreshkiti kembet nga takat e larta, flaku canten ne divan dhe hapi dritaret e medha qe te nxirrnin ne ballkon. U ul ne karriken e levizshme qe kishte vendosur aty dhe me veshtrimin te perhumbur tutje ne ujerat e kaltra ne te gjelber te oqeanit qetesoi paksa nervat e tendosura. I duhej nje banjo gjithe flluska e shkume. Hapi rubinetin dhe filloi te zhvishej ne pritje te mbushjes se vaskes. Pa televizor gjysme lakuriq derisa banja ishte gati. Po, si te ishte nje djale pesevjecar ajo shihte televizor gjysme lakuriq, vetem me te mbathura, sa here qe ishte shume e lodhur per t'u veshur ose shume pertace per te hyre ne tualet.
Gjithe padurim hyri ne vaske duke bere qe nje pjese e ujit te derdhej jashte. Ai ishte momenti me i mire i rutines se saj. Floket e gjate pothuaj i preknin dyshemene jashte vaskes, teksa format e lakuara te trupit mbuloheshin nga shkuma e bardhe. Ne doren e majte mbante goten e veres, te cilen e pinte ngadale duke shijuar cdo gllenjke. Paqe dhe qetesi vetem per te!
Kesaj i them jete une! - mendoi Zhaklina me vete.
Nuk ishte e thene qe ajo te prehej ne paqe qofte edhe per nje moment te vetem. Arrinte te degjonte zilen e telefonit qe nga dhoma tjeter. Me shume mundesi ishte ndonjera prej vajzave ose telefonata e perjavshme e mamase. As nuk kishte nder mend te telefononte asnjeren prej tyre pasi te mbaronte banjen.
Pastaj ra alarmi, te cilin e vendoste cdo te premte me qellim qe te kujtohej per serialin e saj te preferuar.
Dreqi ta marre! -
Tani do t'i duhej te linte banjen pergjysme per te mbyllur ate alarm te mallkuar. U ngrit vrullshem dhe kerkoi per peshqirin.
Dreq!
Kishte harruar ta merrte ne tualet. Brodhi si nje pule e lagur neper shtepi ne nje tentative te kote per te gjetur peshqirin. Po ku mutin e kam futur?
-Te ka humbur dicka Xheki?
Nje e qeshur therese u degjua. Nga djallin vinte valle? Zhaklina zmadhoi syte e tromaksur. Harroi qe dera e ballkonit ishte e hapur, por jo, askush nuk banonte tek pallati perballe te pakten prej tre vjetesh jo. Ktheu koken me nje ndjenje te forte ankthi ne kraharor. Ne ballkonin e apartamentit perballe, me krahun te mbeshtetur ne bordure dhe me mjekren te vendosur mbi dore, Ejden Anderson shihte me nje kenaqesi e interes te vecante pamjen "nga deti" qe i ofronte shtepia e tij.
-Fshiji jarget Anderson!
-Oh Xheki, perpara se te me vrasesh do te te sugjeroja te mbuloheshe. Nuk duam qe zoti Uolli ne apartamentin ngjitur te pesoje ndonje atak kardiak.
Zoti Uolli? Po kush dreqin ishte zoti Uolli? Me frike, levizi paksa koken majtas ballkonit te Ejdenit per te dalluar nje plak rreth te shtatedhjetave qe kishte vendosur syzet dhe shikonte me kersheri nga ballkoni i saj.
E traumatizuar perjete, Zhaklina mori dy jasteket qe i dolen perpara per te mbuluar gjoksin. Fale Zotit, bordura e ballkonit te saj nuk i lejonte dy perverset perballe te shihnin me poshte kraharorit.
BẠN ĐANG ĐỌC
PARADISE Shqip
Lãng mạnMes dallgeve te oqeanit, reres se nxehte dhe festave te oreve te vona, midis luftes e paqes, Australise, Afganistanit e Amerikes, dy te rinj dashurojne njeri-tjetrin. Ajo qe nis si nje lidhje e zakonshme verore duhet te perballet me veshtiresite e r...